Spanjë/ Shqiptarin e qëllojnë me armë zjarri dhe e braktisin në spital

0
196

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Katalonjë, Spanjë.Mediat spanjolle raportojnë se një i ri me kombësi shqiptare ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në spitalin Vendrell, në Baix Penedès (Tarragona). Për momentin nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe gjendja e tij.

Ndërkohë persona ende të paidentifikuar e kanë braktisur shqiptarin në urgjencë dhe janë arratisur. Shqiptaei kishte dy plagë me armë zjarri, një në secilën këmbë. Ai kishte edhe një goditje në kokë. Mjekët do të duhet të bëjnë analiza për të zbuluar nëse gjendja e tij shëndetësore mund të jetë edhe më e rëndë.

Tashmë hetimet do të duhet të zbardhin se kush është i plagosuri dhe motivi i ngjarjes së rëndë. Sipas hipotezave të para, gjithçka duket se ka lidhje me trafikun e drogës pasi shqiptarët janë kombësia e huaj që policia ndalon më shumë në lidhje me kultivimin dhe trafikimin, brenda dhe jashtë, të marijuanës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here