Unë kam fituar në Kuçovë” Lefter Maliqi: KQZ dhe KAS janë mbyllur sot, duan të zvarrisin akimimin tim për krimin elektoral Nga

0
75

Në një komunikim për mediat Lefter Maliqi ka akuzuar KAS se po vepron me urdhër politik.

Ai theksoi se në Bashkinë Kuçovë ka ndodhur një krim elektoral dhe se KAS nuk ka vepruar, ndërsa denoncoi të gjitha parregullsitë.

Ai tregoi se janë mbi 700 pamje e video që sipas tij tregojnë edhe votime në grup, duke shtuar se KQZ i ka ndaluar t’i publikojnë.Jam pranë KAS për sot në ditën e katërt pas vendimit politik të shprehur publikisht nga ana ime, sot e keni të mbyllur KQZ dhe KAS vetëm sepse kërkojnë të zvarrisin ankimimin për KAZA nr 64 bashkia Kuçovë për krimin e rëndë elektoral të faktuar me prova.

U bënë 6 seanca , në datë 12 pas vendimi paraprak të KAS për rrëzimin e një pike të hapjes së rinumërimit të votave ne sipas procedurës bëmë ankimimin. KAS këtë herë nxitoi me urdhër politik duke rrëzuar 4 me 1 të gjitha pretendimet në Bashkinë Kuçovë.

Ju thashë jepeni urdhërin politik, mos e mbani këtu. Nuk kam parë këtë që ndodhi në Kuçovë, Pëllumb Salillari kishte kërcënime, joshje. Ka mbi 700 votime në grup, në 8 qendra votimi janë bërë me sprajt kamerat dhe nuk dihet asgjë. Cfarë ndodh tjetër, nuk duken grupet e votimit.”,tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here