Keni dëgjuar për “Librari Njerëzore”? Mund të lexosh cfarë të duash nga historitë e vërteta

0
200

Libraritë dhe biblotekat nuk janë më vetëm me libra. Tek “Libraria Njerëzore” ju mund të zbuloni histori të vërteta në lidhje me personazhe të ndryshme të jetës reale. Në vend që të lexoni disa gërma të printuara në letër, ju do të keni mundësinë të dëgjoni histori të gjalla nga njerëz të gjallë duke ju bërë atyre pyetje sa të doni.

Si ide lindi në Danimarkë në vitin 2000 nga një shoqatë të rinjsh e quajtur “Stop Dhunës”.

Librat njerëzorë i caktojnë vetes një titull dhe nëpërmjet këtyre titujve klientët zgjedhin se cilën histori të dëgjojnë për gati gjysëm ore. Shembuj të këtyre titujve kemi:  “Sportistja e Lojrave Olimpike”; “Trrashaluqja”; “Pyet një Kristian” etj.

Qëllimi i këtyre librarive është të thyejë paragjykimet ndaj një grupi të caktuar njerëzish duke ju dhënë mundësinë që të bashkëveprojnë drejtpërdrejt sidomos me ato persona me të cilët nuk të jepet rasti çdo ditë që të debatosh.

Pas suksesit në Danimarkë, libraria ka shëtitur rreth 50 vende në 5 kontinente të ndryshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency