Video-skandal/ I sëmuri 40 minuta i shtrirë në rrugë, shihni sjelljen e policëve dhe mjekëve të ambulancës

0
177

Një i sëmurë ka qendruar për afro 40 minuta i shtrirë në rrugë dhe askush nuk i ka dhënë ndihmën e duhur për ta transportuar në spital. Siç shihet edhe në këtë video denoncuese të dërguar në Opinion.al i sëmurë qendron i shtrirë në trotuar dhe mjekët e ambulancës vijnë vërdallë për shkaqe ende të panjohura.

Nuk dihet ende si është shëndeti i burrit që ra pa ndjenja në tokë, por ajo që shihet është e qartë: Shërbimi i ndihmës së shpejtë lë shumë për të dëshiruar.

Denoncuesi që nisi këtë video, në kufijtë e një skandali, thotë se ngjarja ka ndodhur në unazë, pranë kryqëzimit tek ‘farmacia 10’. Ai tha se “burri kishte ndërruar jetë”, por kjo nuk është konfirmuar nga institucionet.

Denoncimi

“Është lajmëruar disa herë ambulanca nga kalimtarët. Policia me zor është shfaqur në vendngjarje. Një ambulancë, më mirë të them pseudoambulancë u shfaq me shumë vonesë. Por më e keqja, kur erdhi ambulanca u largova në punët e mia dhe pas 1 ore kam kaluar në të njëjtën rrugë ku ndodhi ngjarja dhe ç’të shoh personi ndodhej aty i mbuluar me një copë ushtarake dhe policia vëzhgonte. Polici vjen më jep dorën dhe më thotë keni bërë video?-unë i them që jo. I them që ku person ishte gjallë dhe ju nuk e bëtë punën tuaj për ta shpëtuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here