Skuadra e momentit Bajerni “çmend” Evropën, ja si lindi “makina” e përkryer

0
156

Marrë nga “Gazzetta.it”

bajreniJashtë “mureve mike” është një makineri e vërtetë lufte. Fjalëkalimi për skuadrën e “Don” Jup Hejnkesit është “veni, vidi, vici”. Përse? Shumë e thjeshtë, pasi në tërë edicionin, në të tria kompeticionet, Bajerni ka pësuar vetëm një humbje jashtë “Allianz Arena”-s dhe të mendosh që i tërë ky sukses nisi pas një humbjeje të thellë që i shkaktoi Pepi në 2009-ën kur i mundi me Barçën, 4-0.

 

 

Tifozët e Juves duhet që të ndjekin shembullin e “ushtarëve” të “Zonjës së Vjetër”. Prej dy ditësh të tërë ata që formojnë ekipin që po fiton titullin numër 30 në Itali, janë “dorëzuar” duke pranuar supermacinë e Bajernit të Mynihut. Në këtë edicion futbollistik gjigantët bavarezë kanë qenë versioni sportiv i “veni, vidi, vici” të Jul Cezarit. “Armata” e Jup Hejnkesit, kur “lufton” jashtë fushës së vet, është një makineri lufte që i kall datën çdo rivali. Deri më tani kanë luajtur plot 21 herë jashtë mureve mike në kompeticione të ndryshme dhe kanë korrur 18 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje. Djemtë e “Don” Jup Hejnkesit kanë humbur vetëm në Borisov, në vjeshtë: bjellorusët e Bates mund të jenë të vetmit që i kanë shkaktuar disfatë Bajernit jashtë Gjermanisë. Në Bundesligë numrat janë edhe më të thella, pasi në 14 transferta Bajerni ka shënuar 31 gola, ka pësuar vetëm dy dhe nuk ka koleksionuar asnjë humbje. Përfundimi? Kur një ekip është kaq solid në transfertë, siç tha edhe Xhixhi Bufon pas humbjes në “Juventus Stadium”, tregon që ka fituar një siguri në vetvete. Ka fituar shumë në planin teknik dhe atë të personalitetit… është gati që të dominojë.

 

Rekord pas rekordi

Pas një edicioni superzhgënjyes nuk ka më mirë sesa të bën një tjetër duke thyer rekord pas rekordi. Humbja e Ligës së Kampioneve përballë një ekipi inferior si Çelsi ka “egërsuar” edhe më shumë Bajernin e Mynihut. “Die Roten” këtë vit kanë bërë atë që askush nuk ia kishte dalë në 49 edicionet e mëparshme të Bundesligës. Ata kanë fituar titullin kampion që në prill, plot 6 javë nga fundi. Seria e fitoreve radhazi mund të shkojë këtë javë në 12… një gjë e tillë nuk i ka ndodhur asnjërës prej skuadrave të pesë ligave më të mëdha të Evropës.

 

Të rinj dhe të fortë

Për të treguar forcën e këtij ekipi ka edhe statistika të tjera, por ajo që është më e rëndësishme është se bavarezët u mjaftuan me dy takimet e fundit përballë Juventusit për t’u treguar të gjithëve se çfarë janë të zotët të bëjnë. Për të mos rrezikuar shumë Hejnkesi vendosi që të rreshtonte në fushë në Torino versionin “e plakur” të skuadrës së tij (27 vjeç e 286 ditë ishte mosha mesatare e atyre që zbritën në “Juventus Stadium”). Lojtarë si Myler, Alaba, Kros dhe Shaqiri kanë përpara edhe dhjetë vite karrierë. Një tjetër faktor i rëndësishëm për ta është edhe ardhja e Pep Guardiolës, që, siç dihet, i pëlqen të luajë me “vogëlushë” në fushë.

 

Nga Pepi tek Pepi

“Prijësi” i ri Bajernit do të ketë detyrën e vështirë që të bëjë më mirë se “Don” Jup Hajnkesi. Si për ironi të fatit, ishte një leksion i marrë nga Barça e Pep Guardiolës (ishte në vitin e parë që mori blaugranët) ai që bindi Bajernin për të ndryshuar strategji. Idetë e Jyrgen Klinsmanit nuk i bënin punë një skuadre që kishte plane të mëdha. Gjithçka ndodhi në 2009-ën, Hejnkesi u ul në bankinën e Bajernit për një muaj, pasi mori përsipër të kualifikonte Bajernin për në Ligën e Kampioneve pas largimit të Klinsmanit. Në atë edicion kampion u shpall Volfsburgu. Me të mbyllur kampionatin, drejtuesit e Bajernit menduan që të afronin Van Galin. Së bashku me holandezin erdhën titujt kampion në kampionat dhe kupë. Gjithashtu, në 2010 Bajerni arriti që të shkonte deri në finale në Ligën e Kampioneve. Pas këtij viti nisi edhe beteja e madhe me Borusian e Dortmundit. Në 2011 Bajerni shkarkoi teknikun holandez dhe la në javët e fundit zëvendësin e tij. Në verën e këtij viti “Don” Jup Hejnkesi do të niste edhe aventurën e tretë në krye të bankinës së bavarezëve. Nga skuadra që ai udhëhoqi dy vite më parë u larguan lojtarë si Toni, Klose dhe Van Bomel, ndërkohë që sot nga ai ekip kanë qëndruar Myleri, Van Bujteni, Riberi dhe dy flamujt e ekipit Lam e Shvajnshtajger. Këta të dy, vjet në Mynih, qanë më shumë së te tjerët pas penaltisë të shndërruar në gol nga Drogba. Këta të dy ishin ata që i dhanë titullin e 23-të Bajernit në Frankfurt. Lami dha asist, ndërkohë që Shvajni realizoi një gol me takë. Këta të dy kanë në mendje vetëm një fjalë: Wembley.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency