Escobar mbështet planin franko-gjerman, kërkon bisedime për asociacionin. Lajçak nesër në Beograd

0
79

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë të ditur se e ka bërë të qartë pozicionin për asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkohë që temë diskutimi ka qenë edhe propozimi franko-gjerman.

“Ne do të fillojmë të flasim për zbatimin e asociacionit të komunave serbe. Këtë gjë e kam bërë shumë të qartë, kështu që shpresoj se do ta kalojmë këtë krizë në një të ardhme shumë të afërt. Jam shumë i inkurajuar që përfaqësuesi special i BE-së është këtu dhe gjithashtu shpreha mbështetjen time për përpjekjet e tij për të kaluar në propozimin gjermano-francez”, deklaroi ai pas takimit.

Ndërsa përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se sonte do të ketë takime edhe me kreun e KFOR-it dhe atë të EULEX-it. Ai tha se tensionet e krijuara në veri si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë nuk ndihmojnë askënd.

“Kemi kriza, barrikada dhe kemi situatë të vështirë në veri të Kosovës. Pata një diskutim të gjatë me Kurtin. Nuk mund të presim që diçka e keqe të ndodhë. Askush nuk është i lumtur me këtë situatë në veri. Do të takohem me KFOR-in dhe EULEX-in pas kësaj. Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë

 La

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here