“Fotoja e Enver Hoxhës tek Varrezat e Dëshmorëve” Kreu i PD-së, Basha: Rama-Meta po luajnë me zjarrin!

0
125

Florenc Drizari

 

Lulzim Basha: Qeveria mban të fshehtë buxhetin, shkel ligjin dhe rrezikon ekonominë

 

“Partia Demokratike e refuzon me neveri testin e 29 Nëntorit për “rehabilitimin” në një ceremoni zyrtare të diktatorit”. Kjo ishte një pjesë e deFoto nga mbledhja e grupit 2 dhjetor (1)klaratës së djeshme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për shfaqjen e portretit të Enver Hoxhës në ceremoninë përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e Ditës së Çlirimit. Sipas tij, shfaqja e diktatorit Hoxha në festën e Çlirimit po kthehet në një zemërim të madh mbarëqytetar edhe prej heshtjes domethënëse që po mbahet nga krerët e shumicës. “Partia Demokratike, – tha ai, – është dhe do të jetë në krye të këtij zemërimi të ligjshëm.

I themi edhe një herë sot dyshes Rama-Meta: po luani me zjarrin! Ish-të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë, ata që e paguan më shtrenjtë se askush terrorin dhe egërsinë e diktaturës enveriste, nuk do t’ua falin! Brezat që vuajtën izolimin e pashembullt, luftën çnjerëzore të klasave, shtypjen, varfërinë e skajshme dhe urinë, nuk do tua falnin. Brezi i ri i Shqipërisë, që është rritur e po rritet në demokraci, në botën e hapur, në liri mendimi e besimi, në liri formimi dhe edukimi, në liri lëvizjeje dhe zgjedhjeje, nuk ua fal që u vini me fantazmën e një njeriu që u ka nxirë jetën prindërve të tyre dhe ka mbajtur me tela me gjemba si një burg të madh Shqipërinë për gjysmë shekulli. Harrojeni se Shqipëria harron”, – deklaroi Basha.

 

PËR BUXHETIN

Gjithashtu, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi krerët e mazhorancës se kanë shkelur ligjin për “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, duke vonuar publikimin e tij dhe dërgimin pranë Kuvendit të Shqipërisë. Basha tha se ligji në fjalë dhe standardet e vendosura nga PD-ja në 8 vitet e qeverisjes së saj janë shkelur. “Nëse do të respektoheshin ato standarde, – tha z. Basha, – sot duhej ta kishim të votuar buxhetin e shtetit për vitin 2014”.

Kreu i demokratëve vazhdoi duke thënë se qytetarët duhet të dinë se me vonesat për miratimin e projektbuxhetit 2014 shkeljet dhe pasojat janë një listë e gjatë.

“Janë shkelur parimet e transparencës, parashikueshmërisë, gjithëpërfshirjes, disiplinës fiskale, respektimi i tërësisë së procesit etj., parime këto të sanksionuara në nenin 4 të këtij ligji.

Në kushtet kur sipas nenit 13 të të njëjtit ligj, viti buxhetor në Republikën e Shqipërisë fillon me 1 janar dhe mbyllet me 31 dhjetor të çdo viti, si do të jetë e mundur të bëhet efektiv buxheti kur ende nuk ka asnjë lloj diskutimi, drafti apo edhe komunikimi për dokumentin më të rëndësishëm e më thelbësor të çdo qeverie? Pra, parashikueshmëria është zero në çdo aspekt duke dëmtuar rëndë sipërmarrjen e lirë si dhe vendimmarrjen për investime qofshin këto të huaja apo të brendshme, qofshin publike apo private.

Në nenin 15, njësitë vendore hartojnë buxhetet e tyre pasi të jetë miratuar buxheti qendror vjetor. Kjo bëhet tërësisht e pamundur, pasi qeverisja vendore nuk ka asnjë lloj informacioni deri tani për buxhetin e vitit 2014 për nivelin e transfertës, për investimet, programet që do të mbështesë qeveria qendrore etj; pra është penguar i tërë procesi buxhetor vendor”, – deklaroi Basha gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentare demokrat.

Sipas tij, nga fillimi i marrjes zyrtare të detyrës e deri sot që po flasim, po mbushen tre muaj. “Tre muaj janë më së të mjaftueshëm për të përgatitur, konturuar dhe propozuar draftin e projektbuxhetit”.

 

 

 

Rezoluta e opozitës, Basha: Integrimi është identiteti politik i PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falënderoi deputetët e opozitës për mbështetjen që dhanë për rezolutën e PD-së të votuar në seancën e javës së shkuar. Rezoluta e opozitës u votua edhe me votat e mazhorancës dhe mori 105 vota pro. Deputetët e shumicës dhe krerët e qeverisë mbështetën nismës e Partisë Demokratike për të dalë më një rezolutë të përbashkët për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Kjo seancë ishte padyshim një dëshmi e një vizoni tjetër, të një opozite tjetër shqiptare, për integrimin si një çështje kombëtare dhe e filozofisë sonë të re për suksesin, të cilin nuk e mbështesim as në bllokimin e qeverisë, as në dështimin e qeverisë, por punën tonë në shërbim të qytetarëve.

Do të vazhdojmë deri në përfundimin me sukses lobimin dhe përpjekjet tona si opozitë për marrjen e statusit.

Do të kthehemi e rikthehemi në temën madhore të integrimit që përbën identitetin politik të Partisë Demokratike si parti e ëndrrës evropiane të shqiptarëve”, – deklaroi z. Basha në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së.

 

Incidentet në rajon, Berisha: Akte të padenja albanofobie

Ish-kryeministri Berisha ngriti shqetësimin se akte të padenja albanofobie cenuan festimet e 101-vjetorit të Pavarësisë në Shqipëri. Këtë qëndrim të tijin Berisha e lidhi me incidentet e ndodhura në Preshevë me abetaret e fëmijëve shqiptarë që ishin botuar në Kosovë, si dhe me pengesat e nxjerra në Shkup nga autoritetet ndaj disa të rinjve që doni të ngrinin flamurin kombëtar në Kalanë e Shkupit.

“Festën e Flamurit, 101-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, jo të gjithë shqiptarët e festuan ne qetësinë dhe dinjitetin e merituar.

Kështu, fëmijët e fshatrave të Preshevës, në prag të festës tonë kombëtare, u terrorizuan për disa ditë nga policia serbe, e cila në aksionin kundra abetareve iu mori vogëlushëve brutalisht nga çantat abetaret e gjuhës shqipe. Kjo për fajin e vetëm se në kopertinën e tyre shkruhej: Shtypur në Republikën e Kosovës. Kjo ndodhi pas firmosjes së Marrëveshjes historike Kosovë – Serbi dhe në prag të vizitës së shtyrë dy javë më parë nga Beogradi të zotit Rama në kryeqytetin e Serbisë.

Në Shkup, autoritetet nuk lejuan ngritjen nga të rinjtë shqiptarë të flamurit kombëtar në Kalanë e Shkupit, ditën e festës së kombit të tyre.

Autoritetet kufitare greke ndalojnë në kufi një qytetare të nderuar, zyrtare të larte shqiptare, vetëm se ajo është çame dhe kjo ndodh pas vizitave të suksesshme të Presidentit Papulias, por edhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Venizelos në Shqipëri. Mjerisht, të gjitha këto akte, jo pa simbolikë të shëmtuar, janë kryer nga organe zyrtare të fqinjëve tanë dhe nuk përputhen me asnjë praktikë evropiane.

Prandaj, dhe duke denoncuar këto akte të padenja, unë ftoj shqiptarët të punojmë me seriozitetin më të madh për proceset integruese evropiane dhe shqiptare, në mënyrë që akte të tilla të mos kenë të ardhme. sb”, – ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency