Vendimi/ Tokat e shtetit, tarifat për të gjitha qytetet, ja sa do të kushtojë një m2

0
167

Qeveria ka përcaktuar edhe tarifat minimale të qirasë për Pallatin e Kongreseve

 

pronat1Pas miratimit të kritereve dhe procedurave për mënyrën e dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore, qeveria ka publikuar edhe tarifat me të cilat do të jepen me qira këto pasuri. Po kështu, qeveria ka përcaktuar edhe tarifat minimale të qirasë për Pallatin e Kongreseve. “Pasuritë shtetërore u jepen të tretëve, duke u transferuar të drejtën e përdorimit me qira ose enfiteozë, nëpërmjet procedurës së konkurrimit. Pasuritë shtetërore, që jepen me qira, janë: ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë e pajisjet e linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror (në vijim “shoqëri shtetërore”)”, – thuhet në vendimin e qeverisë. Aplikuesi duhet të paraqesë nivelin e investimit, nivelin e punësimit si edhe ofertën e detyrimit mujor të qirasë. Ndërsa kriteret e konkurrimit për dhënien me enfiteozë të pasurisë shtetërore kërkojnë që aplikuesi të paraqesë nivelin e investimit në pasuri të paluajtshme për përmirësimin e pronës, i cili të jetë mbi 200 për qind të vlerës së pasurisë së shpallur për konkurrim, qëllimin dhe nivelin e investimit në tërësi në pasurinë që jepet me enfiteozë, nivelin e punësimit, ofertën e detyrimit mujor. Nga ana tjetër në vendim janë përcaktuar edhe rastet e përjashtimit nga konkurrimi, ku përfshihen: dhënia me qira e sipërfaqeve deri në 200 m2, të cilat jepen me afat deri në 1 vit. Makineritë e pajisjet e shkëputura, të cilat jepen me afat deri në 1 vit. Dhënia me qira e pasurive shtetërore subjekteve të pajisura me leje shfrytëzimi të pasurive natyrore minerare, peshkimit, ujërave e të veprimtarive të tjera, të ngjashme, kur këto pasuri i jepen subjektit, në ndihmë të zhvillimit të aktivitetit, për të cilin është licencuar; dhënia me qira e objekteve shtetërore për institucionet shtetërore, kur ato do të përdoren për nevoja dhe aktivitete të mëtejshme shtetërore;dhënia me qira e pasurive shtetërore subjekteve shtetërore ose private për ushtrimin e aktiviteteve në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore, kundrejt investimeve në pasurinë shtetërore të vlerave mbi 2 milionë euro.

 

Dokumentet që duhet

 

– Propozimi për dhënien me qira ose enfiteozë të objektit, i cili përmban propozimin për veprimtarinë që mund të ushtrohet në këtë pasuri dhe afatin e dhënies me qira.

– Vendimi i organit drejtues të institucionit shtetëror, ndërmarrjes apo shoqërisë shtetërore (Këshilli Mbikëqyrës, Këshilli Drejtues, Bordi Drejtues etj.).

– Miratimi i organit të varësisë administrative.

– Genplani i objektit, në 6 (gjashtë) kopje origjinale, të konfirmuar nga drejtuesi i institucionit shtetëror, ndërmarrjes apo shoqërisë shtetërore dhe nga organi i prefekturës, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, ku të jenë përcaktuar qartë sipërfaqja e truallit gjithsej, sipërfaqja e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqja funksionale (jo nën ndërtesë).

– Tarifa dysheme e detyrimit mujor për sipërfaqet nën ndërtesë, sipas përcaktimeve në këtë vendim dhe duke pasur parasysh edhe gjendjen fizike të objektit.

– Konfirmimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pronësinë shtet të objektit dhe truallit, si dhe nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për vendimet që mund të ketë dhënë për njohje ose kthim prone. Në rastet kur pasuria, që jepet me qira ose enfiteozë, është në administrim të shoqërive shtetërore, nuk është e nevojshme të kërkohet konfirmimi nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

 

 

 

 

Prefektura Specifikimi territorial Tarifa dysheme
BeratNë Bashkinë Berat100
Jashtë Bashkisë Berat          50
DibërNë Bashkinë Dibër75
Jashtë Bashkisë Dibër          50
DurrësBrenda Bashkisë Durrës200
Jashtë Bashkisë Durrës          150
GjirokastërBrenda Bashkisë Gjirokastër75
Jashtë Bashkisë Gjirokastër          50
ElbasanBrenda Bashkisë Elbasan150
Jashtë Bashkisë Elbasan          75
FierBrenda Bashkive Fier, Lushnjë150
Jashtë Bashkive Fier, Lushnjë          100
KorçëBrenda Bashkisë Korçë150

 

 

TABELA E TARIFAVE TË QIRASË MUJORE TË PASURIVE NË ADMINISTRIM TË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE QEVERITARE

Nr. Vilat dhe objektet Njësia e matjes Me pajisje Pa pajisje Bodrum Kopsht Garazh
1Super kategorilekë/m21.8001.500300150
2Kategori ekstralekë/m2700500150150
3Kategori ilekë/m2600400150150
4Kategori IIlekë/m2500300150150
5Kategoria IIIlekë/m2400200150150
6Kategoria IVlekë/m2200150200

 

 

 

Tarifat minimale të qirasë, të mjediseve për Pallatin e Kongreseve, të jenë:

Nr. Emërtimi Njësia e matjes Tarifat pa TVSH
IDhënie zyrash me qira
AMe pajisjelekë/m2/muaj2.000
BPa pajisjelekë/m2/muaj1.500
IIDhënie sallash me qira për 8 orë (1 ditë)
ASalla e koncerteve ditë aktivitetilekë450.000
BSalla e koncerteve ditë përgatitorelekë112.500
CSalla e kinemasë për 1 ditëlekë80.000
DSalla me përkthim për 1 ditëlekë100.000
ESallat e vogla për 1 ditëlekë45.000
FKonferencë shtypi minimumi 1 orëlekë/orë13.500
IIIDhënie hollesh me qira për 8 orë (1 ditë)
AHolli kuota 0lekë/m2/ditë100
BHolli kuota 1lekë/m2/ditë300
CHolli kuota 2lekë/m2/ditë250
DHolli kuota 3lekë/m2/ditë250

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency