Kush është vajza VIP që ndezi sherrin me armë në lokalin në bregdet?

0
107

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një përplasje me armë zjarri ndodhi në zonën “VIP” të një lokali të njohur në plazhin e Jalës.

Sipas policisë, sherri nisi mes dy grupeve të rinjsh rreth orës 02:00 të natës, të cilët kishin konsumuar alkool dhe më pas u përplasën fizikisht, ndërsa konflikti degjeneroi në përdorimin e armëve. Sipas dëshmitarëve disa të shtëna janë dëgjuar, ndërsa klientët e tjerë të terrorizuar janë fshehur poshtë tavolinave. Një dëshmitar tjetër në vendngjarje tha se shkak i sherrit mes grupeve ka qenë një femër e njohur e showbizit shqiptar, megjithatë dinamika e ngjarjes është ende e paqartë pasi policia nuk ka dhënë asnjë version zyrtar dhe nuk ka asnjë të ndaluar. Raportohet se një vajzë ka mbetur e lënduar nga sherri me mjete të forta, por është e paqartë nëse është i njëjti person në fjalë.
Edhe vitin e kaluar gjatë sezonit veror, në Jalë janë shënuar incidente të ngjashme në lokalin e njohur që frekuentohet edhe nga personazhe publike të showbizit e politikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here