Britania kërkon të punësojë punëtorë edhe nga vendet e tjera të BE-së

0
131

Mundësi edhe për punëtorët nga Shqipëria

Ñáîðêà àâòîìîáèëåé ìàðêè "Ford" Kryeministri britanik David Cameron i ka dhënë një shtytje të re debatit, që po zhvillohet në Gjermani dhe në Britani të Madhe. Cameron do që në vendin e tij të përcaktojë kuota për numrin e migrantëve nga vendet e tjera të BE-së, që mund të futen në Britani dhe të kërkojnë punë. Ministria e Brendshme britanike është e mendimit se numri më i madh i punëtorëve, që mund të vijnë në Britani brenda një viti, duhet të jetë 75.000. Por kjo shifër duhet të vlejë vetëm për anëtaret e ardhshme të BE-së, sqaroi Cameron, në një intervistë për rrjetin “BBC”. “Ne jemi duke negociuar sërish pozicionet tona në Evropë dhe duam që të futen rregulla të reja më të rrepta për ardhjen e migrantëve”, – tha ai. Kuota nuk ka të bëjë me bullgarët dhe rumunët, të cilët prej 1 janarit kanë të drejtë që pa kufizime të kërkojnë vende pune në të gjitha vendet anëtare të BE.

 

Ndryshimi i marrëveshjes së BE-së

Komisioni i BE-së ka reaguar i përmbajtur. Së pari, duhet shikuar se çfarë po kërkon saktë Cameron, tha zëdhënësi i Komisionit, Jonathan Todd, në Bruksel. “Liria e lëvizjes së punëmarrësve është një prej bazave të BE-së. Kjo vlen që prej themelimit të tij në vitet ‘50. Kjo është edhe baza e tregut të përbashkët në BE”, – tha ai. Çdo kufizim i mundësisë së punësimit në vendet sipas dëshirës duhet të bëhet vetëm me ndryshimin e marrëveshjeve të BE-së, të ratifikuara nga të gjitha vendet, shpjegon zëdhënësi. Kryeministri britanik Cameron u shpreh i sigurt se deri në anëtarësimin e ndonjë vendi të ri mund të ndryshohen rregullat.

 

Komisioni: S’ka nevojë për rregulla të reja

Komisioni i BE-së nënvizoi se në tetor është bërë publik një studim, ku shihet qartë se vendet si Britania e Madhe apo Gjermania kanë përfituar nga zgjerimi i BE-së në vitin 2004, sepse nga vendet e reja kanë ardhur shumë ekspertë të domosdoshëm. Për mbingarkesën e sistemeve sociale të këtyre vendeve nuk mund të bëhet fjalë. Kryeministri Cameron mendon ndryshe. Ai do që t’i shkurtojë shtesat për fëmijë për të ardhurit nga vendet e tjera dhe të kufizojë shërbimet shëndetësore pa pagesë. Imigrantët po e ngarkojnë tepër shoqërinë britanike, pohon Cameron. “Në vitet e qeverisë laburiste në vendin tonë kanë ardhur rreth 2,3 milionë të huaj. Këto janë dy qytete të mëdha, në madhësi si Birmingemi. Ardhja ka qenë tepër e madhe dhe tepër shpejt”. Komisioni i BE-së në Bruksel nuk e konteston faktin që në disa rajone ka pasur probleme dhe kanë ardhur tepër të huaj të varfër nga vendet e BE-së. Ngarkesa të mëdha ka pasur për shembull në qytetet gjermane Duizburg, Dortmund apo Berlin. Zëdhënësi i Komisionit, Todd, ka kërkuar nga vendet anëtare që të zgjidhen këto probleme, por që të mos kufizohet liria e lëvizjes së punëtorëve në përgjithësi. Ligjet e reja apo ashpërsimi i rregullave nuk janë të domosdoshme. Rregullat janë përcaktuar dhe janë konfirmuar në vitin 2008. Vendet anëtare kanë mundësi që t’i largojnë qytetarët e vendeve të tjera, në qoftë se brenda tre muajve nuk gjejnë ndonjë punë dhe nuk mund të financohen nga puna e tyre. Kërkesat e partisë konservatore në koalicionin qeveritar në Gjermani CSU, që qytetarëve të larguar nga vendi për shkak të keqpërdorimit të sistemeve sociale të mos u lejohet futja e sërishme në këtë vend, mund të zbatohen edhe sot, thuhet në shpjegimin e Komisionit të BE-së.

 

Sistemi gjerman social

Disa vende anëtare, si Gjermania, u garantojnë imigrantëve ndihma sociale, si shtesat për fëmijë, të cilat nuk parashikohen me ligjet për lirinë e lëvizjes së punëtorëve. Disa gjykata në Gjermani u kanë mundësuar imigrantëve edhe ndihma sociale për jetë, si për shembull me programin “Hartz 4”. Me kërkesë të Gjykatës Sociale Federale të Gjermanisë në Luksemburg do të vendosë Gjykata Evropiane, nëse këto rregulla janë në harmoni me të drejtën e BE-së. Për shkak të tezës: “Kush mashtron, ai fluturon nga vendi”, Partia Kristiansociale CSU ka përjetuar kritika edhe nga partia tjetër në koalicion, Partia Socialdemokrate SPD. Nënkryetari i SPD, Ralf Stegner, tha se këto janë vetëm parulla nxitëse. Të mërkurën, qeveria gjermane do t’i rishikojë pohimet për keqpërdorimet në sistemet sociale gjermane prej të ardhurve nga vendet e tjera të BE-së. Komisioni i BE-së nuk ka të dhëna se prej hapjes së kufijve edhe për punëtorët nga Rumania dhe Bullgaria është shtuar numri i punëtorëve nga këto vende, që kërkojnë punë në vendet e tjera anëtare. Kryeministri britanik nuk mundi të përgjigjet në intervistën për “BBC”-në lidhur me numrat konkretë. “Nuk dua të jap vlerësime se sa mund të vijnë, sepse këto të vlerësime mund të dëshmohen si tepër të larta, apo tepër të ulëta”. Ndërsa pyetjes, si e vlerëson ai gjithë problematikën, pa pasur të dhëna konkrete, Kryeministri Cameron nuk iu përgjigj fare. www.dw.de

 

 

Braktisin “Rinasin” për çmime më të lira në Prishtinë

Biletat për avionët nga Rinasi janë rreth 50 deri në 100 për qind më shtrenjtë se linjat ajrore nga aeroporti i Prishtinës. Për këtë arsye, këtë janar vërehet një numër i madh shtetasish shqiptarë, që kalojnë në pikat kufitare në drejtim të aeroportit të Prishtinës. Për të shkuar në Veronë, nga aeroporti i Prishtinës duhen vetëm 69 euro, për në Bazel 59 euro, për në Cyrih 69 euro, për në Berlin 91 euro, në Munih dhe Hanover, 79 euro ndërsa në Shtutgart 59 euro. Çmimet janë konkurruese dhe pak nga pak po falimentojnë aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, pasi çmimet e aplikuara shkojnë nga 50 deri 100 për qind më shtrenjtë. Sipas Policisë së Shtetit, vetëm për datat 1 dhe 2 janar nga Pika e Kalimit Kufitar të Morinës kanë dalë për në drejtim të Kosovës 1387 shtetas shqiptarë, shumica e të cilëve besohet se kanë pasur për destinacion aeroportin e Prishtinës dhe prej këtej vendet e Bashkimit Evropian. Po kështu, ka një rritje të daljes së shtetasve shqiptarë; nga 1223 shqiptarë që kanë dalë në të njëjtën periudhë në Muriqan shumica e të cilëve me destinacion tragetet më luksozë dhe të lirë që nisen nga portet e Malit të Zi. Kohaditore.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency