Deputetja e Partisë së Lirisë, FLoida Kërpaci ka reaguar lidhur me publikimin e tezës së matematikës në maturën shtetërore.
Sot doli teza e matematikës, më parë ka dalë ajo e tezave të tjera. Mirëpo edhe sot asnjë nga institucionet publike nuk mban përgjegjësi, asnjë hetim administrativ nuk është nisur nga Ministria e Arsimit, ndërsa qeveria Rama vazhdon vret ëndrrat e të rinjve që praktikisht padrejtësia i çon në emigrim- shkruan deputetja në postimin e saj.
Postimi i plotë:
Procesi i Maturës Shtetërore është një flluskë e madhe sapuni, e mbushur plot me padrejtësi dhe pabarazi!
Teza e maturës shtetërore, e cila supozohet se përgatitet me shumë profesionalizëm dhe në fshtehtësi të plotë, del e postuar në rrjetet sociale përpara se sa të nisë provimi dhe vetë maturantët në testim të njohurive ta shohin.
Pra, nuk mund të përjashtojmë asnjë shqetësim legjitim të mijëra maturantëve dhe prindërve të tyre, që tezat e maturave shtetërore në të vërtetë kanë një çmim dhe me njohjet e duhura, dikush arrin ti sigurojë dhe të zhvillojë një provim duke i pasur zgjidhjet gati.
Sot doli teza e matematikës, më parë ka dalë ajo e tezave të tjera. Mirëpo edhe sot asnjë nga institucionet publike nuk mban përgjegjësi, asnjë hetim administrativ nuk është nisur nga Ministria e Arsimit, ndërsa qeveria Rama vazhdon vret ëndrrat e të rinjve që praktikisht padrejtësia i çon në emigrim.
Suksese në jetë maturantë, se në maturë merita nuk ka vend…!