Vazhdojnë gërricjet midis Elonës dhe Ilirit, molla e sherrit, Rike

0
157

debat-iliri-elonaIliri nis të ngacmojë Riken dhe në një moment reagon edhe Elona. Iliri nis ta pyesë se përse reagoi, sepse ai po fliste me Riken dhe jo me të. Teksa bëhet një bisedë ironie mes Ilirit, Rikes dhe Elonës nis një debat. Iliri i thotë Elonës se kanë qenë ata të dy që flisnin kundër Anaidit dhe Joanës dhe ka qenë Elona ajo që thoshte se ata janë dy dhe prandaj kanë zë, sepse nëse do të ishin vetëm, nuk do të kishin zë dhe forcë për të përballuar situatat. Ai e pyet e Elonën nëse ajo ka zë, sepse është duke bërë me Riken të njëjtën lojë që ka bërë Anaidi me Joanën. Elona i përgjigjet se e ka dhënë provën e saj që i përballon situatat vetëm dhe nuk e sheh me vend pyetjen e Ilirit. Teksa debatojnë me njëri-tjetrin Iliri i kërkon Elonës që ta shohë në sy teksa flet. Elona i përgjigjet se nuk do ta shohë në sy sepse nuk ka respekt që ka pasur për të dhe për të tillë njerëz, nuk i sheh teksa flet. Elona sqaron se çdo debat që ka pasur me Anadin e ka përballuar vetë dhe nuk e kupton se çfarë kërkon nga ajo. Sipas Elonës, Iliri mendon se Elona nuk është në rregull vetëm se nuk i ka mirë relatat me të. Teksa debatojnë Iliri i përmend Elonës principet dhe e pyet se ku i mbetën sepse në fillim kur ka hyrë në shtëpi e mbante veten më shumë principe. Elona i përgjigjet se principet e saj i përdor me ato që do dhe kur do ajo. Elona nervozohet dhe i thotë Ilirit që nuk i intereson më se çfarë mendon ai, sipas saj ai tregohet i dobët sa herë kapet pas marrëdhënies Rike – Elona, por nuk e përçan dot marrëdhënien e tyre. Vajzat më pas çohen nga tavolina dhe ulen në dhomën e ndenjes. Rikja mendon që Iliri e ka humbur shumë situatën nga dita e shtunë kur çoi atë në nominim. Elona ndihet e shqetësuar nga debate të tilla sepse por servirin për të një imazh që ajo nuk e ka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency