Situata pas tërmetit të 26 nëntorit/ Mustafaj: Rama po përdor gjuhën populiste, premtimet e tij janë ‘boshe’!

0
71

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka analizuar në detaje situatën politike, por edhe përpjekjet reale që po bën sot qeveria për përballimin e situatës pas tërmeti shkatërrimtar të 26 nëntorit, ku 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe pa strehë mbi kokë.

Ai pohoi se kryeministri Edi Rama po përdor qartë gjuhën populiste kur thotë se të plagosurit e tërmetit shkatërrimtar do të trajtohen me pension të përjetshëm. Më tej Mustafaj tha se edhe pse është pro solidaritetit njerëzor, këtë premtim të Ramës nuk e sheh të realizueshëm.

‘Gjërat nuk kanë nevojë për vlerësim. Ka një mobilizim për zgjidhjen e problemit, pra me zgjidhjen e përkohshme të problemeve të banorëve. Jemi në prag të dimrit dhe koha po ftohet. Gjendjen e jashtëzakonshme Rama po e përdor për të mbyllur median, a thua se shtypi është përgjegjës për pasojat e tërmeti. Deklarimet e tij janë populiste. Pension të përjetshëm i jepet atij që është plagosur në shërbim të atdheut. Ku do t’i marrë kryeministri këto para. Unë jam për t’i ndihmuar, sepse solidariteti është tipar i shoqërisë demokratike. Solidariteti ka të bëjë me riparimet dhe rregullimet imediate. Kryeministri po e menaxhon keq situatën, kundër interesit të përbashkët dhe nuk ka të bëjë më konceptin e solidaritetit .Tani duhet të kultivojë një gjuhë realizmi. Të mos angazhojë shtetin në përgjegjësi që nuk i ka, e kam fjalën këtu për pensionet e përjetshme për të plagosurit, por nuk mund ta angazhojë shtetin. Ky pension i jepet  një polici.  Mobilizim nuk ka qenë preventiv, strukturat nuk ishin të përgatitura. Nuk kishin logjistikë dhe të përgatitur profesionalisht. Nuk kanë fuqinë e nevojshme njerëzore, u desh të vinte qeni ‘hero’ i Kosovës, i cili ndihmoi në shpëtimin e disa jetëve. Reagimi nuk ka qenë preventiv. Reagimi reaktiv ka qenë maksimal, sepse përballë tragjedisë askush nuk do të rrinte me duar në xhepa’-tha Mustafaj./News24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here