Izoloi familjen e tij/ Gjykata cakton 20 ditë burg për Zhabolin, avokatët kërkuan shtrimin në psikiatri

0
74

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 20 ditor për ekonomistin 35-vjeçar Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijën e mitur, brenda banesës së tyre, duke i monitoruar dhe me kamera 24 orë.

Prokurori fillimisht kërkoi “arrest me burg” pa afat, por më pas ndryshoi qëndrim, duke kërkuar burg për 30 ditë deri sa të dalë ekspertiza psiko-ligjore. Gjatë seancës së sotme, avokatët e 35-vjeçarit kanë shtrimin në psikiatri të Zhabolit deri sa të dalë rezultati i ekspertizës.

Vetë Jetnor Zhaboli foli shkurtimisht në gjykatë ku tha se e bëri një veprim të tillë “për tu kujdesur për anëtarët e familjes pasi kisha frikë për ta”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here