Nënshkruhet aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në BE

0
70

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, sot nënshkuan aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Pas ceremonisë, Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se kjo është një ditë historike. “Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive. Për Kosovën nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër, por ëndrrat bëhen realitet vetëm kur veprohet”, ka thënë ajo.

Osmani është shprehur se Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes së BE-së. “Procesi nuk proces i njëtrajtshëm dhe mund të jetë afatgjatë, por ne jemi të vendosur të ja dalim me sukses. Do të bëjmë punën tonë në mënyrë që Bashkimi Evropian të ketë sa më të lehtë të bëjë pjesën e vet”, ka shtuar Osmani.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Bashkimi Evropian është i plotë vetëm kur të gjitha kombet evropiane janë pjesë e këtij bashkimi. “Ky është hapi i parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, rrugë që ishte e gjatë dhe aspak e lehtë. Ne meritojmë të bëhemi vend kandidat dhe të fillojmë rrugëtimin drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian”, ka thënë Konjufca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here