Bredharaku i PS-së

0
142

ramaNga Feti Zeneli

fetizeneli@yahoo.com

Premtimet demagogjike të Edvin Ramës në këtë fushatë elektorale, “për një Rilindje shqiptare”, më kthejnë prapa në kohë dhe histori; madje shumë kohë përtej vitit ‘91, kur ai kërkonte “t’i nxirrte qumështin e nënës nga hundët” Partisë Socialiste, pasi sipas tij, “…për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”; sikundër më çojnë përtej kufijve tanë shtetërorë, në Italinë fqinje të viteve ‘29-‘30, për të gjetur shëmbëlltyrën burimore të filozofisë edviniste. Siç dihet nga historia, kjo periudhë përkon me ngjitjen në krye të së majtës italiane, të Benito Musolinit, pasi kthehet nga Zvicra ku prej policisë së atij vendi ishte shpallur dhe kishte marrë nofkën “Vagabondi”. Në kongresin e Partisë Socialiste të asaj kohe, ai hedh idenë: “Ju socialistët italianë nuk jeni më… Përtej jush jam unë, do të ringjall Italinë”, por që në fakt desh rivrau gjithë botën e qytetëruar…

Siç e kemi thënë dhe herë të tjera, problemi me Edvin Ramën qëndron në faktin se ai në të gjithë premtimet e dhëna duket sikur është personazhi i këngës: “Të tjera bën, të tjera thua…”, qysh nga dita e parë e përfshirjes së tij në politikë e deri më sot. Fjala vjen; në se dikur, “…denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit…” shihej nga Rama si “…i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare…”, sot ai shkon e bën koalicion parazgjedhor me të paktën katër parti komuniste, që kanë si platformë të tyre politike enverizmin, gjë për të cilën tek “Kundër ngushtimit të nocionit opozitë”, ai shkruan: “Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile”. Po në këtë shkrim; Partinë e Punës, Ramiz Alinë dhe Sigurimin e Shtetit ai i quan “…trinitetin e krimit ndaj kombit…”, ndërsa “Zërin e Popullit”-”Papagallin” e Partisë së Punës, e kështu me radhë. Gjithashtu, këtu do të ndeshet për herë të parë edhe termi: “skuadër opozitare”, të cilën Rama e përdor për të treguar “shportën” e kandidatëve socialistë apo “pasagjerët” e “autobusit mavi”, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, etj., etj.

Por ajo që la pa fjalë shumëkënd, prej atyre që kishte lexuar apo dhe që nuk e kishte lexuar këtë shkrim të Ramës, ishte anëtarësimi i tij i rrufeshëm në Partinë Socialiste për t’u bërë po me shpejtësi drite kryetar i saj, ndërkohë që në fillim të viteve ‘90, ai nuk e gjente “…dot veten as te Partia Demokratike, as te Partia Republikane…”, duke shtuar se: “…deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, meqë diçka e ngjashme u ka ndodhur edhe të tjerëve, shumë njerëzve me mentalitet antikomunist, që nuk janë pajtuar me pika të ndryshme të veprimtarive ose programeve të partive që përmendëm apo të ndonjë partie tjetër kësodore”. Dhe kanë të drejtë, teksa konstatojnë pirueta të tilla të Ramës nga “antikomunist” dhe “antisocialist” i tërbuar “de jure”, në kriptoenverist dhe kriptosocialist i përkushtuar “de facto”. Të njëjtën ndjesi pështirosëse shkakton edhe premtimi tjetër i tij në momentin e zgjedhjes kryetar i PS-së, kur deklaroi: “Unë dëshiroj t’ju them sot vetëm një fjalë, jam shumë i rënduar nga pesha që më keni vënë mbi supe, por njëkohësisht në këtë moment kam një gjë që më bën të lumtur, është ajo se duke u vendosur në këtë pozicion, do t’ju jap mundësinë që të shikoni nga afër se unë jam reflektues i të gjithë bashkëpunëtorëve, se unë jam shumë i vëmendshëm, veçanërisht ndaj atyre që nuk mendojnë si unë, se unë dëshiroj dhe këmbëngul që të punoj me të gjithë ata që e duan punën dhe që për hir të punës, janë në gjendje të më thonë edhe fjalë të papëlqyeshme”; me realizimin e përjashtimit të themeluesve nga kjo forcë politike si të Fatos Nanos, Kastriot Islamit, Arben Malajt etj.

Raste të tilla deklaratash e veprimesh prej një “Vagabondi” politik të Ramës janë pafund dhe “…pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Adresimi vetëm me emër i kryeministrit të vendit në çdo ligjëratë publike, imitimi në të folmen shkodrançe të kryetares së Parlamentit, përgjigja me “të fala Sandrit!” e çdo pyetje të gazetarëve të “Klan”-it apo “ABC News”; fyerjet, etiketimet dhe ironitë bajate, sidomos me qytetarët e thjeshtë, teksa i ngrenë atij probleme shoqërore apo dhe personale, shpërfillja e eksperiencës demokratike të krijuar deri tani, mohimi i arritjeve të ndryshme ekonomiko-shoqërore të vendit, arbitrariteti absolut në drejtimin e PS-së, mungesa dhe banalizimi i njohurive të duhura politiko-qeverisëse etj., e evidentojnë edhe më shumë në sytë e publikut karakterin e tij prej një “Vagabondi” politik, që po kërkon të bëhet kryeministër i vendit me çdo çmim, edhe të tipit: “Lëpi atë që ke pështyrë!”. Rasti më flagrant në këtë drejtim është ai i ngrënies së “ngjalave” të Metës, duke mos arritur dot ta nënshtrojë me dhunën e 21 Janarit, që të majtët shqiptarë e kanë “çështje të origjinës” apo pjesë të sjelljes së tyre politiko-shoqërore edhe në demokraci.

Në kohën kur Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste, këtu e para 7-8 vitesh, kjo forcë politike, jo vetëm nuk kishte bërë asnjë denoncim të origjinës dhe të së shkuarës së saj, por nëpërmjet përfshirjes në ngjarjet makabre të ‘97-ës e solli në “prag të shtëpisë” sonë të përbashkët “luftën civile”; tashmë “…e drejtuar…” edhe nga “emisarët” grekë, përveçse “…nga emisarët jugosllavë”, siç kishte ndodhur në kohën e paraardhëses së saj, “…Partisë Komuniste shqiptare…”. Këto ngjarje e kishin bazën tek “…histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar…” e majta përgjatë gjithë periudhës ‘92-’97 të pluralizmit shqiptar. Në një farë mënyre, pavarësisht zgjedhjeve formale të 29 qershorit ‘97, pushteti prej socialistëve u mor “me dhunë”, atëherë. Kjo “dhunë”, ndonëse në një formë më të butë, u përsërit edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2001-shit, ku fituese reale duhej të ishte Partia Demokratike, ndërsa fituese “e paligjshme” doli Partia Socialiste. Po kaq i dhunshëm ishte dhe ushtrimi i pushtetit për 8 vite rresht prej të majtëve, ku “…Sigurimi i Shtetit, për të cilin nuk ka pasur kurrë asnjë dekret apo ligj…”, siç shkruan midis të tjera Rama tek “Kundër ngushtimit të nocionit opozitë”, u shndërrua “de facto” në “Shërbim Informativ Kombëtar”. Ishte tjetër gjë, pastaj, “…psikoza e frikës nga një gjoja luftë civile…”, në rast të rikthimit të Berishës në pushtet, me të cilën i kërcënonte çdo fushatë zgjedhore propaganda e majtë me në krye “Papagallin” e Partisë së Punës, “Zërin e popullit”. Në këto kushte korrupsioni i të “…gjitha niveleve të pushtetit”, mungesa e reformave demokratike e probleme të tjera të kësaj natyre, siç konstatonin me të drejtë në raportet e tyre të njëpasnjëshme institucionet e ndryshme ndërkombëtare, mund të konsideroheshin gjëra “normale”, në kushtet e Shqipërisë së qeverisur nga social-komunistët. Me pak fjalë, pesha dhe “hijet e së kaluarës” të Partisë Socialiste, e cila përherë është parë si pasuese e pushtetarëve të para viteve ‘90, ishin shtuar edhe në mënyrë “progresive”, si taksa që kërkon t’u rikthejë Rama shqiptarëve.

Pas kalimit të të majtës në opozitë dhe ardhjes së Ramës në krye të PS-së u mendua se kjo forcë politike do t’i nënshtrohej përfundimisht reformimit, për të cilën pretendonte kreu aktual i saj në fillim të tranzicionit shqiptar. “Socialistët progresistë” i dhanë atij dyfishin e votave në krahasim me kandidatin tjetër, Rexhep Meidani me qëllim që Rama të bënte “modernizimin” e kësaj partie. Por gjithçka ai e reduktoi vetëm tek largimi i Fatos Nanos nga radhët e PS, me qëllim për t’u hedhur hi syve socialistëve reformatorë dhe të gjithë shqiptarëve lidhur me largimin e “së keqes” së trashëguar nga e kaluara tek kjo force politike, si dhe për t’i bërë qejfin Erion Velisë, i cili kishte deklaruar ato ditë: “Partia Socialiste ka më shumë nevojë për Edi Ramën nga çka nevojë Edi Rama për Partinë Socialiste”. E vërteta është se, pavarësisht problemeve në qeverisje, Nano e reformoi disi PS-në. Rama në vend që ta pasuronte më tej këtë eksperiencë pozitive, bëri hapa prapa, duke rikthyer “Çunat e Bllokut” në kupolën e Partisë Socialiste, ndërsa në veprimtarinë politike të saj, riktheu praktikat e vjetra enveriste të diktatit dhe përjashtimit të atyre që mendonin ndryshe, ndonëse në platformën e tij konkurruese për kreun e PS-së u shpreh për bashkëpunim. Ndodhi kështu, pasi Rama vuan nga sindroma e njohur politiko-filozofik i “…degjenerimit të demokracisë në demagogji”, siç pohon vetë në shkrimet e identifikimit të tij si “antikomunist” i pafre në vitin ‘91. Përfshirja e anëtarësisë socialiste në greva e protesta të dhunshme është një dëshmi tjetër e mosreformimit të PS-së, madje e rikthimit të sjelljeve të vjetra komuniste të saj. Kjo bëri që, anëtarësia socialiste të ketë jo vetëm “firo ligjore”, por diferenca të mëdha, ndryshe nga ç’premtoi përpara se të merrte zyrtarisht drejtimin e forcës opozitare, kur tha se do ta rriste anëtarësinë e Partisë Socialiste nga 60 mijë në 120 mijë. Mund të përmendim shembuj pa fund të kësaj natyre, ku Rama ia ka nxjerrë bojën vetes me deklarata demagogjike, vetëm e vetëm për të zënë tinëzarisht kreun e PS-së, siç ndodhi fatkeqësisht, duke e shndërruar atë në një “ndërmarrje private” për të plotësuar egon dhe interesat e tij personale. Aleati i tij kryesor në këto zgjedhje dikur mendonte se: “Logjika e vjetër e ultimatumeve është një kurs destruktiv i Ramës, në politikën tonë. Ai duket se po realizon atë që ka shkruar në vitin 1991 në librin e tij “Refleksione”; … po arrin ta nxjerrë PS-në jashtë ligjit, nëpërmjet nxjerrjes jashtë jetës institucionale dhe parlamentare”. Pra, me pak fjalë, kemi të bëjmë me një situatë të kalimit të tij nga mashtrimi në mashtrim, nga gabimi në gabim, nga iluzioni në iluzion; apo me një gjendje, për të cilën filozofia na ofron, deri diku, shembullin e “Çifutit bredharak”. Ky është një shembull referues që përdoret për të kuptuar më mirë shpjegimin e termit filozofik: “eransë”, i cili tregon një gjendje të përhershme gabimi, mbetje në iluzion dhe pasiguri për sa i përket të vërtetës absolute. Ky term të kujton ecjen e papërcaktuar të “Çifutit bredharak” jashtë “Tokës së premtuar”. Sipas Hajdegerit, ai karakterizon gjendjen e vazhdueshme të mendimit filozofik, që kërkonte të njihte objektivisht të vërtetën në formën e një koncepti, në vend që ta realizonte atë në vetvete si një formë ekzistence. Kur Rama i thotë publikut që ta vlerësojë nga fjalët; jo nga veprat dhe veprimet e tij apo të besojë “…të vërtetën në formën e një koncepti…” dhe jo ta realizojë “…atë në vetvete si një formë ekzistence”; sigurisht që krahasimi është më se i gjetur. Nga ana tjetër, një shembull i tillë i përshtatet kreut të PS-së edhe në përpjekjet e tij për t’u deklaruar si “kriptoçifut”, me qëllim që të fitojë mbështetjen e lobit çifut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili përflitet si “dora e fshehtë” që komandon gjithë botën. Kështu që për karrirën e tij politike iu duk më me interes që në vend që të merret me origjinën e PS-së, të gjejë e paraqesë “argumente” për origjinë e tij familjare. Në media janë publikuar informacione e hamendësime për origjinën “çifute” të Ramës, gjë të cilën ai vetë s’e ka pranuar. Sipas këtyre publikimeve bëhet e “…ditur se paraardhësit e Edi Ramës ishin nga hebrenjtë sefarditë që erdhën në Imperinë Osmane, ku bënte pjesë dhe Shqipëria, pasi u dëbuan nga Spanja dhe mbanin mbiemrin Ajtyresa. Ata u vendosën fillimisht në Manastir dhe pastaj në Voskopojë…”. Më vonë në Berat, madje “…në fshatin Kozarë, midis Beratit dhe Lushnjës, ku ka lindur dhe stërgjyshi i Edi Ramës…” dhe “…më pas u vendos në Durrës, në fillim të shekullit XX”. Por këto pak rëndësi kanë, qoftë edhe ajo që thuhet se “…Rama ka dorëzuar historikun e familjes pranë fondacionit “Soros”, kur ka aplikuar si kriptohebre për të siguruar mbështetjen e gjithanshme…” të tij, për të qeverisur shqiptarët, të cilët më shumë sesa për origjinën dhe historinë, duan t’ia dinë për drejtësinë dhe vërtetësinë në veprim. Por “Çifuti bredharak” i PS-së është shumë larg këtij formati moralo-politik e qeverisës, sepse nuk arrin të bashkojë në një fjalën me veprën. Sipas gazetarit Alfred Peza, të cilin kreu i PS-së e ka caktuar kandidat për deputet në Peqin, “Edi Rama… kërkon patjetër dhe me çdo kusht që të diktojë të vërtetat e tij, që ne të ftojmë atë që do ai dhe të mos ftojmë ata që kritikojnë atë”. Natyrisht, Peza e ka thënë këtë gjë kohë më parë, ashtu si dhe Rama!?… Por a mund t’u besohet pushteti publik atyre që nuk janë koherentë dhe flasin sipas interesit të tyre personal?!… Jemi në kohë zgjedhjesh, ndaj nuk duhet të na tundojë as arroganca e “Vagabondit” torollak dhe as megalomania e “Çifutit bredharak” të PS-së; përndryshe do të bëhemi “bashkëfajtor” me të, kundër demokracisë dhe interesit tonë të përbashkët për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency