Tomori dhe Shkumbini mundën respektivisht Laçin dhe Bylisin

0
141

Altin Vorpsi

TIRANA Kategoria Superiore, Tirana fiton “klasiken” me Vllazninë

Vllaznia me humbjen në Tiranë shuan shpresat për të shkuar në kupat evropiane

 

Një penallti e shndërruar në gol i ka mjaftuar Tiranës për të mposhtur Vllazninë në “Qemal Stafa”. 24 herë kampionët e Shqipërisë u janë falur këmbëve të një shkodrani për të mposhtur kuqeblutë që pas kësaj disfate vetëm mund të “ëndërrojnë” kupat e Evropës.

 

Evropa

Këto tri pikë e mbajnë në lojë Tiranën, sa i takon zonës evropiane, edhe pse me këtë fitore ngjit vetëm një vend në klasifikim, duke parakaluar Vllazninë në vendin e pestë. Nevil Dede ishte i bindur për fitoren ndaj Vllaznisë, madje premtonte spektakël. Tirana e tij ia ka arritur deri diku kësaj gjëje, por më e rëndësishmja ishte fitorja dhe marrja e pikëve maksimale. Lidhur me objektivat e mbetura të këtij kampionati, trajneri bardheblu rikonfirmon se ka qenë gjithnjë ndeshja e radhës. Ashtu sikurse veproi edhe për Vllazninë. Por, njëkohësisht, Dede e ka të qartë se nëse nuk shpëtohet sezoni, çdokush do të marrë përgjegjësitë e veta, porse kjo do të diskutohet vetëm në fund, pas luajtjes së tri ndeshjeve të mbetura të Superiores. Nuk është momenti për të folur për të ardhmen, sepse kryeqytetasit duan të shijojnë të paktën 24 orë suksesin ndaj Vllaznisë, të cilën e vlerësonin një kundërshtare tepër të vështirë. 24 herë kampionët dhe kuqeblutë, me çka dhanë në “Qemal Stafa”, vunë në “skenë” një klasike të radhës të futbollit shqiptar, duke mishëruar në vetvete edhe “fair play”-in, të luajturit pa kompromise. Secila palë dha maksimumin pa u ndikuar nga aleancat dhe faktorët e jashtëm. Për kapitenin e Tiranës, Gilman Likën, veç të tjerash, ishte një ndeshje speciale, që e kurorëzoi me golin e fitores nga pika e bardhë. Ishte speciale për shumë arsye, pasi në radhë të parë përballej me ish-ekipin dhe së dyti, pasi kishim të bënim me një shkodran me shiritin e kapitenit bardheblu. Sipas tij, është e rrallë që Tirana dhe Vllaznia të ndeshen në një situatë të tillë, pra pa objektiva, qoftë edhe minimalet. Bardheblutë e Dedes thonë se nuk janë dorëzuar ende në luftën drejt Evropës, ndërkohë që shpresojë te ndonjë “dhuratë” indirekte e Skënderbeut dhe Besës të dielën. Në llogoren tjetër, Artan Bushati kërkonte një tjetër fitore për të mbyllur “gojët e liga”. Nuk ia doli, por ngushëllohet me faktin se mori përgjigje pozitive nga lojtarët e aktivizuar. Gjatë këtyre javëve të mbetura të kampionatit, sipas ish-trajnerit të ekipit tonë Shpresa, do mund të shohim Vllazninë e sezonit të ri. Kuqeblutë nuk e trajtonin këtë transfertë në kryeqytet si një takim ku duheshin vetëm pikët, pasi prioritet kishin lojën e bukur dhe spektaklin. Shkodranët synojnë të promovojmë të rinjtë tashmë dhe këtë e bënë edhe në Tiranë. Vllaznia, sidoqoftë, kishte disa mungesa titullarësh të lënë jashtë si pasojë e strategjisë së klubit, por nuk pati të gatshëm as Tafilin e Shtubinën. Ndaj edhe nuk shkoi më tej se humbja minimale, por që dërgon maksimumin e pikëve në llogarinë e Tiranës.

 

Kupa kushton shumë

Energjitë e shpenzuara në Kupën e Shqipërisë u kanë kushtuar shumë skuadrave “të vogla” shqiptare. Si për të vërtetuar se nuk kanë organikën për të përballuar “luftën” në dy kompeticione të ndryshme finalistet e edicionit të 61-të të kompeticionit të dytë për nga rëndësia kanë dështuar keqazi. Si Laçi edhe Bylisi kanë humbur respektivisht përballë Tomorit dhe Shkumbinit.

Dje

SHKUMBINI – BYLIS  2-1

Golat: Dervishi 58′, Lluca 84′ / Bakiu 25′

TOMORI – LAÇI  2-0

Golat: G.Arbri 25′, Sulejmani 45′

TIRANA – VLLAZNIA  1-0

Golat: G.Lika 48′ (pen)

 

Sot

KASTRIOTI – LUFTËTARI             (14:00)

TEUTA – APOLONIA                      (14:00)

FLAMURTARI- SKËNDERBEU    (17:00)

BESA – KUKËSI                              (17:00)

 

Renditja         ND.     Pikë

1 Skënderbeu           22        52

2 Kukësi        22        40

3 Flamurtari  22        39

4 Teuta                       22        39

5 Tirana         23        38

6 Vllaznia      23        35

7 Laçi             23        34

8 Kastrioti      22        31

9 Bylis                        23        29

10 Besa         22        27

11 Shkumbini           23        23

12 Luftëtari    22        18

13 Tomori      23        15

14 Apolonia 22        10

 

 

 

 

Takimi

Berisha, studentëve të Universitetit të Sporteve: Do të shtojmë terrenet sportive

Mbështetja dhe zhvillimi i sportit në Shqipëri. Kjo ishte kryefjala e bisedës që mbajti Kryeministri Berisha gjatë një bashkëbisedimi me sportistë dhe studentë të Universitetit të Sporteve në Tiranë. Kryeministri premtoi se qeveria do të krijojë kushte optimale që të rinjtë të stërviten dhe performojnë me dinjitet në gara kombëtare dhe ndërkombëtare. “Përpjekje janë bërë këto vite për zhvillimin e sportit. Pak vite më parë ne përuruam këtë universitet duke besuar se ai ka një rol thelbësor në formimin e mësuesve e pedagogëve, nxënësve e studentëve. Ne kemi rritur financimet për federatat sportive, për stadiumet dhe terrenet sportive. Disa arritje janë të lakmueshme, por të tjera janë plotësisht të mundshme për tu realizuar në 4 vitet që vijnë”, – tha Kryeministri Berisha. Shefi I qeverisë ftoi studentët që të japin sugjerimet e tyre për hartimin e një programi për sportin që të jetë në lartësitë e ambicieve të tyre. “Strategjia jonë për mbështetjen e sportistëve do të jetë së pari një subvencionim më i fuqishëm i të gjithë veprimtarive të federatave. Ne besojmë se shtrirja e terreneve sportive në mbarë vendin, pajisja e të gjitha shkollave me palestra moderne, krijimi i terreneve sportive në çdo lagje dhe komunë të vendit, do të bëjë të mundur një pjesëmarrje më masive, nga e cila do të dalin më të mirët. Ai siguroi se qeveria do të garantojë një mbështetje akoma dhe më të madhe për kampionët. “Nëse ka një fushë në të cilën ne do të përqendrohemi në 4 vitet që vijnë do të jetë sporti”, – përfundoi Berisha.

 

Rikthimi në Superiore

Partizani dhe Lushnja lënë “purgatorin”

Ajo e djeshmja ka qenë një ditë e veçantë për tifozët e Partizanit dhe Lushnjës. Që të dy këto ekipe, pas takimeve që zhvilluan për javën 27-të të Kategorisë së Parë, kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore. Lushnja, e para në renditje, ngjitet në Superiore edhe pse e ka shtyrë sërish zyrtarizimin si kampione me humbjen 2-1 në Himarë. Ndërkohë që Partizani ka mundur me rezultatin 2-1 kuçovarët, duke e përmbushur objektivin madhor, ngjitjen në Superiore. Tri pikët e marra ndaj Naftëtarit në këtë javë, falë golave të Abazajt dhe Tushes, i mjaftojnë skuadrës së Hasan Likës për të siguruar përfundimisht vendin e dytë dhe rikthimin mes më të mirëve të vendit pas katër edicionesh mungesë. Kështu, java e 27-të i ka zbardhur verdiktet për pjesën e sipërme të renditjes. Mbetet të shihet se çfarë rokadash mund të kemi në fund në tri javët e mbetura të Kategorisë së Parë, ku ngjeshja e skuadrave është vërtet frikësuese. Skuadrat që pozicionohen nga vendi i 6-të e deri tek i 11-ti me nga 36 pikë secila (Dinamo, Himara, Iliria, Ada, Burreli, Butrinti), pa përjashtuar këtu edhe Tërbunin me një pikë më shumë, e deri tek vendi i parafundit, ku pozicionohet Gramshi me 31 pikë, janë të përfshira ethshëm në luftën për mbijetesë. Një fitore mundëson disa vende, ndërsa e kundërta të fundos. Në këtë kuptim, ndeshjet e kësaj të shtune ishin për “jetë a vdekje”. Dinamo dhe Burreli përplasën brirët në “Selman Stermasi” me pikë të barabarta, ndaj secila palë synonte të likuidonte një rival direkt. Triumfi 2-1 u ka shërbyer maksimalisht bluve kryeqytetas, që nuk janë më në të njëjtën “gjatësi vale” me matjanët, duke ua lënë atyre pasigurinë e qëndrimit në këtë kategori. E njëjta gjë mund të thuhej edhe për duelet Kamza-Besëlidhja, e fituar nga vendësit me një dopietë të mrekullueshme të Rezart Mahos, dhe Gramshi-Ada, e mbyllur në bardhësi shifrash, me një penallti të humbur nga velipojakët dhe nga një karton të kuq për secilën skuadër.

 

Java e 27-të

KAMZA – BESËLIDHJA 2-1

Golat: Maho 28′, 41′ / Danaj 66′

NAFTËTARI – PARTIZANI 1-2

Golat: Zylyftari 48′/ Abazaj 23′, Tushe 44′

HIMARA – LUSHNJA 2-1

Golat: Gjondeda 3′, Zdrakovic 77′ / Kulli 81′

GRAMSHI – ADA 0-0

MAMURRASI – BUTRINTI 3-3

Golat: Metaj 41′, 47′, D.Ndreca 77′ / Myrtaj 40′, Dorti 56′, Dalipaj 78′

POGRADECI – ELBASANI 2-3

Golat: Topllari 54′, Beqiri 82′ / Kuci 62′, 72′, 84′

ILIRIA – TËRBUNI 1-0

Golat: Papleka 51′

DINAMO – BURRELI 2-1

Golat: Djarmati 20′, Allkanjari 75′ / Pjetrani 13′

 

Renditja         Nd.      Pikë

1 Lushnja      27        62

2 Partizani     27        54

3 Pogradeci   27        42

4 Mamurrasi  27        40

5 Tërbuni       27        37

6 Dinamo      27        36

7 Himara        27        36

8 Iliria             27        36

9 Ada              27        34

10 Butrinti      27        34

11 Elbasani   27        34

12 Kamza      27        34

13 Burreli       27        33

14 Besëlidhja           27        31

15 Gramshi   27        31

16 Naftëtari   27        20

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency