Bota, sytë tek zgjedhjet në Gjermani, është në lojë e ardhmja dhe stabiliteti i euros

0
149

Ervin Kaduku

Duket se në zgjedhjet e fundshtatorit Angela Merkel do të fitojë mandatin e tretë në krye të qeverisë gjermane; kriza e euros tashmë ka ikur nga faza më e vështirë, por vendimet e ardhshme të Berlinit do të përcaktojnë nëse Eurozona do të qëndrojë apo jo në majat e politikave monetare botërore

 

5856626683_0410223a82_z“Zonja e re e hekurt” e së djathtës evropiane, që ka drejtuar Gjermaninë me dorë të hekurt e të vendosur, duke arritur të shmangë krizën për ekonominë e saj, Angela Merkel, sipas analistëve dhe parashikimeve të masmedias botërore duket se në zgjedhjet e fundshtatorit do të fitojë mandatin e tretë në krye të qeverisë gjermane.

Por, jo për këtë arsye, për herë të parë pas viteve ‘30, zgjedhjet e rajoneve gjermane tërheqin vëmendjen e të gjithë planetit. Gjithsesi, natyra parodike dhe siguruese e këtyre zgjedhjeve duket se ecën në ekuilibër me Gjermaninë ekonomike të ditëve të sotme, ku më shumë konsiderohet jashtë se brenda kufijve. Eksportet e produkteve gjermane si dhe përsiatja tangjente e krizës evropiane mbi ekonominë gjermane e kanë lejuar popullin të përqendrohet pikërisht në vëmendje politike të pandikuar nga presionet financiare.

Për sa i përket të ashtuquajturës krizë të euros, mund të themi se faza e vështirë është kapërcyer, por duhet theksuar se vendimet e ardhshme, edhe pse jo vetëm të Gjermanisë, mbi monedhën e përbashkët, do të përcaktojnë nëse Eurozona do të qëndrojë në majat e politikave monetare botërore apo do të shpërbëhet.

Ekspertët shprehen se historia ka ende mundësi të regjistrojë zonjën Merkel si lideri i cili shpëtoi kolapsin e eksperimentit të integrimit evropian apo dhe si Kancelarja gjermane që e shndërroi projektin problematik në strehë të sigurt. Edhe pse stili i Merkelit gjatë krizës së euros për të zgjidhur problemet dhe marrë vendimet në orët e fundit i destabilizonte liderët e largët si Uashingtoni apo Pekini, përsëri politologjia e përkrah vlerën e palëkundshmërisë të karakterizuar nga qetësia në momente të vështira dhe në çaste suksesi. Evropa dhe bota e kuptojnë se fuqia ekonomike e Gjermanisë përmban përgjegjësi të shtuara, brenda dhe jashtë kontinentit. Detyrimi për shtrëngim shpenzimesh tek shtetet partnere në eurozonë me çmimin e depresionit ekonomik dhe papunësisë së lartë nuk mund të jetë zgjidhja për të ndërtuar Bashkimin Evropian me frymën zhvillimore. Duket se barra e rregullimeve drastike ekonomike duhet të tkurret si për kreditorët ashtu dhe për debitorët. Për këtë, zonja Merkel ka kuptuar se vlerat qëndrojnë tek lidershipi dhe jo tek retorika e ashpër, si mund të dallohet qartë edhe nga situata në të cilën është përfshirë Presidenti Obama.

Efektiviteti kërkon “martesën” e ëndrrës me mundësinë si dhe zgjerimin e kufijve, por të gjitha këto me mbështetjen e opinionit publik. Kancelarja në këtë prizëm e ka kuptuar se Gjermania drejtohet më mirë me prapavijën e fortë. Më tej është imperative të theksojmë se Gjermania ka ndryshuar pozitivisht në vitet e fundit. Vetëm 5 vjet më parë ishte e pamundur të besoje se Berlini do të mbështeste krijimin e fondit prej 500 miliardë eurosh nën formën e Mekanizmit të Stabilitetit, se do të nënshkruante dy marrëveshje të rënda financiarisht shpëtuese për shtetin grek dhe se vetë Banka Qendrore Gjermane do të përfshihej në politikën e angazhimit pa limite të Bankës Qendrore Evropiane. Duket se e ardhmja dhe stabiliteti i monedhës euro qëndron pas miratimit gjerman. Pra, mund të themi se votuesit e Gjermanisë janë vendimmarrës, ashtu si do të donte prapavija politike e zonjës Merkel. Mbetet e domosdoshme të pranohet se filozofia gjermane, sipas së cilës euroja do të lulëzojë vetëm nëse shtetet anëtare ndërmarrin reformat për të rimëkëmbur konkurrueshmërinë kombëtare, është e duhura. Slogani më i mirë thotë se qëndrueshmëria sjell solidaritet.

Për sa i përket të ardhmes mund të nënvizojmë dy rrugëtime. I pari thotë se shtetet e eurozonës në kohë afatmesme nuk do të angazhohen në krijimin e Evropës Federale. Gjithsesi fryma e vetëpërfshirjes do të vazhdojë në fusha si integrimi bankar. Por monedha e përbashkët do të mbetet, ashtu si Bashkimi Evropian, një hibrid ku rregullat janë kolektive por vendimet kombëtare. Çështja e dytë shprehet se realizimi i objektivave të mësipërme nuk do të jetë aspak i lehtë. Lajmi i mirë për të gjithë ne është se vizioni i zonjës Merkel për qëndrueshmërinë dhe begatinë gjermane është i pandarë nga mbështetja dhe jetëgjatësia e monedhës euro. Ndoshta nuk do të vërejmë lëvizje madhështore por lëvizjet me siguri do të jenë të duhurat. Harroni eurobondet, por vështroni lirshmërinë monetare gjermane. A nuk është kjo strategji e zgjuar?

 

 

 

Java valutore, dollari luhatet, euroja forcon pozitat në treg

Euroja ka mbetur e fortë në tregun vendas këtë javë, për të dytën radhazi, duke u këmbyer mbi nivelin e 140 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Monedha e përbashkët tregtohej të hënën me 140.11 lekë, për ta mbyllur javën të premten me 140.21 lekë. Edhe në tregjet ndërkombëtare, euro ka qenë e qëndrueshme, duke u mbyllur të premten me 1.3286 USD.

Nga ana tjetër, dollari ka qenë i luhatshëm në tregun vendas, duke e nisur javën në kuotën e 105.86 lekëve dhe duke e mbyllur me 105.55, në nivele më të ulëta se java e mëparshme.

Aktorët e tregut pohojnë se kërkesa për euro është e lartë, tashmë që tregtia ka rifilluar normalitetin, pas pushimeve të verës, ndërkohë që oferta mbetet e kufizuar. Nga ana tjetër, gushti nuk shënoi forcimin sezonal të euros, për shkak të valutës më të pakët që po hyn në vend nga emigrantët. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë pak ditë më parë treguan se prurjet e emigrantëve ishin në nivelin më të ulët të dekadës në 6 mujorin e parë të vitit, duke rënë me 33% me bazë vjetore, në rreth 230 milionë euro.

Pritshmëritë janë që euro të vijojë të luhatet në kufijtë e 140 lekëve në një periudhë afatshkurtër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency