Skandal/ Shehu: Vaksina të skaduara që më 4 prill po injektohen në sheshin Skënderbej!

0
110

Nga Tritan Shehu.

Skandal! Vaksina të pasigurta dhe të skaduara që më 4 prill po u injektohen aktualisht qytetarëve në tendat e sheshit Skënderbej!

Prokuroria duhet menjëherë të ndërpresë këtë veprim të papërgjegjshëm, të rrezikshëm e të fillojë një hetim të plotë.

Janë vaksina “kineze” me ambalazhe të shkruara turqisht, jo vetëm të paçertifikuara nga asnjë organizëm ndërkombëtar, me efikasitet shumë të ulët sipas vet kinezëve, por dhe me datë skadence të tejkaluar që më 4 prill.

Qytetarëve nuk iu tregohet ky fakt i rëndë edhe nga operatorët sanitarë aty!

Duhej një insistim i fortë i disa prej tyre që të shikonin ambalazhin, e më tej të refuzonin injeksionin.

Përgjegjësi e rëndë kjo për Qeverinë, por dhe për personelin shëndetësor që e aplikon, pavarësisht urdhrit që u kanë dhënë.

Edhe ata duhet të kuptojnë se Betimi i Hipokratit qëndron mbi çdo urdhër administrativ.

Shumë shpejt dhe shqiptarëve do t’iu ofrohen vetëm ato vaksina e medikamente të sigurta, që u ofrohen edhe italianëve, grekëve, gjermanëve, të gjithë BE-së, duke respektuar rregullat europiane për këtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here