Info/kult

0
130

 

 Kalaja e Borshit, monument historik i harruar nga shteti

8 tetor kalaja e borshitPër të shkuar drejt fshatit Borsh, ju rekomandoj të udhëtoni jo me “Ferrari” apo me automjete të vogla, por me një fuoristradë, pasi rruga prej dy km është degraduar totalisht. Kalaja e Borshit i përket shek. IV dhe është rindërtuar në mesjetë. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 hektarësh dhe ka një bazament prej blloqe gurësh. Pas periudhës antike është përmendur për herë të parë në vitin 1258 me emrin Arkontea e Sopotit. Po në këtë vit kalaja i jepet si prikë bijës së Despotit të Epirit, Helenës. Në vitin 1417 u pushtua nga turqit, ndërsa në vitin 1441, u pushtua nga princi arbër, Kostandin Muzaka. Turqit e rimorën përsëri në 1848. Kalaja njohu edhe pushtimin nga ana e Ali Pashait. Kalaja ndodhet në majë të një kodre dhe është e dëmtuar.

Telnis Skuqi

 

Arta Dobroshit çmimin “Professional Excellence Award” në Nju Jork

 

Arta Dobroshi ka marrë Çmimin “Professional Excellence Award” në Nju Jork nga organizata humanitare “Motrat Qiriazi”. Arta është njëra ndër 4 personat që nderohen me rastin e 20-vjetorit të kësaj organizate. Më parë me këtë çmim ishin nderuar Rose Kolaj, Jim Romeo dhe dr. Anna Kohen. Për këtë rast të veçantë dhe të rëndësishëm, Arta është e përkrahur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur. Arta Dobroshi në edicionin e 63-të të “Berlinales” sivjet u kthye me epitetin “Shooting Star”, një çmim prestigjioz që ndahet në ceremoninë “Berlin Palast”.

 

Homazh Verdit, premiera e “Nabukos” në skenë

Veprat më të njohura të Xhuzepe Verdit do të jenë në një mbrëmje gala në Teatrin e Operas dhe Baletit. Këto vijnë në homazh të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të shquar italian, më 10 tetor. Regjisori Nikolin Gurakuqi thotë se repertori përfshin veprat më të njohura për publikun, por edhe premiera të arieve dhe veprave si “Nabuko” e pjesë të tjera. Në mbrëmjen gala do të interpretojnë solistët e njohur të operas shoqëruar nga orkestra dhe kori Xhuzepe Verdi është kompozitori me njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit XIX. Ai mbetet si njëri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës. Verdi kompozoi 26 opera dhe një rekuiem të njohur. Në fillim dhe në mbarim të jetës se tij kompozoi opera komike, ndërsa pjesa tjetër (shumica absolute) kanë një përmbajtje serioze dhe disa janë edhe tragjedi. Operat më të njohura të cilat radhiten ndër kryeveprat e muzikës operistike të botes janë: “Nabukodonozor”, “Rigoleto”, “Trubaduret”, “Traviata”, ballo me maska, “Aida”, “Otello”, “Falstaf” opere komike.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency