15 kutitë e Tropojës nuk ndryshojnë rezultatin, LSI pa mandat në Kukës

0
211

Gëzim Saliu

PD thellon diferencën me LSI-në, rezultati përfundimtar, 3 mandate PD dhe 1 mandat PS

 

timthumbKolegji Zgjedhor mbylli dje rinumërimin e 15 kutive të qarkut të Kukësit, nga ku Lëvizja Socialiste për Integrim nuk arriti të merrte mandatin e pretenduar. Kutitë e hapura me kërkesën e LSI-së, e cila pretendonte se i ishte marrë padrejtësisht një mandat deputeti në zgjedhjet e 23 qershorit, jo vetëm që nuk shënuan rezultat pozitiv për partinë e drejtuar nga Ilir Meta, por thelluan edhe më shumë diferencën me PD-në, nga 15 që ishte para rinumërimit në 23 pas përfundimit të tij. Me këtë rezultat, nuk ndryshon rezultati i dalë nga KQZ-ja, sipas së cilit mandatet për qarkun e Kukësit ndahen në 3 për PD-në dhe vetëm 1 për Partinë Socialiste.

Rinumërimi

Në bazë të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ ka sjellë dje rreth orës 10:30 në ambientet e Gjykatës së Apelit 15 kutitë e qarkut të Kukësit, për të cilat LSI pretendonte një mandat deputeti. Pasi përcaktoi listën e ekspertëve dhe vëzhguesve, Kolegji ka nisur rinumërimin e kutive që i përkisnin rrethit të Tropojës. Edhe pse Kolegji vendosi që procesi i rinumërimit të mos kryhej në ambientet e institucionit më të lartë të administrimit zgjedhor, ishin pjesëtarët e stafit të KQZ-së ata të cilët numëruan dje 15 kutitë e qarkut të Kukësit. Katër grupe numërimi nisën procesin, ku për thuajse dy orë përfundoi rinumërimi i 13 kutive të para të votimit të qarkut Kukës, nga 15 kutitë që do të rinumëroheshin në total. Dy kutitë nr. 0441 dhe 0446, u kontestuan pasi kishin mospërputhje të kodeve. Për këtë qëllim trupa e Kolegjit, me relator gjyqtarin Valbon Çekrezin, u tërhoq për të marrë një vendim lidhur me kutitë e kontestuara dhe vendosi që ata të rinumërohet pavarësisht kundërshtimit të LSI. Edhe me rinumërimin e kutive të kontestuara rezultoi se nuk kishte asnjë ndryshim rezultatit, madje diferenca mes dy partive u thellua më tej. Përkatësisht në kutinë me nr. 0441 rezultati mbetet i pandryshuar, LSI 23, PD 193 e po ashtu në kutinë me nr. 0446, LSI 31, PD 265. Nga 15 vota avantazh që ishte PD si koalicion para nisjes së rinumërimit, në përfundim të procesit diferenca u shtua me 8 vota të tjera, gjithsej 23 vota. Dy ditë më parë, Kolegji Zgjedhor shqyrtoi kërkesën e LSI-së, e cila kërkonte rinumërimin e 15 kutive të rrethit Tropojë, qarku Kukës, ku pretendonte një mandat deputeti. Pas shqyrtimit të akt ekspertizës së përgatitur nga ekspertët e PD dhe LSI, të cilët arritën në konkluzione të ndryshme rreth provave që konsistonin në pamjet filmike të votave me rezultatin e tabelave përmbledhëse të KQZ-së, Kolegji vendosi të pranojë kërkesën e LSI-së. Ky u cilësua një vendim me dy standarde nga demokratët, ku përfaqësuesi ligjor i kësaj force Ivi Kaso shprehu nga ana tjetër sigurinë për fitoren në qarkun e Kukësit. Rinumërimi i djeshëm në Kolegj i dha të drejtë PD-së, pasi jo vetëm që LSI nuk arriti të marrë mandatin e pretenduar, por u thellua më tej diferenca mes saj dhe PD-së, nga 15 vota para rinumërimit në 23 vota pas tij. Rezultati përfundimtar në qarkun e Kukësit do të mbetet 3 mandate për koalicionin e djathtë Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim dhe 1 mandat për koalicionin e majtë Aleanca për Shqipërinë Evropiane.

 

Rezultati i 15 kutive të rinumëruara

QV 0442 – Nuk ka ndryshim rezultati

LSI 33 vota

PD 332 vota

QV 0443 – Nuk ka ndryshim rezultati

LSI 30 vota

PD 230 vota

QV 0444

LSI 18 vota

PD kishte 212 vota – 211 vota pas rinumërimit

QV 0447 – Nuk ka ndryshim rezultati

LSI ka 21 vota

PD 180 vota

QV 0454

LSI 40 vota

PD nga 107 – shkoi në 106 vota pas rinumërimit

PR ishte 50 – shkoi në 52 vota pas rinumërimit

QV 0455

LSI 43vota – shkoi në 42 vota

PD ishte 222 vota – shkoi në 221 vota

QV 0462

PD 177 vota

LSI kishte 8 vota – shkon në 7 vota

QV 0465 Nuk ndryshon rezultati

LSI 6 vota

PD 177

QV 0473 – Nuk ka ndryshim rezultati

LSI 19 vota

PD 138 vota

QV 0504 – Nuk ndryshon rezultati

LSI 18

PD 129

PR i shtohen 2 vota

QV 0518 – Nuk ndryshon rezultati

LSI 4 vota

PD 219 vota

QV 0524

LSI 8

PD kishte 168 – shkon në 169 vota pas rinumërimit

QV 0441 – rezultati mbetet i pandryshuar

LSI 23

PD 193

QV 0446 – rezultati mbetet i pandryshuar

LSI 31

PD 265

2 QV e Kontestuara

QV 0446 – rezultati mbetet i pandryshuar

PD 251 vota

LSI 31 vota

QV 0441- rezultati mbetet i pandryshuar

PD 194 vota

LSI 23 vota

 

Vendimi

Bie kërkesa e LSI-së, Kolegji miraton tabelat: AMPI 3 mandate dhe ASHE 1 mandat

PD: Bindja jonë për pastërtinë e fitores u vërtetua. LSI: Ku shkuan fletët e bardha?

Pas procesit të rinumërimit të15 kutive të votimit të qarkut Kukës, Kolegji Zgjedhor miratoi dje tabelat e reja të rezultatit së bashku me ndryshimet që erdhën nga procesi i djeshëm i zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Apelit. Sipas vendimit të Kolegjit, rezultati përfundimtar për qarkun e Kukësit është 3 mandate për koalicionin e djathtë Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim dhe 1 mandat për koalicionin e majtë Aleanca për Shqipërinë Evropiane. Po ashtu Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë dje edhe kërkesën tjetër të LSI-së për shpalljen e pavlefshme të dy kutive të kontestuar, duke pranuar rezultatin e dalë në to nga rinumërimi i djeshëm. Në përfundim të të gjithë procesit, përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, deklaroi se Kolegji vërtetoi bindjen e PD-së për pastërtinë e fitores në Kukës. “Të gjitha pretendimet e ngritura ishin të pabazuara, por edhe në pamjet filmike të cilat pretendonin se i kishin parë dhe ekzaminuar, rezultati pasqyronte atë që grupet e numërimit kishin nxjerrë. Bindja jonë për pastërtinë e fitores sonë në qarkun e Kukësit u vërtetua. Ne kemi qenë që në fillim për transparencën dhe na vjen mirë që këtë qëndrim konsekuent që e kemi mbajtur në të gjithë proceset u konfirmua edhe në këtë rast, në rastin e Kukësit”, – u shpreh Kaso. Ndërkohë që përfaqësuesi ligjor i LSI-së Ilirjan Muho hodhi dyshime për ndërhyrjen në kutitë e votimit të numëruara dje në Kolegjin Zgjedhor. “Ekspertët tanë konstatuan se në monitor shfaqeshin fletë votimi të bardha, pa shenja dalluese, të cilat duhet të vlerësoheshin si të pavlefshme. Pretendimi ynë u mor parasysh nga gjykata. Mbi këto baza kolegji vendosi të rinumëronte kutitë e votimit. Sot u konstatua se këto fletë votimi mungonin, nuk ishin më të bardha, por të shënjuara. Pyetja jonë është, ku shkuan fletët e votimit të bardha”, – tha Muho.

 

Reagimet për kutitë e kontestuara

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho

 “Votimi është i cenuar rëndë, pasi 2 kodet që mbyllin kutinë, janë prekur dhe ne kërkojmë që të mos rinumërohen. Për aq sa kohë cenohet siguria”

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso

“Janë të njëjtat kuti dhe kode që janë dorëzuar nga KZAZ. Në momentin e dorëzimit marrin pjesë kryetari, nënkryetari dhe sekretari, janë ata që e kanë dorëzuar. Kërkojmë të thellohet hetimi, për çdo parregullsi palët të mbajnë shënim”

Përfaqësuesja e KQZ-së, Dëshira Pasku

“Sa u takon dy kutive të rinumërimit, 2 kode nuk korrespondojnë. Integriteti i këtyre kutive nga vendi i rinumërimit në KQZ vërtetohet në bazë të firmave që kanë lëshuar anëtarët e KZAZ. Ne kërkojmë të hapen dhe rinumërohen”

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency