Turqi/ Parlamenti miraton heqjen e imunitetit të deputetëve

0
140

Parlamenti turk miratoi projektligjin shumë të diskutuar për heqjen e imunitetit, i cili i hap rrugë hetimeve ndaj deputetëve.

Një nismë e tillë u bë shkak i një përleshjeje masive mes deputetëve gjatë diskutimit të tij.Anëtarët pro – kurdë të parlamentit pretendojnë se kjo është një lëvizje për të ndrydhur opozitën.

Qeveria turke ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, të cilën e konsideron si organizatë terroriste.

Fjala tani është për Presidentin Rexhep Taip Erdoan, i cili duhet ta dekretojë atë, ç’ka duket se është thjesht një formalitet, pasi Erdoan është nxitësi më i fortë i këtij ligji.Lideri turk është akuzuar shpeshherë se ushtrim presion mbi opozitën dhe shtypin e lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here