“I vdekuri” fiton në zgjedhje

0
134

Lenin-CarballidoProkuroria në Meksikë ka filluar hetimet se si njeriu për të cilin ishte shpallur lajmi për vdekje, fitoi në zgjedhjet lokale të fshatit në jug të vendit. Lenin Karbaljido në zgjedhje shënoi fitore të ngushtë në vendin San Agustin Amatengo, afër qyteti Oahaka.Pas zgjedhjeve u prezantua lajmi për vdekje sipas së cilës Karbaljido kishte vdekur në vitin 2010 gjatë komës diabetike.Përfaqësuesit e autoriteteve thanë se lajmin për vdekje e kishte nënshkruar dikush nga ofiqarët porse vdekja ka qenë e inskenuar. Në Prokurori theksohet se njëri nga kushërinjtë e Karbaljidos e kishte shfrytëzuar lajmin për vdekje që të bindte policët për t’u tërhequr urdhër arresti kundër tij në vitin 2004 pasi akuzohej për përdhunim.

 

Kina hap dyert e ndërtesës më të madhe në botë

Dyqane, pistë patinazhi, plazh dhe hotele janë të gjitha aktivitete në ofertë për vizitorët në ndërtesën më të madhe në botë. Qendra tregtare Neë Century Global Centre në Chengdu, Kinë, është 20 herë më e madhe se pallati i operës në Sydney  ose tre herë më e madhe së Pentagoni. Me një sipërfaqe prej 1.7 milion metra katrorë, ajo përmban qendra tregtare, një fshat mesdhetar, një park ujor, një pistë patinazhi dhe hotele të shumta. Megjithatë, vizitorët në ndërtesën prej xhami nuk duhet të shqetësohen për motin, pasi kompleksi gjigant ka një diell artificial.  Ndërtesa është 500 metra e gjatë, 400 metra e gjerë dhe 100 metra e lartë, thuhet në raport. Sipas zyrtarëve kinezë, Neë Century Global Centre është ndërtesa më e madhe në botë dhe janë dashur tre vjet për ta përfunduar.

 

Foshnja “ngjallet” 3 orë pas lindjes

Një foshnje e lindur e vdekur realizoi një “ringjallje” të pabesueshme vetëm tri orë më vonë, informojnë mediat braziliane. E quajtur Yasmin Gomes, vajza kishte lindur me ndërlikime të shumta dhe mjekët nuk kishin mundur t’i dëgjonin rrahjet e zemrës, ndaj e kishin shpallur të vdekur. Pas kësaj, një infermiere kishte shoqëruar trupin e pajetë në një sallë të vogël lutjesh brenda spitalit, ku do t’i kryheshin shërbesat fetare. Tri orë pasi e sapolindura ishte dërguar dhe lënë si një trup i pajetë në kishën e improvizuar, mbërriti gjyshja e saj e hidhëruar për të marrë në dorëzim trupin. Siç dëshmoi e moshuara, në momentin kur ajo e mori në dorë mbesën, pa se vajza ishte ende e ngrohtë dhe në atë moment Yasmina hapi një sy dhe nisi të qante e shkelmonte. “Nuk mund ta besoja. Ende nuk më ishin tharë lotët e dëshpërimit, kur vjen mamaja dhe më sjell vajzën shëndoshë e mirë”, deklaroi 26-vjeçari Cleverson Carlos Gomes, babai i foshnjës. Edhe më të shtangur mbetën mjekët, të cilët kishin firmosur certifikatën e vdekjes, ndërsa analizat e mëpastajme treguan se foshnja gëzon shëndet të plotë.

 

Përshkon 5 000 km në karrike me rrota

Gabriel Cordell është nisur në muajin prill me një karroce invalidësh nga brigjet e Paqësorit për të mbërritur në anën lindore të SHBA-së në Neë York.  i paralizuari Cordell mbërriti në Neë York pas 99 ditësh udhëtim me karrigen me rrota, duke shfrytëzuar vetëm fuqinë e krahëve, pa përdorur asnjë mjet teknologjik. Ai u nis nga Santa Monica në Kaliforni, më 1 prill, i shoqëruar nga një grup miqsh, mes të cilëve edhe Lisa France, një producente dokumentarësh, nga e cila lindi edhe ideja e filmit “Roll Ëith Me”. “Kur mora vendimin për këtë aventurë, nuk kisha asnjë dollar në xhep, por vetëm vullnetin dhe karrigen time me rrota. Lisa besoi tek unë dhe bëri çmos që kjo të realizohej. Unë e falënderoj shumë. Ajo është për mua një motër e dytë”, deklaroi Cordell pas mbërritjes në Neë York.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency