Takimi në Shkodër, Gur i zi Topalli: Shqiptarët kanë dy mundësi, të votojnë PD-në për integrimin ose PS-në për rrënimin

0
286

Florenc Drizari

topalliKryeparlamentarja Jozefina Topalli vijon takimet me elektoratin e djathtë në qytetin e Shkodrës, duke premtuar më shumë punësi dhe mirëqenie në mandatin e ardhshëm. Një ditë më parë nënkryetarja e PD-së ishte në Komunën Gur i Zi, ku shpërndau edhe karta anëtarësimi për të rinjtë demokratë.

Në këtë takim, zonja Topalli tha se me 23 qershor shqiptarët janë përballë dy alternativave, e para sipas saj përfaqësohet nga Kryeministri Berisha me integrimin e Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe punësimin, ndërsa alternativa e dytë është ajo e PS-së me në krye Edi Ramë. Sipas topallit kjo alternativë përfaqëson bllokimin e proceseve integruese të Shqipërisë duke iu referuar mosvotimit të tri ligjeve nga socialistët në Kuvendin e Shqipërisë.

TOPALLI

“Në 23 qershor shqiptarët kanë përballë dy alternativa: ata kanë Kryeministrin Sali Berisha dhe Edvin Ramën nga ana tjetër. Alternativa e parë i qëndron kombit, i qëndron zhvillimit, i qëndron integrimit, i qëndron familjes, i qëndron të ardhmes, i qëndron përfaqësimit të secilit prej nesh; alternativa e dytë është kundër kombit, është kundër shqiptarisë, është kundër integrimit, është kundër familjes, është kundër gruas, është kundër gjithçkaje”, – tha ajo. Sipas kryeparlamentares: “Edi Rama në katër vite nuk ka bllokuar vetëm integrimin, kjo është një anë shumë e rëndë, e papërgjegjshme, e patolerueshme për një kryetar partie. Ajo që është më e rëndë është se me ato para që ne do merrnim nga statusi i vendit kandidat do ndërtoheshin edhe shumë kilometra rrugë të tjera në rrethe të ndryshme të Shqipërisë…”

Gjatë takimit që Topalli pati me banorë të Komunës Gur i Zi në Shkodër, ajo përmendi disa nga investimet që ka bërë qeverisja e djathë në këto vite. “Sigurisht që ndihem mirë që kemi bërë rrugën e Kuçit, edhe rrugën e Vukatanës, edhe rrugën e Gurit të Zi në Rragam, edhe për ndërtimin e ujësjellësve, edhe ndërtimin e qendrave shëndetësore në secilën prej fshatarëve të kësaj komune, edhe rindërtimin e ndërtimin e shkollave dhe ne do të bëjmë edhe rrugën e Sheldisë në vitin e parë të mandatit të ardhshëm”, – tha Topalli.

 

Topalli prezanton sot botimin e fjalimeve parlamentare për vitet 1920-39

Kuvendi i Shqipërisë pritet të prezantojë kolanën e botimeve të “Bisedimeve parlamentare”, për vitet 1920 – 1939. Prezantimi i kësaj kolane do të bëhet nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. “Kjo kolanë e realizuar përmes kërkimeve në Arkivin Qendror të Shtetit, Bibliotekës Kombëtare, bibliotekat universitare dhe bibliotekën e Kuvendit, botohet për herë të parë, nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit. Ky botim unik vjen si kurorëzim i një pune trevjeçare, pas skanimit, dixhitalizimit dhe përpunimit të mbi 20 mijë faqeve, duke ruajtur me besnikëri autenticitetin e tyre”, – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency