Ilir Kupa “I thashë policisë: Më mirë më vrisni ju sesa greku”

0
124

Anxhela Tato

 

 Rrëfimi: “E turpshme heshtja e shtetit shqiptar për vrasjet, akuzat ndaj meje të pavërteta”

Konventa e vitit 1993 parashikon rastet kur ndalohet ekstradimi, një prej pikave, ndjekja penale

ilir-kupa-Rrëfehet Ilir Kupa nga qelit e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në një intervistë të bërë publike gjatë emisionit “Xhungël” të gazetarit Artan Hoxha, Ilir Kupa e cilëson veten si një viktimë të diskriminimit së policisë greke, e cila ekzekutoi pa mëshirë tre shokët e tij me 300 plumba. Kupa tregon se në vitin 1998 është nisur në Greqi për një jetë më të mirë, e cila e mbylli në birucat helene. Ndërsa e konsideron si të turpshme qëndrimin e mbajtur nga shteti shqiptar dhe mungesën e reagimit për vrasjet e të arratisurve nga burgu i Trikalas. Ai tregon se motivi i arratisjes nga burgu ishte padrejtësia dhe dhuna që ushtrohej nga pala greke. Ndërsa e krahason sistemin e drejtësisë greke me periudhën e komunizmit. Në lidhje me akuzat e vrasjeve Kupa i quan të ulta dhe sipas tij është skandaloze që shteti merret me akuza të dala në media. Ndërsa shton se familja e tij është persekutuar nga shteti Greqi, i cili gjoja gabimisht ngatërroi babanë me të duke e mbajtur në qeli për 6 muaj dhe që i ka burgosur vëllanë. Akuza të shkëmbimit të zjarrit Kupa i përgjigjet: “I thashë policisë, më mirë më vrisni ju sesa greku. Ilir Kupa ka shpresë tek drejtësia, pasi ai është një shtetas shqiptar dhe ka lindur në këtë tokë, ku edhe do të vdesë. “  Jam viktimë e një diskriminimi që është bërë nga autoritet greke dhe kërkoj të gjykohem brenda territorit shqiptar dhe pjesa e mbetur e dënimit të më konvertohet. Kam emigruar në Greqi për një jetë më të mirë në 1998.  U arratisa nga burgu pasi u dënova pa të drejtë. Shteti shqiptar në asnjë moment nuk ka shfaqur  interes. S’kam lindur kriminel dhe as jam i tillë. Padrejtësia më ka detyruar të arratisem nga burgu së bashku me shokët e mi. Në janar të 1999 kam shkuar në Greqi për emigrim për një jetë më të mirë. Atë çkam kam përjetuar në Greqi më kanë bërë të jem kundër sistemit grek. Është shumë dashamirës populli grek, por sistemi i drejtësisë grek më keq sesa koha e Enverit. Diskriminimi racial dhe dhuna është arsyeja e kundërshtimit të burgut greke. Shokët e imi u vranë nga forcat speciale greke, duke iu dergjur 300 plumba dhe shtetit shqiptar t’i vijë turp që nuk kërkoi shpjegime. Marjanin e kam si vëlla dhe e vranë grekët pa shpjegim duke qëlluar me 200 plumba. Por vetëm një plumb e kapi dhe u vra pa paralajmërim. Është shumë e rëndë që të bëjnë drejtësi gazetat me lajmin tonë duke na fajësuar. Është e pavërtetë që unë të kem bërë vrasje në Shqipëri dhe është turp i madh turp i madh për shtetin tonë që nuk merret me vrasjen por me lajme gazetash. Familja ime po vuan pasojat. Babai u mbajt në Greqi në burg, pasi gjasme iu ngatërruar emri dhe është paralitik. E njëjta gjë u bë edhe me vëllanë time, i cili është dënuar padrejtësisht në burg. Kam besim se drejtësia shqiptare do më jap drejtësi se këtu kam lindur dhe këtu do vdes. Nuk kam rezistuar fare, i kam thënë më mirë më vrisni këtu sesa të më vras drejtësia greke. Jam njeri mbi të gjitha, thjesht kërkoj drejtësisë time”.

 

Policia greke sjell kërkesën e ekstradimit të Ministrisë helene të Drejtësisë. Kërkohet marrja në pyetje e Kupës, i cili mohon akuzat e vrasjes dhe trafikut të drogës

 

Ilir Kupa nuk mund të ekstradohet drejt Greqisë, pavarësisht nga kërkesa e mbërritur ditën e djeshme nga ana e Ministrisë helene të Drejtësisë. Mes shtetit shqiptar dhe fqinjit ekziston vetëm konventa për zbatimin reciprok të vendimeve penale, e vitit 1993. Një ndër pikat e kësaj konvente përcakton se ekstradimi lejohet vetëm në ato raste kur të dyja shtete përcaktojnë të njëjtën masë dënimi për të njëjtën vepër penale. Një pikë tjetër është kur personi për të cilin kërkohet ekstradimi është duke u ndjekur penalisht në vendin ku është arrestuar. “Ekstradimi nuk lejohet, veçse për krime që, sipas legjislacionit të të dyja palëve kontraktuese, dënohen me heqje lirie të paktën një vit ose me dënim më të rëndë ose për krime për të cilat gjykata e palës kërkuese ka marrë vendim për heqje lirie të paktën gjashtë muaj (këtej e tutje do të quhen krime për të cilat lejohet ekstradimi). Në qoftë se personi që kërkohet përbën objekt ndjekjeje penale ose kryen dënim për tjetër krim, të kryer në tokën e Palës kontraktuese së cilës i drejtohet kërkesa, ekstradimi mund të shtyhet gjer në mbarimin e procedurës penale apo gjer në kryerjen e dënimit”, – pjesë e konventës. Ndërkohë, në ngarkim të Ilir Kupës janë ngritur vetëm dy akuza, armëmbajtja pa leje dhe kundërshtimi i formave të policisë. Ndërsa hidhet poshtë aludimi se 28-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë. Sipas burimeve mësohet se Kupa vetëm se ka përplasur postbllokun e policisë që e ka ndaluar dhe kjo për t’i shpëtua arrestimit si dhe për të ndihmuar dy shokët e tij që të dilnin nga automjeti. Për sa i përket grabitjes së babagjyshave momentalisht blutë nuk kanë asnjë provë që të implikojë të riun si autor apo organizator. Ndonëse Kupa është vetëfajësuar si ideatori i kësaj ngjarjeje të bujshme, blutë nuk disponojnë asnjë lloj provë. Në armët e krimit, në dyqan nuk u gjetën gjurmë gishtash që të ndihmonin në identifikimin e autorit. Por as nga ana e pamjeve filmike nuk mundësohej dallimi i tipareve të fytyrës së babagjyshave, përveçse një identikiti që blutë mundën të krijonin. Në të tilla rrethana deklarata e Ilir Kupës është një indice për blutë që të përqendrohen për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve dhe pse prova që ta përfshijë në këtë ngjarje nuk ka. I pyetur në lidhje me bashkëpunëtorët e tij Kupa ka kërkuar nga blutë që t’i garantojë mos ekstradimin në Greqi. Vetëm nëse realizohet kjo lloj marrëveshje ai do të jetë i gatshëm për të rrëfyer çdo gjë në lidhje me grabitjen.

Akuza dhe policia greke

 Rreth paradites së djeshme efektivë të policisë helene kanë mbërritur në organin e akuzës së bashku me një kërkesë ekstradimi të Ministrisë së Drejtësisë. Nga ana e palës greke është kërkuar mundësimi i marrjes në pyetje të të arrestuarit si dhe ekspertimi i vendimit ku u zbulua. Pala greke kërkon që Ilir Kupa të rrëfeje bashkëpunëtorët dhe mënyrën sesi arriti të arratisej nga burgu, si u fut në territorin shqiptar dhe ku u strehua. Kjo kërkesë është pranuar, por vetëm në prani të prokurorit të çështjes dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore. Ende nuk bëhet e qartë sesi do të veprohet për pjesën e ekstradimit, pasi shteti shqiptar nuk ka marrëveshje ndërkombëtare me palën greke, por vetëm një konventë të vitit 1993. Ndërkohë që nga ana e Kodit të Procedurës Penale parashikohet se ekstradimet lejohen vetëm kur ka marrëveshje ose në rastin kur vepra penale është e njëjtë në të dyja shtetet. Gjithashtu Kupa është person nën hetim në vendin tonë, çka pengon ekstradimin e tij. Sipas dyshimeve ende të pakonfirmuara Ilir Kupa është i përfshirë në një bandë trafiku drogë në Greqi, e përbërë nga shtetas shqiptare, grekë, bullgarë dhe rumun. Gjithashtu për të ka dyshime se mund të jetë i lidhur në një krim, por ende nuk dihet sesa të sakta janë këto të dhëna. Në lidhje me vendin tonë Iliri është larguar në 2005 drejt Greqisë. Ndonëse ka dyshime se ai është i përfshirë në një vrasje të një djali 15 vjeç. Por për këtë akuzë nuk ka ende asnjë provë, pasi dosjet e vjetra janë të cunguar dhe pa asnjë provë. Ilir Kupa ka mohuar akuzat e ngritura nga pala greke si dhe përfshirjen në vrasje apo bandë trafiku droge. Para oficerëve të policisë gjyqësore Ilir Kupa është shprehur se arsyeja e emigrimit në Greqi ka qenë për shkaqe ekonomike. Kushtet e vështira të ekonomisë e kanë detyruar të riun që të largohej në vitin 2005 në shtetit helen. Në lidhje me të dënuarit e tjerë që u arratisën nga burgu, ai ka pohuar njohjet. Iliri është shprehur se fakti që shoqërohej me ta nuk e bën atë të përfshirë në episode kriminale.

Krujë

I vunë tritolin mobilierisë, pranga autorëve

 Policia e Krujës arrestoi autorët e shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal mobilierie në fshatin Larushk në Fushë-Krujë. Astrit Leza, 35 vjeç, dhe vëllai i tij, Skënder Leza, 29 vjeç, të dy banues në Larushk, janë autorët e shpërthimit të kapur dje nga policia. Astrit Leza u kap pasditen e djeshme në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës Larushk, ndërsa vëllai i tij vetëm disa orë më pas. Shpërthimi në mobilierinë e shtetasit me inicialet P. Rr. ndodhi për shkak të një konflikti të mëparshëm me palët. Policia e Krujës u vu në ndjekje të autorëve, të cilët po largoheshin me një autoveturë “Mercedes-Benz” nga vendi i ngjarjes dhe më pas mjeti i tyre u gjet i braktisur në zonën e Kamzës. Bashkëpunimi me policinë e rretheve fqinje dhe kontrollet vijuan përgjatë gjithë ditës së djeshme. Nga shpërthimi i realizuar pas mesnatës nuk u shënuan dëme në njerëz, por vetëm materiale. Aktualisht po vijon kryerja e veprimeve procedurale të rastit.

Greqi

Grabiti 6 kompjutera, pranga 21-vjeçarit shqiptar

 Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua dje për grabitjet e 6 komplekseve shkollore në zonën Zakinthos. Ndër objektet që ai grabiste kryesisht natën, më të preferuarat ishin kompjuterët dhe pajisje të ndryshme elektronike si kamera, projektues. Më konkretisht, në shkollën “EPAL”, kishte marrë 6 kompjuterë me vlerë 5 000 euro. Më 10 janar, në “Musical High School”, grabiti 3 kompjutera, 3 monitorë, 3 hard-disqe dhe pajisje të ndryshme të tjera elektronike, me vlerë rreth 3500 euro. Nga Liceu në Panagoula vodhi 1 kompjuter e një video-kamerë me vlerë prej rreth 1500 euro. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 21-vjeçari është identifikuar si autor i 2 grabitjeve me thyerje të shkollave në vitin 2012. Dokumentacioni i dosjes penale ndaj tij është duke u formuluar dhe do t’i përcillet Prokurorit në Zakinthos, ku shqiptari do të japë detaje rreth mënyrës sesi kryente grabitjet, pasi kishte piketuar më parë objektivat.

 

Itali

Sekuestrohet 40 kg heroinë, pranga 2 shqiptarëve

 Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjet dhe sekuestrua rreth 40 kilogramë drogë e llojit heroinë. Të rinjtë Ermand Rrugeja, 25 vjeç, dhe Indrit Lecini, 26 vjeç, të dy paprecedent penalë dhe rezidentë në Dolo pranë Venecias, akuzohen për mbajtje dhe trafik drogë. Gjatë një operacioni, karabinierët në Legnago, në rajonin e Venetos në Itali, gjatë një operacioni kanë zbuluar një apartament në qendër të Cerea-s në Verona, i cili ishte transformuar në një magazinë dhe laborator droge, ku mbahej lënda narkotike prej 40 kilogramësh. Përgjatë inspektimit të apartamentit të tyre, janë sekuestruar edhe 83 fishekë të kalibrit 38. Gjithashtu atyre u janë sekuestruar edhe 350 gr heroinë, 1200 euro dhe disa kartëmonedha të prerjes 50 euro false, për një total 2500 euro. 25-vjeçarit Rrugeja, i cili rezulton i papunë, i është gjetur edhe një makinë tip fuoristradë. Dy shqiptarët akuzohen për mbajtje dhe trafikim të drogës, akuza është e rëndë duke parë sasinë e drogës, si edhe të armëmbajtjes, rezistencë ndaj forcave të policisë dhe dhunë ndaj tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency