Kthesat historike Kur “kurrë mos thuaj kurrë” nuk është utopi

0
120

ajaxMarrë nga “GOAL.com”

Triumfi i Borusias së Dortmundit ndaj Malagës do të jetë një nga ato ndeshje për t’ua treguar nipërve. Ajo që ndodhi në Vestfali hyn me të drejtë në historinë e futbollit dhe të Ligës së Kampioneve si një nga përmbysjet më të mëdha të arritura në kohën shtesë. Por, përgjatë historisë së futbollit janë edhe katër përmbysje të tjera që kanë ndodhur pasi koha e rregullt ka përfunduar. Më poshtë do të njiheni me kthesat më të mëdha. Këtu kemi përjashtuar ato “drama” që janë përjetuar në 180 minuta. Milani i njeh mirë pasi në 2004 kur mundi në San Siro, 4-1, Deportivon, u eliminua pasi La Korunja në fushën e vet e mposhti 4-0.

 

Saragoza – Arsenal 2-1

Më 10 maj të 1995-ës është luajtur finalja e Kupës së Kupave. Një ndeshje e jashtëzakonshme në “Park de Prince” të Parisit, ku “topçinjtë” ndjekin suksesin e dytë radhazi pas atij të një viti më parë të arritur në Kopenhagen ndaj Parmës. Esnaider çon spanjollët në avantazh në minutën e 68-të, por Hartson në të 77-ën minutë barazon dhe shtyn ndeshjen në kohën shtesë. Dhe përballja vendoset nga një gol i Najimit, që në minutën e 120-të gjuan nga mesfusha dhe mund portierin Devid Siman, fajtor në këtë rast.

 

Man. Junajtid – Bajern Mynih 2-1

Më 26 maj të vitit 1999, finalja e Ligës së Kampioneve konsiderohet si përmbysja më e famshme nga të gjitha. Dhe sipërmarrja e Borusias në shtëpi ndaj Malagas, i ngjan kësaj. Për të kujtuar historinë, Mario Basler kalon gjermanët në avantazh në minutën e 5-të, e në vazhdim bavarezët kontrollojnë lojën. Trajneri Hitzfeld largon në të 80′ Lotar Mateusin, e ky merr duartrokitjet e tifozërisë. Por, në kohën shtesë ndodh gjithçka. Në minutën e 91-të, Tedi Sheringam barazon, dhe në të 93′ Ole Gunar Solskjaer shënon golin e fitores. Sfida më e çmendur nga të gjitha.

 

Milan – Ajaks 3-2

Më 23 prill të 2003-shit janë luajtur çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Pas barazimit 0-0 të takimit të parë, kuqezinjtë kalojmë në avantazh në minutën e 30-të, me Inzagin, por Litmanen në të 63′ barazon. Shevçenko, dy minuta më vonë, kalon “Djallin” në avantazh, por Pienar mund sërish Didan në të 78′. Situata është dramatike dhe kuqezinjtë janë pranë kualifikimit të Ajaksit të Ibrahimoviçit dhe Shnajderit. Por, në minutën e 91-të, Inzagi gjuan, Tomason e prek dhe “San Siro” shpërthen. Milani kalon fazën dhe fiton Champions-in e parë të epokës Ançeloti.

 

Çelsi – Barcelona 1-1

Më 6 maj të 2009-s u luajt gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve. Në “Stemford Bridge” u luajt një takim me shumë tension, ku “blutë” e Londrës kalojnë në avantazh menjëherë me Esienin. Më pas ndikon edhe arbitri Ovrebo, që u mohon 4 penallti anglezëve dhe mban në lojë katalanasit. Kjo vazhdoi deri në golin fantastik të Andres Iniestas, në minutën e 93-të, që i dërgon blaugranat në finalen e parë të Champions-it të epokës Guardiola.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency