Data se kur do të dalin përgjigjet e provimit të Letërsisë Masa ndaj atyre që kopjuan

0
153

matura“Skema” se si arritën të kopjonin maturantët

Vetëm 3 ditë pas provimit të letërsisë, maturantët kanë filluar të mendojnë për notat që pretendojnë të marrin. Specilaistët e AKP-s në një pronocim për gazetën na kanë thënë se nga dita e sotme do të nisin korigjimet e provimeve. Korigjimet do të bëhen në qëndra të caktuara nga Ministria e Arsimit. Siç bëjnë të ditur burimet, përgjigjet e provmit do të jenë gati pas 10 ditësh. Në datën 14 qershor maturantët do të testohen në provimin e dytë të detyruar, atë të Matematikës. Agjensia Kombëtare e Provimeve bën të ditur se korigjimi i provimit të letrsisë do të mbarojë para datës 14 qershor por ato do të publikohen pas zhvillimi të provimit të matematikës. Arsyeja sipas AKP-s do të jetë mos shpërqëndrimi i maturantëve për tu përgatitur në një nga provimet më të vështirë të maturës shtetërore, në matematikë. “Do të ndiqet e njëjta metodë si një vit më parë, ku përgjigjet u publikuan direkt pas provimit të letërsisë. Fillimisht ne, do të dalim me të dhëna paraprake për numërin e të ngelurve si dhe për numërin e maturantëve që janë vlerësuar me notën 10”- përmendin burime pranë AKP-s. Provimet do të korigjohen nga 2 vlerësues të ndryshëm. Në rastet kur dy vlerësuesit e parë kanë mos përputhje të notës atëherë do të jetë një vlerësues i tretë i cili do të vendosë notën përfundimtare të provimit.

Dënohen kopjet!

Pavarsisht se shumë maturantë, “ja hodhën” duke kopjuar gjatë zhvillimit të provimit përsëri ata do të dënohen nëse kuptohen nga vlerësuesi “Nëse një test do të kuptohet që ka përgjigje identik me librin ose përgjigje të cilat janë marrë nga interneti, atëherë asaj pyetje do ti vihen 0 pikë. Në rastet kur ka disa pyetje dhe vërtetohet kopja, do të shikohet mundësia që maturantë të vlerësohet me notën 4”-përmendin burime të gazetës. Një vit më parë numëri i të ngelurve ishte rreth 1000. Në këto shifra pritet të jetë dhe këtë vit numëri i maturantëve që do të vlerësohen me 4, ndërkohë që specialistët presin rritjen e numërit të maturantëve që që do të marrin notën maksimale, 10.

Maturantët kopjuan

Është shumë e vështirë që të ndalësh imagjnatën e të rinjëve në ditët e sotme. Pavarsisht se Ministria e Arsimit kishte vendosur zhurmues valësh përsëri të rinjtë arritën ti kalonin telefonat e tyre. Si? Shumica e atyre që guzuan i kishin mbajtur telefonat të fikur dhe të futur në vende ku personat që kontrollonin para provimit nuk mund ti futnin dot duart. Këtë fakt e dëshmoi publikimi i tezave vetëm 45 minuta pas fillimit të provimit. Fillimisht teza u publikua jashtë ambjenteve të provimit por disa minuta më vonë shumë maturantë e publikuan në rrjetin social “Facebook”. Pas publikimit te tezës personat që kujdeseshin jashtë menjhërë kanë marrë tezën dhe e kanë fikur foton nga faqja “Facebook”. Nëpërmjet mesazheve maturantët kanë arritur të merrnin përgjigjet e sakta të provimeve. Duhet thekësuar se edhe këtë vit administratorët e provimeve janë terguar shumë tolerant duke lejuar kopjimin e maturantëve me njëri-tjetrin.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency