Grupi B Ja çfarë fshehin Uruguai dhe Tahiti

0
179

suarez dhe kavaniProtagonistet kryesore të Kupës së Konfederatave do të keni mundësi që t’i njihni më nga afër nga faqet tona. Në këtë numër dhe në atë të ardhshmin do t’ju prezantojmë me përfaqësueset që do të ngrenë edhe më shumë temperaturat verore. Sot do të keni mundësi të njihni më nga afër dy përfaqësueset e grupit B, Uruguain dhe Tahitin

 

Uruguai – Kavani, Suarez dhe fundi i ciklit

 

Atëherë kur duhet, Uruguai nuk zhgënjen askënd. Ky është përfundimi që kanë nxjerrë të gjithë, pasi kanë parë këtë përfaqësuese që në 2010-ën u rendit e katërta në Botëror dhe vetëm një vit më pas fitoi Kupën e Amerikës Latine, pasi mundi 3-0 Paraguain në finale.

 

Në rënie

Ajo çka shqetëson komisarin teknik të kësaj kombëtareje, Tabarez, është fakti se ka lënë shumë pikë këto dy vitet e fundit në eliminatoret e Brazil 2014. “La Celeste” në shtatë takimet e fundit ka marrë vetëm një fitore. Ky rendiment ka komplikuar disi planet e Suearezit me shokë për të tentuar një tjetër dramë në Brazil (kujtojmë se një nga botërorët e fituar Uruguai e ka marrë pikërisht në Brazil përballë ekipit vendas).

 

Sulmi “atomik” nuk mjafton

Faktet janë të qarta. Një sulm atomik si ai Kavani-Suarez nuk bë shumë punë kur ekipit në vetvete nuk rigjenerohet nga talentet. Këta të fundit i kanë munguar Uruguait që në vitet e fundit nuk ka arritur që të gjejë zëvendësues ideal për lider në ikje si Lugano, Perez, Godin dhe Forlan… mosha po ndihet tek këmbët e këtyre të fundit, prandaj edhe një pyetje është krejt legjitime. A po mbyllet ky cikël fantastik i Uruguait?

 

Ylli

Së bashku me Luis Suarezin, Edinson Kavani është maja e diamantit e përfaqësueses “Celeste”. Këtë verë “matadori” i Napolit duket se nuk do të ketë mendjen tek Uruguai pasi po vendos se në cilin klub do të shkojë. Nënë e tij vetëm dje zbuloi se ka nisur negociatat me Mançester Sitin dhe Reali i Madridit. si të mos mungonte merkato, Kavani vuan shumë kur vesh të kaltrën pasi në 49 takime ka shënuar vetëm 13 gola. Ndërkohë që statistikat janë edhe më të tmerrshme kur shikon se në 2013 ende nuk ka shënuar asnjë gol për përfaqësuesen e tij. Kjo Kupë Konfederatash do provojë se sa është rritur Kavani.

 

 

Tahiti është “hirushja” e këndshme

 

E pabesueshme, po ju prezantojmë me Tahitin. Kjo është përfaqësuesja që mundi të mbërrinte deri këtu, në Kupën e Konfederatave, pasi FIFA vendosi që të dërgonte Australinë në konfederatën aziatike (në Oqeani “kangurët” nuk kishin rivalë). Ata vijnë në këtë kompeticion si fitues të Kupës së Kombeve të Oqeanisë. Ata mundën të fitonin në Honiara, kryeqytetin e Ishujve Salomon, këtë kualifikim falë dështimit të Zelandës së Re (u kualifikua në fazën finale të Botërorit 2010).

 

Çfarë duhet të presim?

Shumë pak. Deri më tani futbolli në Haiti është ende në hapat e parë. Ata janë diletantë ende. Federata Haitiane e Futbollit përbëhet vetëm nga tre punonjës me kohë të plotë (njëri prej tyre është edhe komisari teknik, Edi Etaeta). Ndërsa kampionati kombëtar atje ka vetëm 11 skuadra. E vetmja shpresë gjendet brenda 5-4-1 (skema) shumë të lidhur. Çdo rival ka hasur shumë vështirësi për t’i gjetur hapësira boshe nga prapa. Pra Tahiti është “hirushja” që është ftuar në këtë ballo disi rastësisht.

 

Ylli

Lojtari më i fortë i këtij formacioni është sulmuesi me origjinë kineze, Stivi Çong Hue. Ishte pikërisht ky i fundit lojtari që shënoi rrjetën deçizive që dërgoi këtë skuadër në Kupën e Konfederatave. Ky lojtar maksimumin në karrierë e arriti kur luajti në divizionin e tretë belg për skuadrën e Bleid-Gaume. Më vonë ai u rikthye në atdhe tek Dragoni. Ndërkohë që ylli i vërtetë është Marama Vahirua. Ky i fundit është rritur në Francë dhe ka qenë pjesë e skuadrave si Nant, Nisë, Lorio, Nonsi dhe Monako. Në moshën 33-vjeçare ai është gati që t’i ofrojë asistencë Chong Huesë. Në fakt, për të qenë kapiten i skuadrës që renditet e 135 në renditjen e FIFA-s, këto cilësi mjaftojnë…

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency