Nëna 40-vjeçare pranon përdhunimin: Burrin e kam gjetur disa herë duke kryer marrëdhënie me vajzën

0
237

Tronditës ishte pohimi i 40-vjeçares Selvie Yzeiraj në polici ditën e djeshme. Pasi më herët e kishte mohuar të kishte dijeni për përdhunimin e vazhdueshëm të së bijës, një ditë më vonë ajo e ka pranuar.

“Po, i kam parë që të kryenin marrëdhënie, por kisha turp ta tregoja se do bëhej vajza me fjalë”, ishin deklarimet e saj në Policinë e Fierit, raporton “Panorama”.

Nga ana tjetër, Selvia, ndryshe nga një ditë më parë, ka thënë se e kishte parë dy a tri herë Ilmiun duke kryer marrëdhënie me të bijën, por nuk ka pranuar ta bëjë publike për shkak të fjalëve.

“I kam gjetur dy a tri herë që kryenin marrëdhënie, por nuk kam dashur t’i hap fjalë vajzës, prandaj nuk kam reaguar, ndërkohë me Ilmiun prandaj bënim sherr çdo ditë. Ai nuk e trajtonte si vajzën e tij, lëreni çfarë thotë tani. Ja, pyesni vajzën”, ka thënë ajo, ndërsa një ditë më parë u shpreh se nuk ishte në dijeni të rasteve, shkruan “Panorama”.

Por, nga ana e vajzës, nëna 40- vjeçare është denoncuar se nuk e ka mbrojtur përballë ngacmimeve të hershme të njerkut e më pas as nga marrëdhëniet seksuale me dhunë me të. Në dëshminë e dhënë, 12-vjeçarja ka treguar se prej 6 vitesh ishte përdhunuar nga njerku, por në asnjë moment nëna e saj nuk është larguar nga bashkëjetuesi apo ta heqë vajzën nga duart e tij, e jo më të denoncojë rastin.

Ndërsa nëna e të miturës ka dhënë në dy raste variante të ndryshme pas arrestimit, i vetmi që i ka qëndruar dëshmisë së tij ka qenë vetë Ilmi Hoxha.

I arrestuar bashkë me bashkëjetuesen, 52-vjeçari është shprehur se çdo gjë që është thënë për të implikuar atë në akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur, është sajesë dhe shpifje, por pa dhënë arsyen pse mendon që Selvia ta ketë bërë një gjë të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency