Kate Middleton shfaqet në publik pas lindjes së djalit

0
136

Kate-MiddletonKate Middleton u shfaq e mrekullueshme në daljen e parë të saj pas lindjes së djalit. Dukesha e Kembrixhit mori pjesë në një mbrëmje gala të organizuar nga fondacion bamirës. E shoqëruar nga bashkëshorti William, Kate kishte treguar kujdes për pamjen në daljen e parë publike të këtij lloji që nga lindja e Princit George. Me një fustan të gjatë të Jenny Packham të qendisur me diamantë dhe flokët e lëshuar mbi supe, Kate mahniti të gjithë. Mbrëmja gala organizohej nga fondacioni “Tusk” që drejtohet nga bashkëshorti i saj, Princi William. Ky i fundit njoftoi të enjten vendimin për t’u tërhequr nga ushtria mbretërore për t’iu përkushtuar detyrave mbretërore, ndërsa çifti ka kërkuar ndihmën e gruas që u kujdes për Princin William dhe Princin Herri në vitet ‘90 që të bëjë të njëjtën gjë me fëmijën e tyre, George.

 

Alicia Keys tregon format perfekte me bikini

Ylli i muzikës RnB, Alicia Keys, krahas anagazhimeve të shumta që ka me muzikën nuk ka harruar të shijojë dhe disa ditë në bregdetin brazilian. Këngëtarja ka shijuar disa ditë nën shoqërinë e familjarëve të saj, bashkëshortit Swizz Beatz dhe djalit dy vjeçar Egypt. Këngëtarja dukej mahnitëse e veshur me bikini ngjyrë portokalli duke nxjerrë në pah dhe format e saj të mrekullueshme. Fotoja ku 32-vjeçarja u shfaq duke shijuar bregdetin e Rio De Janeiro u postua nga bashkëshorti i saj 34-vjeçar në profilin e tij në Instagram. Gjatë shëtitjeve të shumta që ajo ka bërë, nuk ka humbur rastin të shkrepë disa foto me fanset e saj braziliane. Që pas lindjes së djalit ajo është tërhequr për një periudhë kohore nga muzika duke ju përkushtuar atij pjesën më të madhe të kohës. Në një intervistë ajo ka cilësuar djalin dhe bashkëshortin si personat të cilën e frymëzojnë për gjithcka kryesisht për muzikën. Alicia gjithashtu ka pranuar se kur ngjitet në skenë për të performuar ndihet një tjetër person duke theksuar se kontakti me publikun dhe fansat e saj e bën të ndihet e gjallë. Së fundmi është bërë me dije se këngëtarja do të performojë në Rock with Rio së bashku me yjet e skenave botërore si Beyonce dhe Justin Timberlake.

 

Beyonce, një bukuri natyrale

Beyonce dhe Jay Z. sapo përfunduan një tur të gjatë pushimesh me jahtin e tyre në detin Mesdhe. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që së bashku me pushimet përfunduan edhe postimet e 32-vjeçares në “Tumblr”. Të enjten, këngëtarja publikoi një imazh të sajin gjatë pushimeve, në të cilën ilustrohet më së miri bukuria natyrale e Beyonce. Pa rimel, ton e kurrfarë përkujdesje për flokët, Beyonce shfaqet tejet tërheqëse, ashtu siç jemi mësuar ta shohim pothuajse gjithmonë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency