Kërcënoi me jetë biznesmenin/ Gjykata: Të hetohet inspektori

0
251

Elton Qyno

Eqerem Jaupi i kërkoi 5 milionë lekë ryshfet pronarit të shoqërisë “Sistem Group Albania”

 
prokuroria-e-tiranesEqerem Jaupi, një inspektor i Drejtorisë së Tatim-Taksave, ka kërcënuar me jetë dhe më pas i ka kërkuar 5 milionë lekë administratorit të shoqërisë italo-shqiptare “Sistem Group Albania”, shtetasit Gëzim Beqaj. “…Tashmë kam ngritur grupin e eliminimit tënd dhe se je hasmi im… Pse ma bërë këtë, ti duhej të më jepje 5 milionë lekë, vetëm këtë mos ta bëje…” “E merr vesh kush është Eqerem Jaupi”. Këto janë dy mesazhet kërcënuese që inspektori ia ka dërguar Beqajt, pasi ky i fundit ka vendosur të paraqitet në Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe ta denoncojë si rast abuzimi. Inspektor Jaupi është paraqitur në ambientet e kompanisë me pretendimin se do të kryente një kontroll, por pasi nuk ka mundur të gjejë shkelje, ai është larguar duke rënë dakord se gjithçka ishte në rregull. Mirëpo nuk ka kaluar shumë kohë dhe inspektori i ka pohuar se ai faturat donte t’i nxirrte me detyrime tatimore, pasi e kishin urdhëruar shefat e tij. Dhe për këtë arsye duhej të takohej me administratorin, që ai të takohej me shefat, e duhej që të shkonte pranë zyrave të tyre deri në datë 6 qershor 2012. Kësaj oferte nuk i është përgjigjur pozitivisht Gëzim Beqaj, ku pas disa ditësh në adresë të tij ka mbërritur një gjobë prej 37 milionë lekësh të vjetra, ku plus gjobave shuma shkonte në 54 milionë. Beqaj ka vendosur të ankohet, por sërish nuk është marrë asnjë masë. Më në fund ka denoncuar rastin në Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe pas kësaj ka marrë dy mesazhet kërcënuese.

Gjykata: Hetoni rastin

Pas konstatimit të dy mesazheve kërcënuese me tekstin e sipërcituar administratori i kompanisë italo-shqiptare “Sistem Group Albania” ka denoncuar inspektorin e Tatim-Taksave në policinë e Tiranës. Rasti është referuar në prokurori për akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike” dhe “Korrupsionit”, por që në fakt pas disa muajsh hetime, prokuroria ka mbyllur çështjen, për shkak jo vetëm të mungesës së provave, por edhe se, sipas akuzës së Tiranës, i kallëzuari nuk ka pasur qëllim kanosje apo prishjen e qetësisë së kallëzuesit. Për më tepër, sipas akuzës, në rastin konkret mungon ana subjektive si element i domosdoshëm i veprës penale e për rrjedhojë procedimi penal nuk mund të fillojë. Mirëpo me këtë vendim nuk është pajtuar biznesmeni Gëzim Beqaj, i cili ka bërë ankim në Gjykatën e Tiranës, ku dhe pas shqyrtimit të rastit, togat e zeza kanë vendosur të detyrojnë Prokurorinë e Tiranës për rihetimin sërish të kësaj çështjeje. Tashmë dosja penale është tërhequr nga gjykata dhe pritet që në ditët në vijim, prokuroria të marrë në pyetje inspektorin e Tatimeve, shtetasin Eqerem Jaupi.

Gjoba 54 milionë

Pasi kallëzuesi Gëzim Beqaj nuk ka shkuar të takohet me shefat e të kallëzuarit Eqerem Jaupi, në zyrën e shoqërive që ai administron, dërgohet raporti paraprak me detyrimin tatimor prej 3.7 milionë lekësh të reja, plus gjobat dhe shuma shkonte në vlerën prej 5.4 milionë lekë të reja shqiptare. Kështu pasi ai ka bërë ankesë pranë Drejtorisë përkatëse, duke pranuar vetëm një shumë prej 1.4 milionë lekë të vjetra nga kjo Drejtori vjen raporti përfundimtar pa marrë parasysh asgjë nga ankesa e tyre. Gjithashtu ata kanë bërë dhe një ankesë pranë Drejtorit të Përgjithshëm duke kërkuar ribërje të kontrollit të faturave tatimore me inspektorë të tjerë, përgjigja ishte e njëjtë duke refuzuar rikontrollin pasi ishte bërë sipas ligjit, duke ngelur në fuqi raporti i parë. Pikërisht një ditë para se kallëzuesi të thirreshe nga Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit, në datë nëntor 2012 ka marrë një telefonatë nga numri 0692056xxx prezantuar me emrin Eqerem Jaupi, i cili e ka kërcënuar me jetë, duke i thënë: “…Tashmë kam ngritur grupin e eliminimit tënd dhe se je hasmi im… Pse ma bëre këtë, ti duhej të më jepje 5 milionë lekë, vetëm këtë mos ta bëje…”, duke nënkuptuar se gjithçka ishte presion për korrupsion dhe gjoba ishte 5 milionë lekë. Gjithashtu i është dërguar edhe një sms me përmbajtje: “E merr vesh kush është Eqerem Jaupi”.

 

1.4 milionë

 

Kështu, pasi ai ka bërë ankesë pranë drejtorisë përkatëse, duke pranuar vetëm një shumë prej 1.4 milionë lekësh të vjetra nga kjo drejtori vjen raporti përfundimtar pa marrë parasysh asgjë nga ankesa e tyre.

2 sms

“…Tashmë kam ngritur grupin e eliminimit tënd dhe se je hasmi im… Pse ma bëre këtë, ti duhej të më jepje 5 milionë lekë, vetëm këtë mos ta bëje…” “E merr vesh kush është Eqerem Jaupi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency