Studime

0
147

cokollatÇokollata shton shpejtësinë e reagimit, i bën mirë trurit

 

Kakaoja e përpunuar në mënyrë specifike, duke u bazuar në studimet e reja, mund t’i ndihmojë të moshuarit të mbajnë shëndetshëm funksionet e trurit dhe të mënjanojnë demencën. Rezultatet e disa studimeve ndërkombëtare mbi flavanolet, lëndë ushqyese të cilat janë me tepricë në kakaon e freskët, u prezantuan nga Shoqata Amerikane për Përparim të Shkencës. Flavanolet u gjetën se ndikonin në rritjen e shtypjes së gjakut në afërsi të zonave të trurit të lidhura me memorien dhe mësimin. “Kjo rrit mundësinë që disa komponentë ushqyese si flavanolet e kakaos të mund të jenë të dobishme në ngritjen e fluksit të gjakut dhe në zmadhimin e funksionit të trurit në mesin e personave të moshuar, por edhe më të rinjve në situatat kur ata mund të jenë të paaftë, gjegjësisht të lodhur apo të përgjumur”, – ka thënë dr. Ian McDonald nga Universiteti i Notingamit. Shumica e produkteve komerciale të kakaos e kanë të reduktuar nivelin e flavanoli, me qëllim të përmirësimit të shijes. Ndërkaq, prodhuesit e çokollatës Mars, të cilët e kanë ndihmuar hulumtimin mbi kakaon, kanë shpërndarë një linjë të produkteve të pasuruara me flavanol.

 

Të rinjtë obezë, drejt vdekjes më të hershme

Meshkujt të cilët kanë mbipeshë në vitet e hershme të njëzeta janë dy herë më shumë të rrezikuar që të vdesin para moshës 55-vjeçare, në krahasim me moshatarët e tyre që kanë peshë mesatare. Një studim, i cili ka zgjatur 33 vjet, janë përfshirë 6.500 danezë, të cilët në fillim të saj kishin nga 22 vjet. Në mesin e pjesëmarrësve me mbi peshë ishin 1.5 për qind, përkatësisht 97 prej tyre. Indeksi i masës trupore të tyre ka qenë 30 ose më i lartë. Shumica e pjesëmarrësve, 83 për qind (5.407), kanë pasur “peshë normale”, në fakt kanë pasur indeks të masës trupore mes 18.5 dhe 25. Deri në moshën 55-vjeçare, gati te gjysma e pjesëmarrësve me mbipeshë, është diagnostikuar diabeti i tipit 2 ose shtypja e lartë e gjakut, ose kishin përjetuar infarkt ose sulm në tru, ose kanë pasur droçka të gjakut në këmbë ose mushkëri, ose tashmë kishin vdekur. Ekipi danez ka vërtetuar që secila pikë shtesë në indeks e rrit rrezikun nga infarkti për pesë për qind, nga shtypja e lartë e gjakut dhe droçkat për 10 për qind, ndërsa nga diabeti për 20 për qind.

 

Specat mbrojnë nga Parkinsoni

Duke ngrënë perime të cilat përmbajnë nikotinë natyrale, siç janë specat dhe domatet, ju mund të ulni rrezikun për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit, tregon një studim i ri. Studimi kishte përfshirë rreth 500 njerëz, të cilët sapo ishin diagnostikuar me Parkinson, dhe 650 të tjerë të cilët nuk kanë pasur probleme neurologjike. Studimet e mëhershme kishin treguar se tymosja dhe mënyrat tjera të përdorimit të duhanit, lidhen me një rrezik më të ulët për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit, dhe mendohet se nikotina është ajo që shfaq efektin mbrojtës. Duhani është një bimë e familjes Solanacea dhe, si duhani, edhe disa bimë të kësaj familje, përfshirë domatet dhe specat, janë burime të pasura të nikotinës. Sipas studimit të fundit, në përgjithësi konsumimi i perimeve të tjera nuk ka pasur efekt në rrezikun e zhvillimit të Parkinsonit. Megjithatë, sa më shumë bimë të familjes Solanace që kanë ngrënë njerëzit, aq më i vogël ka qenë rreziku i zhvillimit të sëmundjes. Rezultatet e studimit që është publikuar më 9 maj në revistën “Annals of Neurology”, tregojnë se kjo lidhje ishte më e fuqishme për specat. Mbrojtja më e mirë nga perimet e familjes Solanacea ishte te njerëzit të cilët në të kaluarën e kanë përdorur pak ose aspak duhanin, i cili përmban më shumë nikotinë se ushqimet e përfshira në studim.

 

Vitamina D zbut simptomat e astmës

Shumica e pacientëve me astmë që kalojnë kohën në dritën e diellit mund të kenë një lehtësim në simptomat e tyre, sugjerojnë hulumtuesit. “King’s College” në Londër, vlerëson se nivelet e ulëta të vitaminës D, e cila prodhohet në trup nga rrezet e diellit, janë të lidhura me një përkeqësim të simptomave. Hulumtimi i tij i fundit tregon se vitamina zbut pjesën mbi-aktive të sistemit imunitar në astmë. Njerëzit me astmë kanë vështirësi për të marrë frymë, kur rrugët e frymëmarrjes së tyre skuqen dhe fryma ngushtohet. Shumica e njerëzve trajtohen me steroid, por medikamenti nuk vepron për të gjithë. Ekipi tani është duke zhvilluar hulumtimet klinike për të parë nëse duke i dhënë vitaminë D pacientëve mund të lehtësohen simptomat e tyre.

 

Burimi: zhurnal.mk

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency