Rama nxorri projektligjin për “memet”/ Lubonja: Enveri është midis nesh akoma, satira thotë disa të vërteta që s’do t’i dëgjosh

0
125

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në News24 ka kritikuar ndryshimet e reja në Kodin Penal që parashikojnë ndëshkime deri në 1 vit burg për shprehet apo videot ironike të quajtura gjerësisht ‘’meme’’, apo montazhet.

Lubonja thekson se kjo është e ekzagjeruar pasi pranimi i satirës është shenjë e demokracisë. Për më tepër ai thotë se satira thotë disa të vërtetë që dikush tjetër nuk do t’i dëgjojë.

Analisti kujton se vetë Rama i përdor memet kur i intereson. Lubonja bën edhe një paralelizëm me periudhën komuniste ne Shqipëri, kur kujton se në diktaturën e Enver Hoxhës për sharje dënoheshe nga 3-10 vite burg. Ai kujton se edhe më parë ka bërë një shkrim ku theksonte se Enver Hoxha është ende midis nesh pavarësisht rënies së diktaturës.

 

 

‘’Ajo e para ishte e shpejtuar tha Venecia. Kjo është e ekzagjeruar. Pra një satirë. Satira ka shoqëruar mbretërit. Dhe me mbretërit kishte një që bënte satirë. Pranimi i Satirës është shenjë e demokracisë. Ai që ka dalë aty si i fuqishëm, ai jo vetëm duhet ta marrë këtë, por edhe duhet të mësojë nga satira. Satira thotë disa të vërteta, që s’duhet t’i dëgjosh. Për vete i përdor ky. Na thotë ne kazan. Qenit kur i thotë hiqe atë analistin fute brenda.Nga pushteti mund të lëshosh sa të duash, se pushteti është mbi ty. Ky është problemi. Ngjiten lart, që të shtypin të tjerët me këmbë poshtë. Shenjë e mungesës së demokracisë.

 

Enver Hoxha të fuste në burg për fjalë, 3 vjet minimumi, për sharje. Po pse kush je ti mos të të shaj? Me agjent të ndiqte, për një sharje. 3-10 vite burg për agjitacion e propagandë. Enveri është midis nesh akoma. ‘’- tha Lubonja.

Sa i përket draft-raportit paraprak të Komisionit të Venecais për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Lubonja thotë se është një gjendje e mjerueshme lidhur me këtë çështje teksa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të mësojë të vendosë fillimisht dialogun me veten, e pastaj me opozitën.

 

‘’E kemi komentuar njëmijë herë. U bë sepse ishte një nga lëvizjet e shumta që po bën rama për të përçarë opozitën, të fitojë ato zgjedhjet e 25 prillit, që i ndjen të kërcënuara nga kjo keqqeverisje.

Ato argumentet e Venecias janë mjerimi jonë. Ndërkohë që në thelb tregon që s’kemi Gjykatë Kushtetuese, drejtësi të pavarur. Dialogu nënkupton respekt të dyanshëm. Dia do të thotë dy anë të ndryshme. Pra nga një cep në tjetrin.

Këtu ke një qeveri që nuk e njeh kështu, thotë rrethi është i gjithi i imi. Përfille atë tjetrin që është në anën tjetër. Këtu tjetri s’përfillet fare.

Venecia nuk është Gjykatë, Gjykatë Kushtetuese s’kemi. Pra është një bisedë e përsëritur. Situatë e mjeruar ku dialogu është i ndërprerë, dhe mungesa e tij po ta marrësh nga pikëpamja psikoanalitike, se ne duhet të kemi dialog me veten dhe me tjetrin.

Kryeministri duhet të mësojë të vendosë dialogun me veten e me të tjetër.’’- theksoi Lubonja.

Sa i përket negociatave, Lubonja e cilëson ‘Jo’-në e BE për Shqipërinë brenda këtij viti si një ndërgjegjësim të europianëve.

Lubonja shpreson që europianët të japin sinjale më të qarta për qeverinë e Ramës dhe gjendjen e Shqipërisë siç kanë dhënë për Poloninë dhe Hungarinë.

Sa i përket këtyre të fundit, Lubonja thekson se Shqipëria është shumë më rëndë se dy shtetet e BE.

‘’Ka ndodhur diçka përtej zgjedhjeve. Ka ndodhur diçka në raport mes europianëve dhe gjermanëve, me këtë qeveri me Edi Ramën. Për shkaqe të ndryshme janë ndërgegjësuar se çfarë ndodh në Shqipëri. Ka ndikuar shumë faktorë, të dukshëm dhe të padukshëm. Të dukshëm mjafton Teatrin, si u shemb, gjëra skandaloze që s’mund të pranohen. Mos flasim për krimin e organizuar.

Kështu që në këto qëndrime shtoji këtyre këto veprimet me Kodin Zgjedhor, që mbyllin hapësirat demokratike, që po bëhen me ndryshime, propozime, për mediat. E qartë që kemi të bëjmë më autoritarizëm në rritje, kërcënim në rritje. S’duan të prishin atë gjuhën diplomatike sepse thonë si mund të ndikojnë. Duhet të japin shenja më të qarta se sa kaq. Folëm për shenjat e qarta si prirjet autoritariste në Poloni e Hungari. Me sa i njoh Shqipëria është më rëndë se aq. S’mund të flitet aty për krim të organizuar që kap shtetin dhe prish në mes të qytetit trashëgimi kulturore. Degradimi i atyre pak arritjeve që i kemi pasur është i dukshëm. Shpresoj këta, që janë aktorë do japin sinjale të qarta ashtu siç japin dhe kanë dhënë për Poloninë e Hungarinë. ‘’- deklaroi analisti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here