Demokracia e brendshme e partive duhet të rregullohet me norma juridike

0
171

 

fugaArtan Fuga

 

 

Demokracia e brendshme e partive duhet te rregullohet me ligj sikurse te gjitha marredheniet brenda organizatave private, shkollave private, universiteteve private, ndermarrjeve private, restoranteve private etj.

Sidomos per marredheniet brenda partive politike sepse nga ato lindin marredheniet e pushtetit.

Me ligj duhet te detyrohen ato qe te garantojne mendimin e ndryshem, opoziten brenda tyre, rrymat, si edhe zgjedhjet brenda tyre te behen nen monitorimin e funkionareve juridike te certifikuar dhe nga drejtesia.

Po keshtu edhe zgjedhja e kandidateve per deputete nuk duhet te lejohet qe te behet diten e fundit para skadimit te afatit, çka behet me qellimin qe deputetet qe nuk do te kandidohen te digjen dhe te mos kene mundesi te rregistrohen.

Kandidatet per deputete duhet qe ligja t’i detyroje partite t’i aprovojne ne keshillat drejtuese dhe jo ne rrethe te ngushta dhe ato duhet te vijne nga rrethet te propozuara sipas disa procedurave. Perndryshe nje njeri i vetem apo vetem disa kryetare nxjerrin gjithe deputetet dhe i mbajne ne kontroll ne grupe miqsh dhe besnikesh.

Dikush mund te thote se nuk ka gje meqe eshte elektorati qe do t’i votoje. E ka gabim sepse elektorati voton lista partiake dhe jo persona te veçante.

Ne kemi nje demokraci te kufizuar dhe me defekte pikerisht sepse partite si organizata private brenda tyre nuk i binden asnje ligji specifik dhe nuk jane nen monitorimin e permbaruesve ligjore sikurse jane restorantet, hotelet, shkollat private, etj.

 

—————————————————————

Pano Saka

 

Haha.. Prof. Artan Fuga te mbrosh argumente qe nuk i mbeshtet eshte si te jesh vegjetarian dhe per dreke te te kene vene para vetem mish te pjekur…nuk do te te shijonte fare.

Po ne fakt ne nje analogji te thjeshte, te imponosh me detyrim percaktim strukturen funksionale dhe organizative te partive, eshte si te detyrosh ekipet e futbollit te perdorin nje skeme loje, 4-4-2 me detyrim percaktim.

Organizimi i partive eshte produkt i nje marrveshje mes nje grupi vullnetaresh, dhe si e tille nuk mund te imponohet nga jashte forma dhe menyra e funksionimit, zgjedhjet e strukturave etj.pasi eshte pjese e te drejtave themelore te njeriut qe njerezit ne marrdheniet e tyre vendosin vete sesi do t’i organizojne ato, shteti nuk duhet te nderhyje.

 

—————————— —————————— –

 

Artan Fuga

 

I nderuar Pano Saka, mendoj se deshira juaj shkon ne perputhje me argumentet qe mund te jepen ne mbrojtje te saj.

Shembulli qe keni dhene eshte ne favorin e argumentit tim dhe e perforcon aryetimin qe bej.

Sigurisht ligja dhe rregulli administrativ nuk nderhyn ne skemen e lojes te nje skuadre, akoma nuk luan dhjete me nje, por ne ane te tjera nderhyn qe çke me te.

Sigurisht qe ne organizimet vullnetare te njerzve ka liri dhe shteti nuk imponohet, por kjo eshte vetem diçka relative dhe aspak absolute.

Edhe brenda nje çifti martesor, partnerët i rregullojnë vetë marrëdhëniet mes tyre, por kjo nuk do te thotë së norma juridike aty nuk vepron. Përndryshe ta zemë burri do të dëshëronte edhe të bënte seks duke ushtruar dhunë, të rrihte fëmijët, apo të mos kryente detyrat bashkërshortore apo të abuzonte me të ardhurat e familjes. Në këtë rast, gruaja mund t’i drejtohej ligjit dhe ligji ta tregon qejfin nëse është në lartësinë e detyrave të tij.

Trajneri nuk mund te fuse e te nxjerre jashte loje nje lojtar sa here te doje, portieri nuk mund ta kape topin me dore jashte zones se rreptesise, nuk mund t’i vesh strekembesh lojtarit tjeter, nuk mund te mbash ne fanelle dy numra, nuk mund te luash me dy portjera, nuk mundet qe t’ia pasosh shokut topin me dore ne sulm e siper, etj. Vulnetarizmi i shoqatatve dhe rregullat brenda tyre te garantuara nga rregulla proceduriale te kontrolluara nga gjykatat nuk jane ne kundershtim me njera tjetren. Gjema qe i ndodhi Gjermanise para disa dekadave ishte pikerisht se pranoi ne konkurrim nje parti qe brenda saj ishte ndertuar me fyhrer. Sigurisht ende jemi larg. Po te keni argumente te tjera, mund te m’i jepni. Me respekt af.

Organizimi i partive eshte produkt i nje marrveshje mes nje grupi vullnetaresh, dhe si e tille nuk mund te imponohet nga jashte forma dhe menyra e funksionimit, zgjedhjet e strukturave etj.pasi eshte pjese e te drejtave themelore te njeriut qe njerezit ne marrdheniet e tyre vendosin vete sesi do t’i organizojne ato, shteti nuk duhet te nderhyje.

 

—————————— —————————— –

 

Miranda Piperi… Pano Saka : Edhe thoni “e drejte themelore e njeriut” dhe pastaj e permbysni duke thene “shteti nuk duhet te nderhyje”. Po pse ato te drejtat themelore te njeriut a nuk eshte shteti ai qe na i garanton? Madje ato me themeloret na i garanton me ligjin po themelor, kushtetuten, perndryshe njeriu pa ligje e rregulla zor se do e gjente dot te drejten e tij, pa shtet “njeriu ha njeriun” !

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency