Korriku arrin nivelin më të lartë të regjistrimeve të mjeteve për 2023

0
142

Regjistrimi i automjeteve të reja ka shënuar nivelin më të lartë të këtij viti në korrik, sipas të dhënave që ka publikuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Sipas të dhënave të DPSHTRR 7,985 mjete të regjistruara për herë të parë gjatë muajit Korrik, ose 14.4% më shumë, si muaji më i mirë i pesë viteve të fundit!

Po sipas këtyre të dhënave, janë 42,238 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, 50% më shumë se Janar-Korrik 2019. Rritje të ndjeshme kanë shënuar hyrjet e mjeteve elektrike, ndonëse ato mbeten në një peshë shumë të ulët në raport me totalin. Janë regjistruar 874 Mjete elektrike të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, +367% krahasuar me vitin 2021.

Edhe numri i automjeteve të reja vijon të mbetet i ulët në raport me totalin. Sipas DPSHTRR janë regjistruar 6,381 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 42% më shumë se Janar-Korrik 2021.

Shtetet Kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në Janar-Korrik 2023:
-Itali 23%
-Gjermani 21%
-Zvicër 10%
-Koreja e Jugut 7%
-SHBA 5%
-Kina 4.9%.

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me Janar-Korrik 2021, duke shtuar regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse. 3,376 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi.

Të dhëna të tjera të INSTAT bëjnë të ditur se deri në fund të vitit 2022 në vend kishte gjithsej 639.379 autovetura, që përbënin 80.3% të totalit të mjeteve gjithsej në vend 796.438 mjete gjithsej me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht”). Pjesa tjetër përbëhet nga “Automjetet për transport të përzier” (6,5%) dhe “Motor” (5,4%). Në vitin 2022, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 232. Në vitin 2021, ky tregues ishte 212 autovetura për 1.000 banorë.

Sipas INSTAT, gjithsej në vend qarkullonin 116.204 autovetura të tipit Mercedes Benz, me 18.17% të totalit të autoveturave. Megjithatë, kjo markë duket se po bie nga “froni”, teksa po bëhen të preferuara makinat e vogla dhe ekonomike.

Në fund të vitit 2022 kishte 115.064 autovetura të tipit Volkswagen, me 18% të totalit, duke iu afruar me shpejtësi BENZ. Madje të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3%. Marka e tretë më e preferuar është DAIMLER CHRYSLER (10.4%) e ndjekur nga Ford (9.6%), Opel (5.2%), Audi (5.8%), Fiat (3.9%); Toyota (4.6%), BMW (3.4%); Renault (3.4%)./Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here