As shtet-rrethimi, as izolimi nuk i ka trembur biznesmenët tanë! Neranxi sfidon koronavirusin, shqiptarëve nuk do t’ju mungojnë farat…

0
156

As shtet-rrethimi, as izolimi total nga ky koronavirus, nuk i ka trembur, apo strukur biznesmenët tanë.

Është pikërisht biznesmeni i fuqishëm, Nikollaq Neranxi, i cili ka shpërndarë për mbarë popullin klient, një video në të cilën ai,  ecën i shqetësuar nëpër kompani dhe pyet dhe interesohet për situatën dhe si po ecën biznesi.

Ky popull i mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë, kur sheh këtë video, me biznesmenin Nikollaq Neranxi, me shqetësimin e tij të madh për punën dhe punonjësit, bindet që koronavirusi nuk do ta ketë të gjatë.

Me këtë kujdes dhe kontroll të ashpër të Neranxit, shqiptarët janë të garantuar, që nuk do t’ju mungojnë, të gjitha llojet e farave dhe frutat e thata, të pajisura me yndyrë dhe magnez.

Por, mbi të gjitha, nuk do të mungojnë asnjë minutë bajamet, ky frut oleoz, që kontrollon urinë nervore, frut të cilin,  e këshillojmë të hajë edhe drejtori i shtet-rrethimit, lideri Edi Rama, për të mbajtur sa më shumë mendjen në vend.

Me këtë përkujdesje dhe interesim të biznesmenit Nikollaq Neranxi, shqiptarëve nuk do t’ju mungojnë kurrë, frutat e Mesdheut dhe Azisë, Amerikës Latine dhe Australisë.

PS. Ndiqni më poshtë dy video njëra pas tjetrës, që dëshmojnë shqetësimin dhe kujdesin e madh të Neranxit, për punonjësit e kompanisë dhe për rrjedhojë edhe për mbarë popullin shqiptar.

VIDEO:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here