Nuk ka tagër qeveria për të kërkuar nisjen e hetimeve specifike”, Xhafaj ‘blindon’ me pyetje Manjën

0
100

Në Komisionin e Ligjeve është duke u diskutuar sot për rekomandimet e qeverisë për prokurorinë e përgjithshme, në lidhje me problematikat që kanë të bëjnë me krimin, ku në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave ishte Ulsi Manja.

Në seancën me pyetje përgjigje, nuk munguan vërejtjet e deputetit Fatmir Xhafaj, në lidhje me konpetencat dhe me shkeljen e afateve nga Këshilli i Ministrave për dhënien e rekomandimeve. Xhafaj tha se procesi do të duhet të përmbyllet brenda datës 31 Mars, siç e parashikon edhe ligji, ndërkohë që shtoi se qeveria nuk ka tagër që të reagojë për nisjen e procedimeve specifike.

Manja u justifikua për shkeljen e afateve që parashikon ligji, me pretendimin se kështu kishte ndodhur dhe me qeveritë e shkuara.

Nga ana tjetër ai tha se ka një ngërç në komunikimin mes prokurorive të rretheve, të përgjithshme dhe ministrisë, për shkak të mungesës së në database, për përpunimin e të dhënave që lidhen me veprat të ndryshme penale.

Fatmir Xhafaj në Komisionin e Ligjeve: Është e rëndësishme që të kuptojmë të gjithë se nga rrjedh fakti që ne jemi në këtë tavolinë për të dëgjuar ministrin, është dispozita që parashikon qartë disa momente. E drejta e Këshillit të Ministrave për të rekomanduar, në luftën kundër kriminalitetit, që këto rekomandime janë të këshillit të ministrave dhe jo kryeministrit apo ministrave.

Së treti është ministri që e prezanton këtë, dhe e katërta që këto fokusohen vetëm te kriminaliteti dhe jo te çështje konkrete se kush duhet hetuar apo jo, dhe detyrimin e Këshillit të Minsitrave për të ndjekur zbatimin e këtyre rekomandimeve.

Ky ushtrim parlamentar, zhvillohet në disa realitete konkrete, ky është viti i tretë i institucioneve të drejtësisë, reforma në drejtësi është qartësuar, dhe së treti ka qenë dhe është momenti për një analizë më të thelluar, për të reflektuar, ndoshta edhe për ta modifikuar qasjen tonë në këtë proces. Në këtë kontekst të situatës por edhe të vetë ligjit, do të doja ti bëja ministrit disa pyetje, bazuar në rekomandimet që ai ka paraqitur:

Së pari liogji ju detyron ju që rekomandimet ti paraqisni deri në 31 Mars, pyetja ime është a janë miratuar këto rekomandime në Këshillin e Minsistrave, iu janë bërë prezente prokurorëve, cila është problematika e re dalluese në krahasim me një vit më parë?

Shoh një shqetësim në përgjigjen e institucioneve nga 2 apo 4 muaj me vonesë, është e drejtë që ju buron nga ligji, si shpjegohet kjo, ka ndonjë gjë që nuk shkon?

Përcaktohet metodologjia e ndjekur prej jush, për rekomandimet e 2022, ka diçka që duhet bërë më mirë në këtë proces? Në raportet e ekzekutivit me këto institucione.

Ju keni ardhur këtu që të paraqisni këndvështrimet tuaja, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve, pyetja ime është: a përputhen këto rekomandime të dhëna në atë kohë, me zhvillimet reale të kriminalitetit në vend?

Në rekomandimet e 2021 dhe 2022, ju, pra qeveria, keni vendosur prioritet numër 1 pavarësinë e prokurorëve, cila është lidhja që bëni ju me kriminalitetin, çfarë e bën këtë prioritetin numër 1 të rekomandimeve.

Kemi sot ne një analizë të efekteve që kanë sjellë këto rekomandime?

Në përgjigjet tuaja ju folët për kërkesa të reja për Oficerë të Policisë Gjyqësore, megjithëse kryetarja e Komisionit tha se u është dhënë më shumë sesa duhet. A ka një analizë sot për problematikat? Apo ne do të vazhdojmë të ecim me kërkesa të rastit, gjykime të rastit dhe reagime të rastit.

Ulsi Manja: Është e vërtetë që ligji përcakton që çdo 31 Mars, këshilli i ministrave duhet të prezantojë te prokurorët rekomandimet për vitin e ardhshëm, afati nuk është zbatuar asnjëherë. Për këtë vit janë miratuar në këshillin e ministrave, në datën 11/5/2022, shumë shpejt ne do të kemi një prezantim me të gjithë drejtuesit e prokurorive siç e kërkon edhe ligji.

Është një pyetje që ka të bëjë me korrespodencën me prokurorinë e përgjithshme dhe SPAK, më lejoni që në krye të herës, që ky problem dhe metodologjia që përdoret sot, meriton një analizë të posaçme. Sepse mënyra e transmetimit të të dhënave të kriminalitetit, nga prokuroritë e shkallëve të parë, te prokuroria e përgjithshme, dhe më pas te ministria e drejtësisë, është mungesa e një sistemi të integruar, mungesa e një database të saktë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here