I akuzuar për vrasje në Belgjikë pranga në Tiranë Geron Hasanbelliu

0
218

Elton Qyno

gjykataArrestimi pas dënimit me 14 vite burg nga apeli , në 2009 gjykata e Fierit e shpalli të pafajshëm

 

Bie në prangat e policisë së Tiranës Geron Hasanbelliu, njeriu që në vitin 2002 dyshohet se së bashku me vëllain e tij, Erionin, ka ekzekutuar me armë zjarri në një lokal në Belgjikë shtetasin Julian Çela dhe kanë plagosur rëndë hasmin e tyre shtetasin Kasandër Noga. Arrestimi i Hasanbelliut është kryer nga agjentët e Grupit të Operacioneve Speciale, ku Hasanbelliu ka qenë duke qëndruar në një lokal në rrugën e “Barrikadave” kur papritur në të është future një skuadër e GOS të cilët kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të tij. Mësohet se ndalimi i Hasanbelliut është bërë pas vendimit të gjykatës së Apelit në Vlorë, e cila e ka deklaruar fajtor pak kohë më parë duke e dënuar me 21 vite heqje lirie por në bashkim të dënimeve ai është dënuar me 14 vite burg. Geron Hasanbelliu disa vite më parë ishte ekstraduar nga Italia në Shqipëri, por është liruar me një vendim të gjykatës së Fierit, pasi kjo e fundit e ka shpallur të pafajshëm atë. Për pasojë ai ka rifituar lirinë ndërkohë që vëllai i tij shtetasi Erion Hasanbelliu është shpallur fajtor me 25 vite burg për akuzën e vrasjes së shtetasit Julian Çela dhe plagosjes së Kasandër Nogës. Krimi i rëndë ka ndodhur në shenjë hakmarrje, pasi Nuga u ka vrarë brenda ambienteve të spitalit Sanatorium babain dy vëllezërve Hasanbelliu.

Dënimi nga apeli

Dosja ndaj dy vëllezërve Hasanbelliu ka përshkuar një morri procedurash ku deri në ditën e sotme janë kryer qindra veprime hetimore. Për shkak se krimi ka ndodhur në Belgjikë është dashur të kërkohen nëpërmjet letërporosive disa prova, që kanë formuar akuzën. Dosja është pushuar por në dhjetor të vitit 2007 ka qenë prokurori Elvin Gogaj ai që ka hapur sërish hetimin duke administruar në fashikujt e hetimit disa prova që tregonin se dy vëllezërit kanë qenë autorë të vrasjes. Me kërkesë të prokurorit, kanë mbërritur nga Belgjika disa dëshmi që tregonin përfshirjen e vëllezërve në krim. Kaq ka mjaftuar që dosja ti dërgohet për gjykim gjykatës së Fierit, ndërkohë që në 7 shtator 2009 gjykata e Fierit ka shpallur fajtor Erion Hasanbelliun me 25 vjet burg ndërsa vëllain e tij, Geronin e ka lënë të lirë. Prokuroria s’ka qenë dakord me këtë vendim dhe ka apeluar dosjen në Vlorë, ku pas shqyrtimit gjyqësor është shpallur fajtor dhe Geron Hasanbelli, i cili ditën e djeshme është arrestuar nga policia e Tiranës.

Vrasja në “Pre’Histoire”

Në 17 mars 2002 në qytetin “Anvers” në Belgjikë në një ambient bar “Pre’Histoire” rreth orës 17:15 janë qëlluar me armë zjarri shtetasit shqipëtar Julian Çela dhe Kasandër Noga. Si pasojë shtetasi Julian Çela ka mbetur i vdekur, ndërsa shtetasi Kasandër Noga ka mbetur i plagosur rëndë. Nga aktet dëshmia e dëshmitares Elena Bekerman e cila ka qenë kamerierja e lokalit “Pre’Histoire” rreth orës 16:50 në një tavolinë pranë dritares është ulur i pandehuri Erion Hasanbelliu, i shoqëruar edhe me një person tjetër dhe kanë porositur për të pirë kafe dhe çaj. Pas rreth 20 minutash i pandehuri Erion bashkë me personin tjetër janë ngritur nga tavolina dhe janë drejtuar për në Tualetin e Lokalit. Në kohën që i pandehuri dhe personi i paidentifikuar kanë qenë në tualetin e lokalit, në lokal kanë hyrë shtetasit Julian Çela dhe Kasandër Noga, të cilët janë ulur në një tavolinë ngjitur me tavolinën ku ishte ulur i pandehuri Erion me personin tjetër. Pak çaste pasi kamerierja u ka shërbyer për të pirë dy personave të sapofutur ne lokal, Julianit dhe Kasandrit, nga tualeti i lokalit ka dalë i pandehuri Erion Hasanbelliu dhe personi tjetër i paidentifikuar dhe i pandehuri Erion ka qëlluar me armë zjarri shtetasit Julian Çela dhe Kasander Noga. Nga ky veprim ka mbetur i vdekur në vend viktima Julian Çela ndërsa Kasandër Noga ka mbetur i plagosur rëndë. I pandehuri Erion bashkë me personin që e shoqëronte ka ikur me vrap nga vendi i ngjarjes. Këto veprime konfirmohen dhe nga dëshmitarët Dilen Yakup dhe Okcul Cemil si dhe nga dy dëshmitar që kanë parë autorët Martin Çytick, Roland Maria Madalena Virginia.

 

Zbardhet procedura
Letërsia, si të tërheqësh fotokopjen e testit

Kur kanë ngelur rreth 1000 maturantë dhe ku shumë të tjerë janë të pakënaqur nga rezultati i provimit, Ministria e Arsimit do t’u japë mundësinë kandidatëve të tërheqin një fotokopje të testit. Arsyeja kryesore që është zgjedhur kjo rrugë, ka të bëjë me sqarimin e “të pakënaqurve”, të cilët ua hedhin fajin vlerësuesve për rezultatin e tyre. Hapi i parë që duhet të ndjekin maturantët është dorëzimi i një kërkese me shkrim pranë shkollës ku kanë mbaruar. Dorëzimi i kësaj kërkese do të bëhet deri në datën 18 qershor, ora 12. Më pas do të jetë shkolla e mesme e cila do të dërgojë listën e të gjithë maturantëve që duan të tërheqin një fotokopje të testit, pranë Drejtorisë Arsimore. Lista duhet dorëzuar deri në datën 19 qershor. Më pas, drejtoritë arsimore do të dërgojnë listat emërore të maturantëve pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve në adresën regjistri_nim@akp.gov.al.

Kopshtit nr. 29

Basha:Në dy vjet në Tiranë, 10 kopshte të reja

Ka filluar ditën e djeshme nisja e punimeve për ndërtimin e kopshtit nr. 29. I pranishëm gjatë punimeve ishte dhe kryetari i bashkisë Lulzim Basha, i cili u shpreh se në një afat kohor prej dy vjetësh do të ndërtohen 10 kopshte të reja. “Kam kënaqësinë që ndodhem në këtë inaugurim, sepse është i pari i këtij lloji, i ndërtimit nga fillimi të një kopshti, ndërkohë që Bashkia e Tiranës planifikon që vetëm me fondet e veta gjatë dy viteve të ardhshme të ndërtojë edhe 10 kopshte të tjera të reja anembanë qytetit dhe të dyfishojë bashkë me fondet e qeverisë shqiptare, numrin total të kopshteve që do t’u shërbejë vogëlushëve të qytetit, në përputhje me parashikimet e planit urbanistik dhe nevojat e qytetarëve të Tiranës”, – përmendi Basha gjatë inspektimit të punimeve. Me një investim prej 39 milionë lekësh, ndërtesa e re është konceptuar me dy kate.

Transformimi i infrastrukturës, Basha: Fryt bashkëpunimi qytetar-bashki-qeveri

Me një investim prej 17,7 milionë lekësh ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës “Mujo Ulqinaku”, një ndër rrugët me problematike në zemër të Tiranës. Kjo rrugë ndihmon në lehtësimin e lëvizjes së mjeteve, duke kryer lidhjen mes Rrugës së Kavajës dhe rrugës “Myslym Shyri” dhe rreth 1500 qytetarëve të zonës. Kryetari i bashkisë gjatë përfundimit të rikonstruksionit ka përmendur se në këtë lagje do të ndërtohen edhe 5 rrugë të tjera. Po kështu, kryebashkiaku tha se kjo zonë do të marrë një zhvillim më të madh, i parashikuar në planin urbanistik, ku përveç dhënies së mundësisë për zhvillimin e pronës, do të mundësohet zgjerimi i shesheve të ndërtimit, këndeve të lojërave etj. Më tej, Basha ka përendur ndryshimet që po bëjnë investimet në Tiranë duke vlerësuar bashkëpunimin mes qytetarëve, bashkisë dhe qeverisë. “Hedhim edhe një hap tjetër drejt një pjese tjetër të infrastrukturës që është zgjerimi i shesheve, këndeve të lojërave dhe infrastrukturës sociale, me kopshte, çerdhe dhe sipas nevojave, shkollë në këtë zonë. Duke prekur kënaqësinë e banorëve e duke shijuar bashkë me ta përfundimin e kësaj rruge, i siguroj se ky është vetëm fillimi i realizimit të shumë e shumë projekteve të tjera të cilat janë fryt i një besimi të ndërsjellë, i një fokusi total tek problemet e tyre dhe i një bashkëpunimi të sinqertë midis qytetarëve, Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë shqiptare”, – theksoi kryetari i bashkisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency