Flamurtari dënohet -3 pikë, Kukësi luan jashtë stadiumit

0
172

Jurges Veizaj

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së i ka dhënë një “grusht” të fortë problemve që kanë ndodhur në stadiumet e Superiores, dhe që ndoshën në javën e dytë të kampionatit. Në Vlorë u godit presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj ndërsa në Kukës nuk mbaroi deri në fund ndeshja për shkak se tifozët hodhën sende të forta në fushë. Ky veprim ndodhi edhe në Kavajë. Organi displinor duket se ka dhënë dënime të cilat duket do të shërbejnë për të “frikësuar” më vonë akte të tilla.

 

Skenderbeu-Flamurtari-3-1-dyluftim-ajror-i-Pejicit1Ngjarjet e  ndodhura këtë javë në Superligën e kaluar duket se nuk mbaruan me aq. Kampionati shqiptar është mësuar me akte të tilla dhune që vetëm e shëmtojnë superligën. Që në javët e para ëshët vënë re një dhunë nga skuadrat. Dy progtangonmistët janë Flamuratri dhe Kukësi. Vlonjatët solllën probleme për shkak të ndeshjes me kundërshtarët e mëdhëenj, ndërsa Kuksianët janë irrituar nga humbja e ekipit te tyre për të dytën radhazi. Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar Flamurtarin të luajë 4 ndeshje jashtë fushës së tij dhe i ka hequr 3 pikë në renditje pas incidenteve në takimin e ditës së dielë mes vendasve dhe Skënderbeut. Klubi i Flamurtarit u dënua për shkak të ngjarjes së shëmtuar që ka nddhur në tribunënën VIP me presidentin e klubit korçar, Ardian Takaj.  Presidenti i korçarve është është goditur nga një tifoz i pranishëm në tribunë, ndërkohë që ndeshja kishte vetëm pak minuta që ishte zhbllokuar falë golit të shënuar nga Shehaj në minutën e 20. Probleme ka pasur gjithashtu edhe në tribunat e tifozëve, ku ka qënë të shumta sharjet nga tifozët e pranishëm drejtuar lojtaërve të Skënderbeut. Këto sharje nuk kanë rreshtur në asnjë moment duke e bërë edhe më të shëmtuar ngjarjen. Raportohet se policia ka shoqëruar për në komisariat personin që ka goditur presidentit Takaj. Situata vazhdonte të mbetet e tensionuar mes tifozëve vlonjatë, kjo e përforcuar edhe nga goli i barazimit të skuadrës korçare, të shënuar nga Gjergj Muzaka, vetëm 2 minuta pas rifillimit të lojës. Por, ai nuk festoi për të respektuar të shkuarën e tij te skuadra vlonjate dhe tifozët. Në fund kanë fituar vlonjatët me rezultatin 2-1. Por Komisioni i Disiplinës ka dënuar edhe  një tjetër të skuadrës për shkak se është pre e dhunës. Ndëshkim është dhënë edhe për Kukësin, referuar ndeshjes ndaj Vllaznisë, ku gjyqtari kryesor u detyrua ta mbyllë lojën pa u konsumuar 90 minuta të plota, sepse tifozët verilindorë shpërthyen në hedhje sendesh të forta në fushë si inat i humbjes. Pavarësisht se u mund me rezultatin 3-1 nga Vllaznia në fushën e lojës, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu e humbet në tavoilinë këtë sfidë, me rezultatin 3-0. Po ashtu, kuksianët nuk do të kenë mundësi të luajnë në stadiumin e tyre për katër ndeshje. Kujtojmë se ekipi që eci shumë mirë në Europa Ligë do t’i duhet tashmë përveç formës j të mirë të luajë edhe jashtë çka është një disavantazh I madh. Pezullim fushe ka paralajmëruar disiplina edhe për Kavajën edhe Besën të cilët duhet të përmirsojnë sjelljen e tyrë në stadiume.

Java e tretë e superiores, sytë drejt Shkodrës dhe Partizanit

Tashmë po afrohet  edhe java e tretë e Superiores. Pas një jave që ka qënë e mbushur me akte të shëmtuara dhune dhe surprizave me ndeshjet, skuadrat do të zbresin këtë fundjavë në fushë, për të luajtur sfidat e javës së tretë. Vëmendja në këtë mesjavë shkon në Korçë dhe Shkodër, në dy sfidat më të rëndësishme të javës. Në qytetin juglindor pritet një tjetër mbrëmje europiane, duke parë që do të përballen kampionët dhe nënkampionët e sezonit të kaluar, që për më tepër dhuruan emocione të mëdha në aventurën e futbollit të verës në kompeticionet e UEFA-s. Skënderbeu pavarësisht humbjes në Vlorë ka bërë një nisje të mirë të sezonit, duke fituar Superkupën e Shqipërisë dhe ndeshjen e javës së parë ndaj Besës. Krejt e kundërta ndodh me Kukësin, që në dy javët e para njeh humbje, aq sa ka shkaktuar zemërim tek tifozët, të cilët reaguan dhunshëm në sfidën e fundjavës ndaj Vllaznisë. Ky sukses i shkodranëve risjell entuziazmin tek kuqeblutë të cilët presin në “Loro Boriçi” Tiranën në derbin e Shqipërisë. Dy skuadra që në vigjilje të kampionatit kishin probleme të mëdha organizative, vijnë në këtë përballje me entuziazmin e pikëve të fituara. Jo me më pak rëndësi është sfida e “Niko Dovanës”, ku Teuta e pretendimeve të mëdha pret Flamurtarin kryesues, për të parë në fund të 90 minutave se kush prej tyre do të jetë në krye të klasifikimit. Trajneri Magani kërkon më shumë kohë për të parë një Teutë të bukur në fushë, ndërsa Gjoka shpresontek rikuperimet e futbollsitëve, edhe pse Lena vuan dëmtimin e marë në sfidën ndaj Skënderbeut. Edhe Kastrioti do të ketë në favor të vetë fushën dhe shpreson që të marri pikën e parë këtë sezon në përballjen me Besën. Ndërsa kavajsit duhen që të tregohen të gatshëm për të rrëmbyer pikë. Kujtojmë që ekipi Besës barazoi këtë javë në minutat e fundit me Teutën. Pas dy transfertave, ku janë fituar tre pikë, Partizani debuton në shtëpi këtë sezon. Përballë është Bylis, i karikuar pas fitores fundjavën e kaluar ndaj Kastriotit. Dy skuadra që vijnë nga fundjava me rezultate të kundërta, por që në 90 minutëshin e “Qemal Stafës” kërkojnë më të mirën. Ndërkohë që Lushnja rikthehet të luajë në shtëpi dhe shpreson nga faktori fushë për të thyer Laçin, skuadër e cila ka bërë një start të fortë këtë fillim sezoni.

 
Vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës

1. KF “Flamurtari“ për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për sigurinë e zyrtarëve të klubit kundërshtar, diskriminim të ekipit kundërshtar dhe përgjegjësi për sjelljen e spektatorëve dënohet me zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi i përgjithshëm dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve jashtë stadiumit përkatës.
2. “Kuksi ”për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërpreje përfundimtare të ndeshjes dënohet me humbje në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve jashtë stadiumit përkatës.
3. “KF Besa” për sjellje të gabuar të spektatorëve paralajmërohet se në rast përsëritjeje do të dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
4. “KF Laci“ për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e një ndeshje dënohet me gjobë në vlerën e 50.000 lekëve.
5. Lojtari i Albpetrolit, Hekuran Korreshi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Lojtari i Shkumbinit, Aldo Branica, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Pogradeci, Albpetroli dhe Elbasani paralajmërohen se në rast të përsëritjes së problemeve të ndodhura për vonesë në fillimin e ndeshjeve do të penalizohen sipas dispozitave të KDS, bazuar në nenin 13 .

 

Teuta  U 19 fiton turneun në nder Agim Maliqati

Në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës u zhvillua aktiviteti i futbollit në nderim të ish portierit të njohur durrsak Agim Maliqati, i cili nuk jeton më që prej nje viti. Në këtë turne ishin të pranishëm shumë figura të futbollit, që kishin ardhur për të kujtuar shokun e tyre si z.Edmond Zalla, Vladimir Ajazaj, Naim Dollaku, Agim Cela, Durim Shtini, Haxhi Ballgjini, Tole Feshti. Agim Maliqati ka qënë nje portier i njohur jo vetem ne qytetin e Durresit, por edhe ne qytetin e Shkodres e të Lushnjes ku ai ka luajtur, gjithashtu Agimi ka qënë edhe anetar i ekipit shpresa te Shqiperise.Mbas fjalimit përshëndetës të mbajtur nga trajneri i mirenjohur durrsak z.Edmond Zalla njëkohësisht edhe inspektori i bashkise Durres, foli edhe babai i Agimit z. Sulejman Maliqati, i cili është një nga ikonat e futbollit shqiptar.Në këtë turne moren pjesë 4 skuadra të moshes U-19 si: Teuta, Tirane, Besa, Shkendia Durres. Kupen “Agim Maliqati” e fitoi me meritë ekipi i Teutës me trajner z.Ilir Biturku dhe zëvendes  z.Oerd Kotja.

Ky aktivitet u organizua nga Zyra Rajonale e FSHF Durres, Bashkia Durres, Klubi Teuta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency