Në Japoin,55 mijë njerëz mbi 100 vjeç

0
142

li-japan-elderly-cp-3597238Në Japoni vazhdon të rritet numri i njerëzve jetëgjatë. Këtë vit në vend numërohen rreth 54.400 shtetas me moshë mbi 100-vjeçare, çka do të thotë 3 mijë më shumë se në vitin e kaluar. Ndërkohë, në mesin e personave të moshës së thyer gra ka 87,5% më shumë se sa burra. Në Japoni numri personave me moshë mbi 100-vjeçare është në rritje të qëndrueshme prej më shumë se 40 vjetësh. Më e moshuara në vend konsiderohet të jetë banorja e Osakës – 115-vjeçarja Misao Okaëa. Ajo lindi më 5 mars të vitit 1898. Në gusht ajo u përfshi në Librin e rekordeve Guinness si njeriu më i moshuar në botë.

 

 

Brazil, 74-vjeçari martohet me një dhi

Një 74-vjeçar nga Sao Paulo në Brazil pritet të martohet me dhinë e tij të dashur Carmelita. Ceremonia është planifikuar të zhvillohet mesnatën e 13 tetorit në Kishën e Djallit. Çifti i veçantë do të kurorëzohet nga një prift që i përket një sekti satanik. i moshuari Aparecido Castaldo ka qenë katër herë i martuar dhe është baba i tetë fëmijëve. Prej disa vitesh ka mbetur i ve dhe ka vendosur t’ia kushtojë të gjithë vëmendjen e tij dhisë Carmelita.  “Kur dikush më thotë se është diçka e keqe, u them se dhia nuk flet, nuk kërkon para për të bërë shoping dhe nuk mbetet shtatzënë”, deklaroi ai. Lidhur me marrëdhënien intime që do të ketë çifti i çuditshëm, 74-vjeçari siguroi se do të ketë vetëm një raport sentimental me kafshën dhe asgjë më shumë.

 

Amerikani do kalojë Oqëanin Atlantik me balona

Një amerikan është duke bërë përpjekje të kalojë Atlantikun duke përdorur qindra balona të vogla. Jonathan Trappe është nisur nga shteti Maine , pranë kufirit me Kanadanë. Shtetasi i Karolinës së Veriut ka thënë në ueb-faqen e tij se Oqeani Atlantik është kaluar disa herë dhe në disa mënyra, por “asnjëherë si kjo”. Ai është duke përdorur më shumë se 300 balona të mbushur me helium. Rreth 150 vullnetarë kanë ndihmuar në mbushjen e tyre.

 

“Tersi” i së premtes së 13-të

Për supersticiozët numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte…dhe kur bëhen bashkë këto dyja, si dita e sotme, mundohen të shmangin lëvizjet, të shtyjnë për një ditë tjetër punën dhe planet e tyre.  Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite. Rrënjët e këtij supersticioni shkojnë deri në shekullin e 19-të. Sipas studiuesve ky kombinim lidhet me vdekjen e Gioachino Rossini, i cili vdiq një të premte më datë 13-të.  13-ta është numër ters që thyen numrin e plotë 12. 12-ta shihet si numër i plotë, si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, (12 fiseve shqiptare, plotësim yni), 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhamedit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e plot e plot të tjera. Sa i përket të premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit të 14-të. Gjithashtu e premte ishte edhe dita e kryeqëzimit të Jezu Krishtit.  Megjithatë, ka autorë që thonë se të gjitha referencat për “tersin e së premtes” nuk ekzistojnë para vitit 1907. Ata argumentojnë se popullariteti i së premtes 13 mori përmasa pas publikimit të novelës së Thomas Ë.Laëson “E premte, 13të” të cilën një punonjës i paskrupullt i “ Ëall Street ” e shfrytëzoi për të përhapur panik, po në atë vit.  Ky kombinim shihet ters në shumë kultura, por ka të tjera që e vlerësojnë krejt ndryshe. Në Itali numri 13-të konsiderohet si fatsjellës, ndërsa kombinimi ters është dita e premte me datën 17-të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency