Hodhi helm në oborrin e ushtarakut i helmoi gruan dhe shkatërroi bimët

0
191

Elton Qyno
prokuroriaRasti i paprecedentë në Tiranë, pas konfliktit për truallin e një reparti ushtarak

Gjykata e Tiranës urdhëron prokurorinë të hetojë për helmimin toksikologjik të Valentina Hasmetës

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar prokurorinë të nisë hetimet ndaj një ushtaraku, pasi ai akuzohet nga kolegu i tij se i ka hedhur qëllimisht helm në oborrin e banesës dhe për pasojë i është helmuar bashkëshortja. Vendimi që detyron prokurorinë e kryeqytetit të rinisë hetimet është marrë në 30 maj nga gjyqtari Ibrahim Hoxha, i cili i lë detyrë prokurorisë të vërtetojë kartelën e shtrimit në repartin toksikologjik në Spitalin Ushtarak të shtetases Valentina Hasmeta, e cila është gruaja e një ankuesit Skënder Hasmeta, edhe ky i fundit ushtarak. Në vendimin e saj gjykata shprehet se pasi studioi materialet e procedimit penal si dhe i administroi ato, del me përfundimin se do të duhen në këtë çështje të bëhet edhe veprimi të tjera hetimore, siç është ai i këqyrjes së regjistrit në repartin e toksikologjisë në Spitalin Ushtarak ku shtetasja Valentina Hasmeta ka bërë vizitë, që do të plotësonin kuadrin e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në lidhje me faktet, e pretenduara në këtë kallëzim penal. Në këto kushte Gjykata bazuar në neni 329 të K.Pr.Penale, çmon se Prokuroria duhet të fillojë hetimet për procedimin penal, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore të mësipërme.
Hedhja e helmit në oborr
Nga hetimi gjyqësor i kësaj çështjeje ka rezultuar se në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetasi Skënder Hasmeta Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 2862 të vitit 2011. Në kallëzimin e bërë nga ankuesi Skënder Hasmeta rezulton se në dt 23.4.2009 ai ka bërë kallëzim ndaj personave që janë komshinj të tij, shtetasit Dilaver dhe Selvije Mucopataj (bashkëshort mes tyre) dhe që me ta ka konflikt për pronat që kanë përfituar, i kanë hedhur në kopshtin e tij para dhe pas shtëpisë, lëndë helmuese që kanë dëmtuar pemët dhe bimët që kishte të mbjella dhe i kanë shkaktuar dëmtim në shëndet bashkëshortes së tij shtetases Valentina Hasmeta, e cila atë ditë ka shkuar në spital ku është diagnostikuar me helmim dhe ka marrë ndihmë mjekësore. Po ashtu, sipas tij, të kallëzuarit i kanë shkatërruar pronën dhe prishur qetësinë publike përmes krijimit të zhurmave shqetësuese, hedhjes së sendeve dhe plehrave në oborrin e shtëpisë së tij etj. Gjithashtu me kallëzimin e marrë në këtë procedim kallëzuesi akuzon shtetasit Dilaver dhe Selvije Mucopataj për kryerjen në bashkëpunim të veprave penale të “ “Vjedhjes Falsifikimit të dokumenteve”, dhe “Mashtrimit”, si dhe “Shpërdorimit të detyrës” nga i kallëzuari Dilaver Mucopataj. Mbi bazën e këtij kallëzimi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer disa veprime procedurale, si marrje e pretendimeve të kallëzuesit, administrimi i kallëzimit, administrimi i shkresave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe se në fund ka vendosur mosfillimin e hetimit për shkak se nuk provoheshin akuzat e pretenduara nga ushtaraku Skënder Hasmeta.
Vendimi i gjykatës
Ndaj këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila me vendimin nr. 1253 datë 12.12.2011 ka vendosur pranimin e ankimit dhe ky vendim është lënë në fuqi nga gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 822 datë 7.9.2012. Hetimi për këtë çështje ka vazhduar dhe janë kryer disa veprime hetimore e më pas është vendosur pushimi i procedimit penal. Kundër këtij vendimi ka bërë ankim kallëzuesi Skënder Hasmeta. Në ankim kallëzuesi Skënder Hasmeta ndër të tjera ngriti pretendimin se kqyrja e dokumentit ku bashkëshortja e tij Valentina Hasmeta ka bërë vizitë nuk është në repartin e urgjencës pranë kartotekës së Spitalit Ushtarak Tiranë që është bërë nga O.P.GJ. në datë 30.11.2012 por në repartin e toksikologjisë, ky fakt duhet të hetohet nga organi i akuzës dhe të bëhet kqyrja në këtë repart. Gjithashtu ankuesi ngriti pretendimin se organi i akuzës ka dalë në përfundime të gabuara dhe për fakte e rrethana të tjera të cilat janë në dosjen e prokurorit. Gjithashtu ai pretendoi se nuk janë një pjesë e provave të paraqitura prej tij në dosjen hetimore. Gjykata pasi, studioi materialet e procedimit penal me nr. 2862, viti 2011, si dhe i administroi ato, del me përfundimin, se do të duhen në këtë çështje të bëhet edhe veprimi të tjera hetimore, siç është ai i këqyrjes së regjistrit në repartin e toksikologjisë në Spitalin Ushtarak ku shtetasia Valentina Hasmeta ka bërë vizitë, që do të plotësonin kuadrin e një hetimi të plote dhe të gjithanshëm në lidhje me faktet, e pretenduara në këtë kallëzim penal.

Arrestimi në Fier

Tentuan të vrisnin rojën, tre në pranga

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e tre të rinjve, të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar shtetasit Kliton Gremi 20 vjeç, A. G. dhe M. G. 17 vjeç. Si bashkëpunëtor në këtë ngjarje janë shpallur edhe dy të rinj të tjerë. Sipas policisë, pesë të rinjtë e dyshuar kanë plagosur rojën e një pusi nafte, me iniciale E, P 30-vjeç. Bëhet me dije se të rinjve iu është sekuestruar gjatë arrestimit një armë tip kallashnikov, dy maska, dy mjete pa targa dhe një me targë FR 0039 D. Ngjarja e rëndë është regjistruar disa ditë më parë në zonën e Patosit, ku roja i një pusi nafte në përpjekje për të ruajtur sasinë e naftës është përleshur me personat që tentuan grabitjen. Për pasojë njëri prej tyre ka qëlluar me automatik duke tentuar të vrasë rojën, por fatmirësisht nga breshëritë e plumbave ai vetëm u plagos.
Ngjarja në Lushnjë

Mbajti 185 karta, arrestohet zyrtarja

Policia e Lushnjës ka arrestuar specialisten e zyrës së ndihmës ekonomike, 59-vjeçaren Oksana Liko, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mësohet se kësaj të fundit i janë sekuestruar në zyrën e saj 185 karta identiteti të personave që trajtoheshin me ndihmë ekonomike. Kontrolli i policisë ka ardhur pas denoncimit se specialistja iu kishte bllokuar atyre kartat e identitetit që prej datës 6 maj, me qëllim për t’i verifikuar. Mirëpo një gjë e tillë nuk ka zgjatur shumë dhe menjëherë policia e Lushnjës ka vendosur të kryejë një kontroll të imtësishëm, duke arritur të sekuestrojë në sirtarin e Oksana Likos, sasinë e kartave të bllokuara. Menjëherë pas kësaj 59-vjeçarja është arrestuar nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje ajo ka sqaruar se i kishte mbajtur kartat me qëllim verifikimin e tyre, pasi dyshonte se kishte shumë persona që merrnin ndihmën ekonomike duke përdorur karta të falsifikuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency