Parashikimet e ndeshjeve për bastvënësit shqiptarë

0
231

bastetShqipëri-Norvegji                 1                      3.1

Portugali-Rusi                      1                      1.9

Austri-Suedi                          2                      2.6

Islandë-Slloveni                   X                     3.2

Argjentinë-Kolumbi             3+                    1.9

Kroaci-Skoci                         3+                    1.8

 

Shqipëri-Norvegji

Na nënvlerësuan ndeshjen e parë duke e vlerësuar fitoren tonë me koefiçentin 8, duket se dhe në ndeshjet e kthimit kompanitë e basteve nuk kanë besim te Shqipëria. Por ashtu si në Norvegji, kombëtarja pritet të japë maksimumin për të arritur një fitore e cila do t’i mbante gjallë ëndrrat për në botëror. Koefiçenti i ndeshjes është 3.1, kur në realitet duhet të ishin të barabartë, duke parë që Shqipëria e mundi në fushën e saj Norvegjinë. Gjithsesi, ashtu si në ndeshjen e parë, skuadra e De Biazit shpreson për një tjetër fitore, e cila nuk është e vështirë dhe për më tepër kur një stadium i tërë do të jetë lojtari i 12. Shanset për fitore janë të mëdha pavarësisht mungesave. Kjo ndeshje mund të luhet fare mirë 1, por edhe me mundësinë 2-3 gola, duke ditur që ekipet kanë të njëjtin synim, fitore.

 

Portugali-Rusi         

Do të jetë ndeshje vendimtare për Portugalinë nëse dëshiron që të kualifikohet për në Brazil 2014. Pas barazimit në minutat e fundit në Izrael, Ronaldo me shokë duhet të mundin Rusinë për të qenë favoritë për në krye të grupit. Përballë është Rusia e cila ka treguar një formë shumë të mirë por në Portugali do ta ketë të vështirë. Mundësitë janë për një fitore të Portugalisë, e cila pritet ta nisë ndeshjen furishëm që në minutat e para. Kjo ndeshje mund të luhet dhe 3+ duke ditur që ekipet kanë lojtarë të cilët shënojnë në çdo moment të ndeshjes.

 

Austri-Suedi

Do të jetë një duel për vendin e dytë. Pavarësisht se koefiçentët janë të barabartë pritet që Suedi të jetë më e favorizuar për fitore. Shanset e Suedisë u rritën ndjeshëm pas barazimit dramatik me Gjermaninë nga 4 me në 4 me 4. Austria nga ana e saj ka një ekip kompakt por që do e ketë të vështirë ti rezistojë Zllatanit me shokë.

 

Islandë-Slloveni      

Çdo tifoz shqiptar do të ëndërronte një fitore të Shqipërisë, por edhe një barazim të Islandës, e cila është me pikë të barabarta me kombëtaren tonë. Jo vetëm nga bindja e tifozit, por edhe nga statistikat e ndeshjeve të fundit kjo ndeshje pritet të përfundojë barazim. Sllovenia ka pasur një rritje në 2-3 ndeshjet e fundit dhe pritet që ditën e sotme të mos humbë në Islandë.

 

Argjentinë-Kolumbi

Do të jetë si një derbi i vogël i Amerikës së Jugut. Dy ekipe që gëzojnë një superformë do të vendosin se kush do t’i marrë tri pikët. Do të jetë Falkao përballë yjeve të Argjentinës. Një ndeshje që pavarësisht rezultatit pritet të sjellë gola. Sulme të rrufeshme, skuadra sulmuese janë dy nga arsyet kryesore që kjo ndeshje të përfundojë 3+.

 

Kroaci-Skoci

Kroacia duket se do të diskutojë vendin e parë me Belgjikën. Në ndeshjen e radhës kroatët përballen me Skocinë, e cila nuk ka ndonjë pretendim në këtë grup. Gjithsesi, pavarësisht shanseve ndeshja pritet të jetë me gola, duke ditur që Kroacia shënon në çdo ndeshje. Po kështu, edhe Skocia do të kërkojë të lërë gjurmë duke shënuar minimumi 1 gol.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency