Shqipëria U17 kualifikohet në Elite Round

0
145

Të rinjtë e kombëtares shqiptare kanë arritur që ta meritojnë kualifikimin në Elite Round. Një sukses që e rrit prestigjin e ngjyrave kuqezi

 

U-17-Shqiperi-Finlande-300x133Duket se atë që nuk e bën dot ekipi i parë e bëjnë të vegjlit. Shqipëria U17 ka arritur që të sigurojë kualifikimin me barazimin që ka marrë ndaj Finlandës. Përfundon gjithçka mes emocionesh të shumta dhe një loje të mirë të tanëve, në barazimin e bardhë 0-0. E veçanta e kësaj sfide ka qenë përcjellja nga afër e gjithçkaje prej trajnerit të kombëtares së madhe, Xhani de Biazi, i pranishëm në tribunën VIP, duke mbajtur edhe shënime madje. Falë edhe fitores 2-0 të Rumanisë ndaj Bjellorusisë në Pogradec, ndeshje e luajtur në të njëjtën orë, kuqezinjtë tanë, të drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, kualifikohen për në raundin tjetër, atë elitar (Elite Round) të këtij kompeticioni. Një sukses i merituar dhe që nxjerr në pah punën e mirë të bërë nga boshnjaku Mustedanagiç, një njohës mjaft i mirë i futbollit të moshave, por edhe i elementëve cilësorë që ka afruar në kombëtaren U17 të Shqipërisë. Në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës në ndeshjen e tretë eliminatore të kombëtares U17, luajtur ndaj Finlandës. Krahas saj, për grupin 1 zhvillohej edhe dueli Rumani-Bjellorusi, që u fitua 2-0 nga rumunët. Me një fitore, një barazim dhe një humbje, Shqipëria U17 e mbyll në vendin e dytë këtë raund eliminator të evropianit të kësaj grupmoshe, finalet e të cilit do të luhen vitin tjetër në Maltë, me 4 pikë të grumbulluara. Ajo ka marrë një fitore ndaj Bjellorusisë, një humbje në start ndaj Rumanisë dhe barazimin e së mërkurës me finlandezët. Përgjithësisht, loja e kuqezinjve ka qenë e organizuar dhe me një qartësi të admirueshme tekniko-taktike, teksa binin në sy lojtarë të ardhur nga jashtë, që luajnë me skuadra të huaja.

 

 

Sfida

SHQIPËRI-FINALNDË 0-0

SHQIPËRIA: Kastrati, Toli, Bregasi, Ivani, Ranxha (Ranxha 61′), Zenuni, Deliu, Bare, Hyseni, Kushta (Bakalli 46′), Zoizi (Gjini 50′). Trajner: Xh. Mustedanagiç

FINALNDA: Martinen, Makinen, Bëkerman, Ruskanen, Kalermo, Malolo, Rikonen (Jensen 46′), Niskanen, Ala-Milimaki, Haglund, Jakonen. Trajner: I. Makela

Gjyqtarë: C. Reish (Gjeorgji)

 

 

 

Usain Bolt mund të mbesë jashtë Olimpiadës

Probleme duket se mund të hasë njeriu më i shpejtë në botë. Një problem do të haset për të, nëse nuk përmirësohet programi i antidopingut i Federatës së Atletikës së Xhamajkës, atletët e këtij shteti mund të mos lejohen të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 2016, që do të mbahen në Rio të Brazilit. Agjencia Botërore e Antidopingut ka njoftuar se do të përjashtojë atletët e Xhamajkës nga të gjitha garat ndërkombëtare, nëse Federata Atletike e këtij vendi nuk i përmirëson programet e doping-kontrollit. Mënyrën aktuale të dopingut në Xhamajkë ata e kanë quajtur qesharake dhe kanë kërcënuar atletët e këtij vendi, në mesin e të cilëve më i njohuri është Usain Bolt, që mund të përjashtohet nga garat për një kohë të gjatë. Ish-drejtorja e Komisionit të Antidopingut në Xhamajkë, Rene An Ashlei, deklaroi se programi i dopingut në këtë vend është ”tërësisht i papërshtatshëm” me kërkesat ndërkombëtare. Ajo tha se test dopingu pozitiv i Asafa Pauellit dhe katër atletëve të tjerë është ”diçka që ka pritur të ndodhë”. Xhamajka duhet deri në fund të vitit të fillojë me përmirësimet e testimeve të dopingut, përndryshe nuk do të jetë pjesëmarrëse në ngjarjen më të madhe sportive. Duket se Usain do të ushtrojë presion që kjo gjë të rregullohet bashkë me atletët e tjerë, pasi do të ishte një humbje me të vërtete e madhe.

 

 

 

Nis turi i parë i Kupës së Shqipërisë

Tirana pëson humbje surprizë në Patos

 

Ka nisur edhe turi i parë i Kupës së Shqipërisë. Ndeshja që ka lënë më shumë përshtypje ka qenë ajo midis Patosit dhe Tiranës, e cila ka mbaruar në favor të patosarakëve.

 

 

Ka nisur me surpriza edhe turi i parë i kualifikueseve për Kupën e Shqipërisë. Një kompeticion që shfaq me të vërtetë surpriza, për shkak se në sfida marrin pjesë edhe skuadrat e vogla. Jo rrallëherë ndodh që skuadrat e Kategorisë së Parë dhurojnë surpriza duke mposhtur ekipet e Superligës. Kësaj radhe viktimë e kësaj surprize ka qenë ekipi i Tiranës. Bardheblutë nuk gëzojnë një formë të mirë në këtë fillim sezoni. Humbja me Partizanin në derbi dhe fitorja ndaj Bylisit me një lojë të vuajtur janë tregues i formës jo të mirë. Shumë analistë sportivë gjykojnë se ekipi i Nevil Dedes nuk po shfaq formën të mirë dhe duket se ekipi nuk po arrin të marrë rezultat. Edhe ndeshja me Patosin tregoi edhe një herë që ekipi nuk gjendet në formë të mirë. Patosarakët arrijnë që të marrin një fitore minimale ndaj ekipit kryeqytetas. Vendimtar do të ishte goli i Zhargalliut, i cili do të mposhte portierin Çaka. Ky gol do të ishte edhe i vetmi i ndeshjes që do t’u siguronte suksesin vendasve. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Partizani që nuk ia ka dalë të fitojë ndaj Adës në Velipojë. Ekipi kryeqytetas është gjendur fillimisht në disavantazh, por më pas skuadra e Likës ka barazuar me Dushkun. 1-1 ka qenë rezultati përfundimtar në Velipojë, ku është zhvilluar një lojë e ashpër dhe ku vendësit e kanë konsideruar këtë 90-minutësh si të ishte një finale. Skënderbeu fiton në Fushë-Krujë, duke mundur Ilirinë 3-1, ashtu sikurse ka bërë edhe Kukësi me Laçin në transferta. Ndërsa Teuta ka dalë me triumfin 2-1 nga Lezha, ku golat e Hoxhës dhe Delisllisit kan surprizuar atë të Dibrës për vendësit, ardhur pas goditjes së penalltisë. Bylis ka mopshtur 2-0 Dinamon, në fushën e kësaj të fundit, kurse krutanët e Ndreut nuk kanë shkuar dot më tej se barazimi 1-1. Një fitore bindëse me shifrat 3-0 ka marrë Flamurtari i Gjokës në Gramsh, ndërsa skuadra që ka befasuar ka qenë Apolonia, që ka shënuar dy herë në portën e ekipit pukjan duke e nisur mirë fazën për Kupën. Kujtojmë se fituesi i Kupës së Shqipërisë është një titull që mund t’i japë ekipit një post shumë të mirë. Së pari, Kupa është një trofe i rëndësishëm dhe ndër të paktat mundësi për të marrë një trofe si ekip në kampionatin e varfër shqiptar për turne. Gjithashtu ekipi siguron një pjesëmarrje në kualifikueset e Europa Ligës. Një kompeticion mjaft i vlefshëm që e ngre shumë një ekip. Gjithashtu me hyrjen në Europa Ligë vjen edhe premio financiare për hyrjen në këtë kompeticion. Jepen plot 218 milionë lek vetëm në turin e parë. Më pas nëse ekipi arrin që të kualifikohet arrin që të marrë edhe premiot e tjera që janë më të larta. Ndërsa dhe për këtë sezon, Kupa e Shqipërisë do të organizohet me dy faza, faza paraeliminatore dhe faza eliminatore. Në fazën paraeliminatore morën pjesë vetëm klubet e Kategorisë së Dytë, ku futen katër skuadrat e rëna vjet nga Kategoria e Parë në të Dytën dhe katër të tjera të kësaj kategorie, që u renditën më mirë sezonin e shkuar, por nuk u ngjitën dot në Kategorinë e Parë. Ndeshjet e fazës paraeliminatore u zhvilluan më 25 shtator. Duhet thënë se ndeshjet e kësaj faze u luajtën me eliminim me një takim. Katër skuadrat fituese iu bashkuan turit të parë eliminator të Kupës së Shqipërisë, së bashku me skuadrat e Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë.

 

 

 

 

Ndeshjet e raundit të parë

Iliria Fushë-Krujë-Skënderbeu Korçë 1-3

Besëlidhja Lezhë-Teuta Durrës 1-2

Albpetrol Patos-Tirana 1-0

Elbasani-Laçi1-2

Kamza-Besa Kavajë 0-2

Himara-Lushnja 3-2

Burreli-Shkumbini Peqin 2-1

Mamurrasi-Luftëtari Gjirokastër 2-1

Naftëtari Kuçovë-Kukësi 0-1

Gramshi-Flamurtari 0-3

Veleçiku Koplik-Vllaznia Shkodër 0-3

Butrinti Sarandë-Kastrioti Krujë 1-1

Dinamo-Bylis Ballsh 0-2

Ada Velipojë-Partizani 1-1

Tërbuni Pukë-Apolonia Fier 0-3

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency