Kreu i Bashkisë së Tiranës Basha: Në 23 qershor zgjidhni mirëqenien, lini pas modelin bllokues të Ramës

0
104

Gëzim Saliu

basha-320x213“Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i Tiranës, ai nuk është miku i Shqipërisë”

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ftoi shqiptarët që në zgjedhjet e 23 qershorit të votojnë për alternativën e punësimit dhe mirëqenies, duke lënë pas në të shkuarën, siç theksoi ai, modelin e bllokimit. Për kryebashkiakun, i cili hapi mitingun e djeshëm, që shënoi çeljen e fushatës elektorale të PD-së, është më se e qartë se PS duke bllokuar statusin veproi kundër qytetarit e ndërsa me reformat e ndërmarra, PD tregoi se për të qytetarët janë të parët. “Dy vite më parë deklarova para jush se Edi Rama nuk është armiku ynë. Kam uruar që gjithë kësaj kohe të kisha të drejtë, pasi në bindjen time nuk duhet të kemi armiq në politikë. Por çfarë mund të them sot për z. Rama, ai bllokoi integrimin evropian dhe qytetarët e Shqipërisë do të përfitonin nga kjo mundësi, nëse do ishte marrë statusi. Por Edi Rama tha jo, ai nuk është armiku ynë, të ecim përpara, të marrim me shumë mund, me shumë përpjekje. Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i Tiranës, ai nuk është miku i Shqipërisë. Përpara se të bllokonte Shqipërinë ai kishte bllokuar Tiranën”, – tha Basha.

 

 

Vota e 23 qershorit

Megjithëse nuk preferoi ta cilësonte armik, kryebashkiaku i kryeqytetit tha se lidershipi i së majtës është bllokator i zhvillimit të vendit dhe ëndrrës evropiane të shqiptarëve. “Dy vite më parë deklarova para jush se Edi Rama nuk është armiku ynë. Kam uruar që gjithë kësaj kohe të kisha të drejtë, pasi në bindjen time nuk duhet të kemi armiq në politikë. Por çfarë mund të them sot për z. Rama, ai bllokoi integrimin evropian dhe qytetarët e Shqipërisë do të përfitonin nga kjo mundësi nëse do ishte marrë statusi. Por Edi Rama tha jo, ai nuk është armiku ynë, të ecim përpara, të marrim me shumë mund, me shumë përpjekje. Ky njeri nuk është dhe nuk mund të jetë miku i Tiranës, ai nuk është miku i Shqipërisë. Përpara se të bllokonte Shqipërinë ai kishte bllokuar Tiranën. Madje sot e gjithë ditën thotë se do bllokojë të gjitha projektet madhore të bashkisë së Tiranës që do nisin me qeverinë Berisha. Është i njëjti model që i dhamë lamtumirën dy vite më parë, modeli personal, i ruajtjes së pushteti privat”, – tha ai. Më tej në fjalën e tij, Basha pohoi se alternativa e ofruar nga e majta është refuzuar me votë dy vite më parë nga qytetarët e kryeqytetit. “Nga ky shesh së bashku lamë pas të shkuarën dhe nisëm një rrugëtim të ri për qytetin e Tiranës. Qytetarë gjendeshin para një zgjedhjeje që të votonin një politikan që ushqente konfliktin politik për hir të ambicies për pushtet apo të ndryshonin e të gjenin një tjetër model. Ish-kryetari i bashkisë donte sërish të ruante interesin personal. Sot edhe ata më skeptikët e para dy viteve e kuptojnë se pse Rama donte ta mbante bashkinë e Tiranës dhe për interes të kujt donte ta mbante. Tirana zgjodhi që të nisë një erë e re. Sot ne kemi më shumë të punësuar infrastrukturë më të mirë, më shumë gjelbërim e ajër më të pastër. Kemi një plan urbanistik, kemi në zbatim projekte madhështore që po e shndërrojnë Tiranën në një qytet modern evropian”, – nënvizoi qytetari i parë i Tiranës. Për Bashën, sot shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin me votë modelin e mirëqenies, duke lënë pas alternativën e pushtetit personal. “Sot e gjithë ditën thotë se do bllokojë të gjitha projektet madhore të bashkisë së Tiranës që do nisin me qeverinë Berisha. Është i njëjti model që i dhamë lamtumirën dy vite më parë, modeli personal, i ruajtjes së pushteti privat. Sot ato kanë mundësinë të zgjedhin zhvillimin e vendit, një politikë që në qendër ka qytetarin, shqetësimet dhe shpresat e tij. Unë nuk kam asnjë dyshim për zgjedhjen e qytetarëve të Tiranës, por jam i bindur se alternativa e punësimit, mirëqenies do të përqafohet nga të gjithë qytetarët e këtij vendi. Ndaj shqiptarët do të zgjedhin më shumë punësimin, më shumë mirëqenie, shqiptarët do të zgjedhin integrimin. Modelin për të përmirësuar, Ju do zgjidhni PD dhe Sali Berishën, Përpara për ju, përpara për Shqipërinë Evropiane”, – përmbylli fjalën e tij kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

 

 

Tabaku: Nuk do të ndalemi derisa të punësojmë çdo shqiptar

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, e përzgjedhur si një nga folëset në çeljen e fushatës elektorale, deklaroi dje se ndihet e privilegjuar që do të përfaqësojë PD-në në zgjedhjet e 23 qershorit. “Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga vitit 2012. Kemi hequr shumë taksa dhe tarifa. Kemi ngritur një fond garancie prej 1 milionë dollarësh. Ndihem e privilegjuar që jam kandidate e PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit. Unë e di se problemi më i madh i juaj është punësimi. Prandaj ne kemi zgjedhur të ndihmojmë të rinjtë. Ky lloj përmirësimi po vjen në të gjithë Shqipërinë si rezultat i punës së PD-së”, – tha ajo. Duke bërë të ditur një sërë arritjesh të mazhorancës qeverisëse, Tabaku premtoi se PD nuk do të reshtë së në rrugën e reformave derisa çdo shqiptar të jetë i punësuar. “Kemi ndërtuar e rindërtuar 10 mijë km rrugë. Kemi hequr TVSH për pajisjet e prodhimit. 200 mijë vende pune më shumë. Ekonomia shqiptare është rritur. Përmirësimin e shohim kudo, në shkolla në rrugë por ne e dimë se ka akoma shumë njerëz që kanë nevojë për punë dhe ne do ta bëjmë. Ne nuk do të pushojmë derisa çdo shqiptar të ketë një punë. Ne do të heqim taksat për tre vitet e para për çdo biznes që do të hapet nga të rinjtë. Sot nisim fitoren në të gjithë Shqipërinë”, – deklaroi nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku.

 

Kosova: Shëndetësinë do ta kthejmë në shërbim të qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, njëkohësisht kandidat për deputet i PD-së në Qarkun e Tiranës, Halim Kosova, garantoi dje se me përmes kandidimit kërkon të bëjë më shumë për shëndetësinë.“Është privilegj dhe përgjegjësi e madhe të jem sot me ju, sepse unë dhe ju kemi ardhur këtu së bashku me ish-pedagogun dhe kolegun tim prof. Berishën jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen. Unë me sinqeritet ju them se nuk e kisha menduar kurrë se një ditë do të isha në këtë podium të tillë përpara kaq shumë zemrash, kënaqësia më e madhe në jetë ka qenë të ndihmoj nënat dhe kjo është arsyeja që shumë zëra të juaj më duken të njohur. Transformimet që solli PD në jetën ia kalon shumëfish mrekullive që mund të bëjë një mjek i vetëm. PD u lind në një moment kritikë për të ardhmen evropiane. Është krenari për mua të radhitem në krah të PD-së dhe prof. Berishës për sfidat e së ardhmes. Vdekshmëria tek nënat është katër herë më pak. Kujdesi shëndetësor në zonat rurale është rritur 10%. Unë ju siguroj që ndryshimet e realizuara nuk janë vetëm strukturor por edhe konceptuale. Dua t’iu siguroj se objektivit im dhe i prof,Berishës është se do ta kthejmë shëndetësinë në shërbim të pacientëve dhe të qytetarëve. Ju do keni zërin tuaj në projektet tona. Ju jap fjalën të gjithëve ju se sistemi shëndetësor shqiptar do të jetë i juaji”. Në fund të fjalës së tij, Kosova mori edhe urimet e Kryeministrit Berisha me shprehjen: “Shumë bukur!”

 

Bregu: Keni 213 arsye t’i kërkoni Ramës llogari më 23 qershor

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu kërkoi nga shqiptarët që me votën e tyre në 23 qershor të kërkojnë llogari për bllokimin e procesit të integrimit nga ana e kryesocialistit Rama. “Ne kemi arsye për të siguruar fitoren në 23 qershor. Vetëm para pak minutash kryetari që do të largohet si humbësi më i madh iu tha qytetarëve se unë e di se në mitingun e Tiranës do të flasin mua. Ti je shkatërruesi i këtij vendi, ndërsa Berisha, ndërtuesi. Ti je antishqiptari. Berisha është shqiptari jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ka shqiptarë. Sot ju keni 213 arsye dhe t’i kërkoni Ramës llogari. Sot deri në 23 qershor përgjigja e shqiptarëve do të jetë vetëm një; ne jemi ndryshimi përpara, përpara, përpara”, – tha ministrja Bregu.

 

 

 

Qarku Tiranë

Sali Berisha

Myuqerem Tafaj

Majlinda Bregu

Halim Kosova

Florjon Mima

Gerti Bogdani

Dashamir Shehi

Jorida Tabaku

Edi Paloka

Keltis Kruja

Kastriot Islami

Asllan Dogjani

Visar Zhiti

Arben Qirjako

Gent Deliallisi

Tritan Shehu

Ilir Rusmali

Jemin Gjana

Lajla Përnaska

Gazmend Dibra

Kreshnik Çollaku

Rajmonda Bulku

Kreuza Leka

Shkëlqim Hoxha

Fetah Hasani

Ervin Minarolli

Elvana Hana

Grida Duma

Ivi Kaso

Klodiana Shala

Greta Koçi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency