Përhapja e covid në burgun 313/ Të infektuarit izolohen tek qelitë e të ‘fortëve’

0
102

Ditën e sotme janë konfirmuar 13 raste me koronavirus në burgun 313.

Burime për Abcnews njoftojnë se 13 të burgosurit janë karantinuar në sektorin “bis41”.

Por çfarë ndodh në këtë burg dhe a çfarë masash janë marrë?

Burimet kanë njoftuar se ne spitalin e burgut nuk kanë marrë ndihmë mjekësore asnjë i burgosur tjetër prej më shumë se një jave dhe e kane boshatisur.

Ndërkohë po montohen bombula oksigjeni edhe pse akoma s’ka asnjë pacient në nevojë për ndihmë mjekësore.

Pak ditë më parë disa të burgosur në këtë burg janë hedhur në protestë.

Kjo u mësua pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale ku dëgjoheshin të burgosurit teksa protestonin.

Deri më tani as Ministria e Drejtësisë dhe as Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë refuzuar të japin informacion mbi gjendjen e të burgosurve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here