Etruskët, populli enigmatik që ka prejardhjen nga gjigandët

0
208

Etruskët

Etruskët janë populli më enigmatik dhe më tërheqës që i përket Italisë, territori kryesor i ndikimit të tyre. Simbas hulumtuesit Mario Gattoni Celli, të dhënat historike për ta nuk i kapërcejnë pesë apo gjashtë faqe libri. Asgjë më shumë. Tekstet shkollore e përshkruajnë shpejt e shpejt monarkinë e fuqishme etruske të zhvilluar nëpër breza, formuar nga shtatë mbretër, mbas të cilëve ia beh menjëherë lindja e republikës romake. Esetë e studiuesve, duke u mbështetur tek këngët e tyre, shtojnë vetëm se Etruskët ishin autoktonë në gadishullin e tyre, që flisnin një gjuhë të padeshifrueshme dhe që kishin arritur nivele të shkëlqyera në arte, në politikë e në arkitekturë, por pa e vënë theksin  në vlerat njerëzore dhe shpirtërore që ata i dhuruan perandorisë romake. Etruskët nuk kanë vdekur kurrë  dhe kanë lënë si dhuratë një thesar të paçmuar që rrëfen një histori, një histori të filluar shumë kohë më parë.

Ata e kishin prejardhjen nga Gjigandët
Hulumtuesit më të zotë e vendosin origjinën e Etruskëve në Lydia, në lindje të Smirnes, duke cituar Herodotin që shkruan kështu në Historitë, I, 94: “Lidët tregojnë se në kohën e mbretit Atys, bir i Manes, në Lidi pllakosi një zi buke e madhe; për ca kohë pupullsia rezistoi, por mandej, duke parë që ajo nuk reshtte,…mbreti e ndau popullin në dy pjesë… Në krye të atyre që ishin përcaktuar të mbeteshin aty, mbreti vuri veten; në krye të atyre që ishin caktuar të largoheshin, vuri birin e tij Tirrenin. Mërgimtarët zbritën në Smirne, ndërtuan anije…e u vunë në kërkim të një toke të re…, derisa mbasiqë kishin ndaluar në disa vënde, mbërritën pranë Umbrëve ku themeluan qytetin ku ende sot banojnë…”

Manes, analog me faraonin e parë Menes, është monarku legjendar Manu, emër që mishëron udhëheqjen e shtatë racave- mëma me nënracat korresponduese. Manu kishte udhëhequr shumë migrime në epokat e parapërmbytjes nga zanafillori Ishull i Bardhë në Detin e Gobëve, Thule mitologjike, territor tropikal i harlisur që i shtrinte kufinjtë e vet në Polin e Veriut, deri në tokat e kontinentit Mu e në Atlantidë. Etruskët e quanin veten Rasna, nga rrënja ra, analoge me Ramu, mbreti-prift i Mu, Rama në Indi dhe Ra-ja egjiptian, personifikim i energjisë diellore zemra vitale e Kozmosit. Simbole kryqi i thyer dhe globi me flatra i pllakave të Mu, gdhendur në mënyrë respektive mbi muret e Sovana-s në Grosseto, e në Varrin e të Shquarve në Caere. Rrugët tregtare të Etruskëve ishin Tule-t që mbërrinin deri në Himalaje, e jehonën e të cilave e gjejmë në toponimin Caput-tolium, kapo i Tule-ve, Kapitol, Romë. Paraardhësit e Etruskëve janë Toltekët, nënraca e tretë kryesore e racës atlantidase, siç kuptojmë nga vepra e Arthur Poëell, Sistemi diellor. Me ngjyrë kuqe-brune, kishin një lartësi të mrekullishme dhe ishin të parët në artin e ndërtimit, që vërehet nëpërmjet tempujve ciklopikë, rrugëve me kalldrëm dhe urave. Ata krijuan një perandori të shkëlqyer nëpërmjet disa mijëvjeçarëve, derisa një kataklizmë u përplas në Atlantidë dhe Toltekët mundën të hidhen në Amerikë, duke themeluar qytetërimin inkas, teksa trashëgimtarët e tyre ndërtuan në shekullin IX para Krishtit Tula-n në Meksikë, me “atlantët” e tyre gjigandë. Geni toltek gjendet i pacënuar nën nënracën e gjashtë akkadiane, pikërisht e Etruskëve, që përfaqsojnë lidhje të pazgjidhshme edhe me Egjiptianët, Majatë e Indianët e Amerikës së Veriut, të tjerë prejardhës nga Toltekët.

 

Ata flisnin sanskritisht
Po kush ishin në të vërtetë Etruskët? Gjuha e depërton misterin? Perandori  Klaud, i mrekulluar nga bota e tyre, shkroi Tirreniket në njëzet vëllime, zhdukur të gjitha në hiç. Të njejtin fat pësuan Anualet Etruske që ruheshin në Tabularium Capitolinum, të cilat rrëfenin origjinën e vërtetë të Romakëve, Librat Etruskë, duke mbijetuar vetëm ndonjë fragment në autorët latinë. E çuditshme, duke e ditur se nxënësit romakë shkonin për të studiuar etruskisht në shkollën prestigjioze Kaere. Gjuha e Rasna-ve, pohon filologu Bernardini Marzolla, zbulon një prejardhje antike nga idioma e parë e planetit: sanskritishtja. Teksti më i plotë është gdhendur mbi fashat e një mumjeje të zbuluar në Egjipt dy shekuj më parë, e cila sot ndodhet në Muzeun e Zagrebit. Rrypat e fashës që janë katërmbëdhjetë metra, përbëjnë “Librin e Mumies”, duke iu shtuar bashkangjitur mështu dymbëdhjetë mijë shkrimeve tjera të mbetura.

 

Adhurues të Nënës së Madhe
Rreth vitit 1.000 para Krishtit, banorët e Lydias u vendosën në ishullin Lemno me kryeqytet Hefestian, në Detin Egje, i cili është i mbjellur me nekropole e sanktuare kushtuar viirgjëreshës së zezë Çibele, që thirrej nënë e Indo-s. Vajzat mësonin teogaminë e shenjtë në kolegje të veçanta, që të kujtojnë ato të Mamakones inkase e ato të Vestaleve romake. Shoqëria etruske e ishte e tipit matriarkal, si Atlantida, me gra që ishin të pranishme në kultet e shenjta dhe gëzonin ndikim të fortë në vendimet më të rëndësishme. Provë për këtë është varri Regolini-Galassi, zbuluar më 1836 në Kaere, ku është varrosur princesha Larthia.  veshur me një rrobë të endur me sfera të vogla të kokrrizuara. Pohon, mandej, edhe historia e Lukumonit, bir i një fisniku korintas që së bashku me gruan e tij Tanakuila arriti në Romë nga Tarkuinia në shek. VII sec. para Krishtit. Në portat e Romës, një shqiponjë ia rrëmbeu kapelën Lukumonit, për t’ia rikthyer mandej sërish.  Një ndodhi e tillë shfaqet edhe në mitin actek, e në themelimin e kryeqendërs Kajamarkuila në Peru, ku një kondor kishte kurorëzuar themeluesin e saj. Tanakuila është një emër inkas, meqë “kuila” do të thotë hënë, duke lënë të nënkuptohet se gruaja i përkiste një kulti të lashtë hënor. Në etruskisht i njejti emër është Thanakhvil, ku “than” është pamja femërore e Zotit Tin dhe “akhvil” është shërbëtore, do të thotë “shërbëtoret e zotave”, një urdhër i lashtë.

 

Rraca e heshtjes
Qendra fillimore dhe zemra e jetës  etruske është Fanum Voltumnae, mes pyllit të dendur të Lamonit përresth Liqenit të Bolsena-s, që i shtrinte kufinjtë e veta deri në Tarkuinia, duke formuar një vend të shenjtë   në kufirin mes qiellit e tokës. Këtu, në Tempullin e shenjtë, lukumonët e dymbëdhjetë qyteteve të shenjta mblidheshin çdo vit për të zgjedhur një prift të ri dhe për të kremtuar ceremoninë misterioze të Paska-s, në ku thyhej buka dhe pihej vera, ndërsa  pjesëmarrësve u jepej shega si simbol i ripërtëritjes. Rasnat e dinin se detyra e tyre në tokë po shkonte drejt fundit, ashtu si edhe inkasit të cilët nëpërmjet yjeve të njejtin paralajmërim. Dhjetë  “saekula” zgjati qytetërimi i lavdishëm që ata kishin krijuar, e askush, as dhe më i fuqishmi i lukumonëve nuk ishte në gjendje t’i kundërvihej. E u zhduk në agimin e një Dielli të ri kjo rracë e lavdishme që në heshtje e kishte mbruajtur kohën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency