Rikthehet i ftohti, këto janë temperaturat për sot…

0
133
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, njofton IHMK, përcjell lajmi.net.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Rrezet e diellit nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave, pasi që masat e ajrit me origjinë arktike vetëm çka do të jenë më të fuqishme dhe si pasojë, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit , herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri në 11m/s”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here