Gazetari i njohur amerikan i del në mbrojtje Thaçit…

0
109

Gazetari i njohur amerikan, Geraldo Rivera, i ka dalë në mbrojtje luftës çlirimtare të shqiptarëve kundër Serbisë, një ditë pasi u zyrtarizuan aktakuzat ndaj disa prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë të enjten e kaluar Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të vendit pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale. Ai udhëtoi drejt Hagës bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Ndërsa një ditë para tyre në Hagë shkoi ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Ndaj të katërve, Specialja të enjten ka njoftuar se aktakuza është për vrasje, trajtim mizor, zhdukje e disa vepra të tjera, për të cilat pretendon se të katër krerët e UÇK-së, i kanë kryer në periudhën mars 1998-shtator 1999.

Rivera, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, shkruan se Thaçi kishte luftuar për të mbrojtur popullin e vet kundër agresorit.

“Nuk i di specifikat e akuzës ndaj Hashim Thaçit, por pasi që e kam takuar gjatë ditëve të errëta të agresionit serb mbi Kosovën, mund të them se ai ishte një xhentëlmen dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij kundër një armiku shumë më të madh e vrastar. Shumë shqiptarë vdiqën në këtë luftë”, shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here