Ekspozimit në diell, kujdesi për lëkurën, risqet dhe të mirat

0
162

rrezitjaNë këto ditë pranverore dielli ka filluar të shfaqë pak e nga pak fuqinë e tij. Rritja e temperaturave, ndonëse graduale, ka filluar të kapë vlerat 25 gradë celsius. Pavarësisht këtyre, shumë prej nesh detyrohen të vazhdojnë aktivitetet e përditshme, në punë shkollë apo edhe për pazar. Shumëkujt rrezet e diellit kishin munguar, madje shumë prej tyre edhe po u gëzohen këtyre ditëve, duke bërë shëtitje, duke ecur nëpër qytet e të tjerë thjesht pushojnë në stolat e parqeve publike. Por kënaqësia dhe ngrohja që ofrojnë këto rreze pranverore mbartin me vete një rrezik për lëkurën dhe shëndetin e saj. Ekspozimi në diell nëpër parqe, kopshte, pishina, plazhe apo edhe në ambiente të mbyllura siç janë solarit duhet të jetë i limituar sipas domosdoshmërisë që shtron trupi i secilit prej nesh.

Banjat e diellit

Të njohura ndryshe edhe si aktivitete popullore pushuese gjatë së cilës njerëzit shtrihen direkt nën rrezet e diellit. Banjat e diellit zakonisht janë vende ku rrezet e diellit veprojnë hapur në plazhe, pishina, parqe, kopshte, kafe në trotuar. Në plazh ekspozimi bëhet me rrobe banje. Një alternativë tjetër janë dhe solarët në ambiente të mbyllura ku përdoret rrezatimi ultraviolet i pavarur nga kushtet e kohës jashtë. Për shumë njerëz me lëkurë të zbehtë nxirja e lëkurës është konsideruar pjesë e kulturës për të qenë i bukur e shoqëruar me aktivitetet sportive ndryshe nga shekulli i kaluar ku bardhësia e lëkurës është shenjë klasës aristokrate. Ngjyrosja e lëkurës me llapma shton pigmentin brenda melanociteve dhe është një përgjigje automatike e trupit nga rrezatimi ultraviolet ose llambat dhe nxirja është e përkohshme me kalimin e kohës zhduket.

Efektet

Trupi prodhon vitaminën D nga drita e diellit veçanërisht nga banda UVB e rrezatimit ultraviolet. Mosmarrja e kësaj vitamine është serioze për trupin megjithëse doza të mëdha merren nga dieta, marrja në sasi të mëdha e rrezatimit ultraviolet veçanërisht nga UVB është e lidhur me të gjitha tipet e kancerit të shkaktuara nga llambat ose rrezet e diellit. Djegiet e lehta deri tek ato të rënda shkaktojnë inflamacione në lëkurë të cilat shmangen duke përdorur krem kundër diellit sipas tipit të lëkurës ose duke bërë ekspozim të pjesshëm për të forcuar praninë e melanociteve në lëkurë. Një tjetër dëm nga ekspozimi në diell është dhe plakja e lëkurës ose photodamage e cila krijon dhe vështirësi në trajtimin kozmetik të lëkurës. Nga ana tjetër mungesa e diellit shkakton sëmundjen çrregullime afektive sezonale. Prandaj këshillohen njerëzit që përdorimi i rrezeve të diellit duhet bërë me kujdes dhe pa e tepruar.

Rrezet

Drita e diellit në sensin e gjerë është një spektrum me frekuencë totale e radiacionit elektromagnetik e dhënë nga dielli në tokë. Drita e diellit filtrohet nëpërmjet atmosferës dhe radiacioni solar është i dukshëm në ditët me diell kur dielli është mbi horizont. Kur radiacioni solar nuk bllokohet nga retë atëherë drita e diellit është një kombinim i ndriçimit dhe i ngrohjes. Drita direkte e diellit përmban rreze infrared, të dukshme dhe ultraviolet.

Drita e diellit është një faktor ne fotosintezë dhe është një proces i rëndësishëm i jetës. Trupa të ndryshëm e marrin intensitetin e dritës në varësi të distancës së tyre nga dielli. Spektri i radiacionit elektromagnetik godet atmosferën e tokës. Kjo e ndan atë në 5 zona në varësi të gjatësisë së valës.

Ultraviolet c ose UVC me gjatësi 100 deri 280nm. Ultravioleti ka gjatësi vale me frekuencë më të lartë se drita violet, megjithëse është i padukshëm për syrin e njeriut për shkak të absorbimit nga atmosfera dhe shumë pak arrin në tokë. Ky spektër i radiacionit ka veti germicide dhe përdoret në llambat germicidale.

Ultraviolet B ose UVB me gjatësi 280 deri 315 absorbohet shumica nga atmosfera dhe së bashku me UVC janë përgjegjës për reaksionet fotokimike duke çuar në formimin e shtresës së ozonit.

Ultraviolet A shtrihet nga 315-400 nm. Kjo gjatësi është më pak e dëmshme për lëkurën për ADN e qelizave dhe kjo përdoret kryesisht për nxirje dhe PUVA terapy për psoriasis.

Rrezet e dukshme ose drita nga 400 deri në 700 nm kjo gjatësi është e dukshme për syrin e lirë.

Rrezet infrared që kanë gjatësi nga 700 nm deri në 106 nm (1mm) është përgjegjëse për një pjesë të mirë të radiacionit elektromagnetik që arrin në tokë. Ajo ndahet në tre tipe në bazë të gjatësisë së valës. Infrared-A: 700 nm deri 1,400 nm, Infrared-B: 1,400 nm deri 3,000 nm, Infrared-C: 3,000 nm deri 1 mm.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency