Gjykata e Shkodrës i jep masën e sigurisë Dritan Ymerit, autori i vrasjes së mjekut shkodran

0
175

Gjykata e Shkodrës ka vendosur që të lejë në qeli Dritan Ymerin, autorin e dyshuar të vrasjes së mjekut shkodran Ilir Aliaj, të cilin e ekzekutoi me tre plumba në kokë pas mosmarrëveshjeve që kishin lindur mes palëve për punimet që mjeku po kryente në banesën e tij.

Gjykata vendosi sot që të japë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Ymerit, i cili ishte fqinj me mjekun Aliaj dhe kishte vetëm pak muaj që kishte ardhur nga Franca dhe jetonte me gjyshen e tij në Shkodër.

Mjeku Ilir Alija, 40-vjecari, mbeti i vrarë me tre plumba në kokë pas sherrit me fqinjin e tij për punimet që po kryente në banesë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 24:00 të datës 1 Korrik në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Ai ishte duke bërë disa punime në katin e tretë të banesës dhe për këtë ka plasur sherri me fqinjin, autorin e vrasjes.

Por më pas në mesnatë fqinji i tij,  Dritan Ymeri ka prishur një pjesë të punimeve që po bënte mjeku. Në këtë kohë Ilir Aliaj është zgjuar nga gjumi dhe ka dalë jashtë për të biseduar.

Biseda mes tyre ka përfunduar me ofendime dhe në atë moment Dritan Ymeri ka qëlluar me tre plumba në kokë mjekun, duke e lënë të vdekur në vend.

Fillimisht Ymeri u ngujua në banese dhe më pas u rrethua nga forcat e FNSH-së, por mundi të arratisej nën hundën e tyre. Pak më shumë se 10 ditë pas arratisjesh, me anë të negociata ai u vetëdorëzua në polici.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here